11 September 2022, 14:17
Nga A.B
Takimi
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku mesditën e sotme, zhvilloi një takim me strukturat e Departamentit për Sigurinë Publike dhe ato të DVP Tiranë, me qëllim dhënien e porosive në fillim të vitit të ri shkollor 2022-2023.
Gjatë takimit ai ka kërkuar angazhim, profesionalizëm, etikë dhe kulturë nga punonjësit e Policisë që do të jenë të planëzuar me shërbim, pranë shkollave, në të gjithë vendin dhe kërkoi gjithashtu, kontroll nga eprorët e tyre për zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e masave.
Gjithashtu, Rrumbullaku kërkoi që ndryshe nga çdo vit tjetër, pranë shkollave, të jenë të planëzuar patrulla të përgjithshme, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe ndihmës/specialistë të Policimit në Komunitet, të cilët do të monitorojnë qarkullimin e automjeteve në afërsi të shkollave dhe do të ndihmojnë nxënësit dhe prindërit, me qëllim vijimin e trafikut normal dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme rrugore.
Punonjësit e Policisë Rrugore do të jenë prezent në të gjitha akset rrugore, kryqëzime dhe rrethrrotullime, për të monitoruar dhe për të menaxhuar trafikun, me qëllim moskrijimin e bllokimit të lëvizjes së lirë të përdoruesve të rrugës nisur nga fluksi i lartë i automjeteve të prindërve, me të cilat do të çojnë fëmijet në shkolla.
Shefat e komisariateve të Policisë që kanë nën juridiksion, shkollat me numrin më të lartë në nxënësve në shkallë vendi, të takohen me drejtuesit e shkollave, për të hartuar plane pune të përbashkëta, me qëllim koordinimin e veprimeve me drejtuesit e shkollave dhe me bordet e prindërve, për ndërhyrjen në kohë, për të eleminuar dhe për të parandaluar depërtimin e fenomeneve negative apo përshkallëzimin e konflikteve të mundshme në shkolla.
Shefat dhe ndihmës/specilistët e Policimit në Komunitet, çdo ditë do të mbajnë kontakte me drejtuesit e shkollave, qeveritë e nxënësve dhe oficerët e sigurisë në shkolla, për t’u njohur me situatën dhe do të marrin pjesë në çdo mbledhje të bordit të prindërve, që lidhet me çeshtje të sigurisë në shkolla.
Shërbimet e Policisë Rrugore dhe ato të Patrullës së Përgjithshme të mos ndalojnë dhe të mos ndëshkojnë me masa administrative prindërit që do të çojnë nxënësit në shkolla, por të ndërhyjnë për të ndihmuar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe lëvizjen e sigurtë të nxënësve, nga njëri kah i rrugës në tjetrin.
muhamet rrumbullaku
Aktualitet
11 September 2022, 13:39
F.M
Edi Rama dhe Ayatollah Ali Khamenei
TIRANË- Shqipëria nuk ka një ambasadë të sajën në Iran, por në Tiranë gjen...
Aktualitet
11 September 2022, 13:29
A.B
Maksim Et’hemaj
TIRANË- Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj ka deklaruar se sulmi kibernetik ndaj sist...
Aktualitet
11 September 2022, 12:43
A.B
Ambulance
POLIÇAN- Një 73-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme pasi u asfiksua nga zjarri. Flamur Totaj, ndezi zjarr në u...
Aktualitet
11 September 2022, 12:35
A.B
Policia
VLORË- Tre persona janë arrestuar nga policia. Një 33-vjeçar ra në pranga pasi iu gjetën dhe sekuestruan nj&eu...
Aktualitet
11 September 2022, 12:34
A.B
Jim Belushi
TIRANË- Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi do të vizitojë Tiranën muajin e ardhshëm. Lajmin ...
Aktualitet
11 September 2022, 12:29
Elton Qyno
Ervis Martinaj dhe Elton Qyno
TIRANË- Ervis Martinaj ka takuar për herë të fundit fisin Avdylaj në Shijak. Këto janë dy...
Aktualitet
11 September 2022, 12:00
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Prej më shumë se 24 orësh, pikat kufitare në vendin tonë kanë rënë pre e sulmeve kiber...
Aktualitet
11 September 2022, 12:02
F.M
Foto Ilustruese
SPANJË- Përpjekja për sulm ndaj rezidencës së lojtarit të Real Madridit, Dani Carvajal në Boadilla del M...
Aktualitet
11 September 2022, 11:50
F.M
Xhani Topalli
GREQI- 20-vjeçari, djali i të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit shqiptar Xhani Topalli në Greqi ka treguar se si ndod...
Aktualitet
11 September 2022, 11:17
A.B
Bledi Cuci
TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka bërë të ditur se puna po vijon pa ndërpreje në pikat...