11 April 2024, 10:53
Nga M.B
Makina
FIER- Një grup që vidhte makina luksoze në Zvicër dhe i trafikonte në vendin tonë është zbuluar në Fier. Lidhur me këtë, 4 persona janë shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për një shqiptar, një rumun dhe dy malazezë, konkretisht shqiptari A. M., 36 vjeç, rumuni V. C., 37-vjeç dhe 2 malazezët, S. H., 32-vjeç dhe S. H., 27-vjeç.
Policia ka sekuestruar një automjet luksoz, tip "Benz", prodhim i viteve të fundit, me vlerë rreth 100 000 euro. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Mbështetjen Operacionale, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se disa shtetas, të organizuar si grup, vidhnin automjete në Zvicër dhe më pas i trafikonin në Shqipëri, kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar dhe shpalljen e tyre në kërkim.
Konkretisht, u shpallën në kërkim shtetasi shqiptar A. M., 36 vjeç, shtetasi rumun V. C., 37 vjeç dhe 2 shtetasit malazez, S. H., 32 vjeç dhe S. H., 27 vjeç. Vijon puna intensive për kapjen e tyre.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vidhnin automjete në Zvicër dhe më pas falsifikonin dokumentet e automjeteve, për t’i trafikuar në Shqipëri, me qëllim shitjen.
Policia ka sekuestruar 1 prej automjeteve të vjedhura nga këta shtetas dhe vijon punën për gjetjen dhe sekuestrimin e automjeteve të tjera të vjedhura dhe të trafikuara në Shqipëri, nga ky grup. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të metejshme.
vjedhje zvicer
Aktualitet
11 April 2024, 10:39
N.F
Eduard Ndreca
LEZHË- Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca është ndaluar nga Policia e Lezhës. Mësohet...
Aktualitet
11 April 2024, 10:36
r.ll
spak
FIER- Prokuroria e Posaçme ka lexuar këtë të enjte pretencën për grupin e personave të arrestuar për labora...
Aktualitet
11 April 2024, 10:24
N.F
Shpëtimi i turistëve
TIRANË- Dy turistë janë shpëtuar nga policia pasi ishin bllokuar prej disa orësh në vendi...
Aktualitet
11 April 2024, 10:08
M.B
Shkodër
SHKODËR- Të tjeradetaje kanë dalë nga plagosja e 17-vjeçarit Amarildo Gjergji, ngjarje e ndodhur në njësi...
Aktualitet
11 April 2024, 09:33
N.F
Foto ilustruese
POLIÇAN- Nga kontrollet dhe verifikimet e policisë u zbulua një rast i dëmtimit të mjedisit...
Aktualitet
11 April 2024, 09:02
r.ll
foto nga arrestimi
VLORË- Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike është...
Aktualitet
11 April 2024, 08:05
N.F
Pamje nga aksidenti
LUSHNJË- Një aksident me vdekje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sot&...
Aktualitet
11 April 2024, 07:35
N.F
Foto ilustruese
LUSHNJE- Një aksident i rëndë është regjistruar në Kthesën e Çerm Sektori në Lushnjë. M...
Aktualitet
11 April 2024, 07:17
N.F
foto ilustruese
TIRANË- Organizata Freedom House, me seli në Uashington, në raportin e fundit “Vendet në Tranzicion 2024: Nj&eum...
Aktualitet
11 April 2024, 07:08
N.F
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depë...