19 March 2024, 15:47
Nga N.F
Banesa e 42-vjeçares
KRUJË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë ku 42-vjeçarja, Leta Koci pasi lindjes hodhi foshnjën në lumë. 42-vjeçarja, nënë e 5 fëmijëve ndodhet në spital ku është e arrestuar për vrasjen e foshnjës së saj.
Ngjarja u zbulua pasi gruaja e cila kishte kryer lindje në shtëpi pa asnjë asistencë mjekësore pësoi hemorragji dhe u transportua në maternitet. Pas paraqitjes së saj në spital mjekët kanë lajmeruar policinë në lidhje me ngjarjen ku kanë nisur hetimet. Policia arriti të gjente trupin e pajetë të foshnjës në ujrat e Tapizës pas dëshmive të 42-vjeçares.
Trupi i pajetë u transportua në morgun e kryeqytetit ku do ti nënshtrohet analizave mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Të pyetur nga policia, të gjithë familjarët kanë thënë se nuk e kanë ditur se 42-vjeçarja ka qenë shtatzënë dhe as mbi motivet që e shtynë për vrasjen e foshnjës së saj. Gjithashtu edhe fqinjët janë shprehur se ngjarjen e kanë mësuar pasi policia u paraqit në vendngjarje.
Nga verifikimet që policia ka bërë, ka rezultuar se lindjen gruaja e ka bërë në tualetin e shtëpisë e vetme dhe më pas ka larguar foshnjën nga shtëpia, duke e hedhur buzë lumit rreth 100 metra larg banesës së saj. Më vonë, i kanë filluar komplikacionet shëndetësore dhe ka kërkuar ndihmën e të motrës që e ka fqinje dhe së bashku kanë shkuar në maternitet ku dhe u arrestua në flagrancë. Mbi të rëndon akuza e vrasjes së foshnjës, vepër penale për të cilën rrezikon deri në 5 vite burgim.
hetime policia leta koci
Aktualitet
19 March 2024, 15:50
I.A
Vodafone ka krijuar lidhjen e rëndësishme midis rrjetit 2Africa dhe Kontinentit Evropian në Portugali. 2Africa është sistemi më ...
Aktualitet
19 March 2024, 15:39
r.ll
prokuroria e tiranes
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka konfiskuar pasuritë e prindërve të Selami dhe Vasil Durakut, të cilë...
Aktualitet
19 March 2024, 15:23
r.ll
pamje nga takimi
TIRANË- SPAK ka zbardhur detaje nga takimi i kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit me Ndihmë...
Aktualitet
19 March 2024, 15:08
I.A
Rrjeti SafeJournalists
TIRANË- Rrjeti i SafeJournalists ka reaguar për incidentin e ndodhur ditën e sotme të kryeministrit Edi Ram...
Aktualitet
19 March 2024, 14:25
M.B
Foto ilustruese
SARANDA- Anëtari i Këshillit Bashkiak të Sarandës si përfaqesues i koalicionit “Bashkë Fitojmë...
Aktualitet
19 March 2024, 14:24
I.A
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për pastruesen Rozeta Dobi dhe djalin e saj, Havier Dobi, të cilët akuzohe...
Aktualitet
19 March 2024, 14:02
I.A
Rozeta Dobi
TIRANË- Avokati i Rozeta Dobit ka kërkuar nga Gjykata dënimin minimal për të dhe djalin e saj Havier. Gjatë ...
Aktualitet
19 March 2024, 13:44
I.A
Rozeta Dobi
TIRANË- Pastruesja Rozeta Dobi, e cila akuzohet për vjedhjen e rreth 500 mijë eurove te banesa e ish-zyrtares së ...
Aktualitet
19 March 2024, 13:31
I.A
Havier dhe Rozeta Dobi
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën ditën e sotme për pastruesen Rozeta Dobi dh...
Aktualitet
19 March 2024, 13:15
S.B
foto ilustruese
POGRADEC- Procedohet në gjendje të lirë një person dhe shpallet në kërkim një tjetër për ...