12 September 2026, 10:42
Nga I.A
Skënder Hita
TIRANË- Drejtori i Policisë, Skënder Hita, ka deklaruar se siguria në shkolla do të forcohet përmes kontrolleve të shtuara dhe pranisë së efektivëve në terren. Hita tha se një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet sigurisë rrugore pranë institucioneve arsimore, ndërsa gjatë pushimit të gjatë do të ketë forca të shtuara në zonat përreth shkollave.
Në fokus të Policisë do të jetë edhe siguria ushqimore. Sipas tij, për garantimin e një mjedisi më të sigurt në shkolla do të jetë i rëndësishëm bashkëpunimi mes mësuesve, psikologëve, oficerëve të Policisë dhe bordeve të prindërve.
Ndërkohë, në kuadër të projektit “Smart City”, në 20 shkollat e para janë vendosur kamera inteligjente. Hita tha se sistemi do t’i mundësojë Policisë të reagojë më shpejt ndaj problematikave dhe të rrisë praninë e saj pranë komunitetit.
"Kam kërkuar që masat të zbatohen në terren, përgjegjësia është konkrete. Kam udhëzuar specialistët kundër narkotikëve që të organizojnë kontrolle brenda dhe jashtë perimetrit të sigurisë për ndalimin e përdorimit nga nxënësit. Vëmendje të veçantë edhe për sigurinë rrugore, ku gjatë pushimit të gjatë do të ketë forca të shtuara. Strukturat e krimit kibernetik, dhunës dhe policisë do të jenë të pranishme në shkolla për bullizmin, me qëllim reduktimin e përdorimit të lëndëve narkotike. Po bashkëpunohet me AKU-në për sigurinë ushqimore me bizneset pranë shkollave, do të ketë kontrolle periodike për skadencën e produkteve dhe kushtet higjeno-sanitare. Rol të rëndësishëm luajnë mësuesit, psikologët dhe oficerët e policisë. Po forcojmë bashkëpunimin, partnerë të rëndësishëm janë bordi i prindërve. Parandalimi më i rëndësishëm se reagimi. Në kuadër të Smart City, në 20 shkollat e para janë vendosur kamera inteligjente. Teknologjia na mundëson të jemi të shpejtë në reagim dhe më pranë qytetarëve,” tha Hita./Dosja.al
skënder hita
Aktualitet
12 September 2026, 10:18
I.A
Zjarret
TIRANË- Situata e zjarreve në vend paraqitet e përmirësuar, teksa gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar...
Aktualitet
12 September 2026, 09:33
I.A
Policia
KAMËZ- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm n...
Aktualitet
12 September 2026, 09:32
I.A
Aksidenti
TIRANË- Një aksident rrugor është regjistuar mëngjesin e sotëm në Tiranë në rrugën “Bardh...
Aktualitet
12 September 2026, 09:15
I.A
GREQI- Një arratisje e organizuar si në filma ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Greqi, gjatë transferimit të një t&e...
Aktualitet
12 September 2026, 08:54
I.A
HIMARË- Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto Palermos, në...
Aktualitet
12 September 2026, 08:22
I.A
Ballkani po paguan gjithnjë e më shumë për të nxitur shtimin e bebeve, por po lind gjithnjë e më pak. Shqipëria ka sh&...
Aktualitet
12 September 2026, 08:05
I.A
TIRANË- Ditën e sotme nis gradualisht depërtimi i masave ajrore të lagështa veriperëndimore duke sjellë kështu mo...
Aktualitet
11 September 2026, 22:35
G.M
Protesta në Divjakë
DIVJAKA- Qytetarët e Divjakës prej 43 ditësh vazhdojnë të protestojnë kundër propozimit t&...
Aktualitet
11 September 2026, 22:00
G.M
Foto ilustruese
MALI I ZI- Protesta qytetare në Tiranë pritet që ditën e nesërme të ketë përmasa më të m&...
Aktualitet
11 September 2026, 21:51
G.M
Marshimi
TIRANË- Protesta e 104-të ka përfunduar me thirrjet "Nesër më shumë". Pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit k...