9 August 2026, 09:16
Nga E.d
Autori
TIRANA- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Korçës, ku një 21-vjeçar humbi jetën, pasi u vra me armë zjarri, kallashnikov. Autori i ngjarjes së rëndë është identifikuar, ai është Kristjan Sterjo, 20 vjeç, banues në Korçë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar, arma e zjarrit pushkë automatike, e dyshuar se është përdorur në ngjarje.
Dje, rreth orës 16:30, në lagjen nr. 15, në rrugën “Viktor Eftimiu”, Korçë, ka pasur një konflikt për motive të dobëta midis disa shtetasve, i cili është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas disa orësh kërkimesh intensive është bërë e mundur lokalizimi dhe kapja e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
Njoftimi i Policisë:
Identifikohet, kapet dhe arrestohet, pas disa orësh kërkimesh nga shërbimet e Policisë, autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur pasditen e djeshme në Korçë. Vrau me armë zjarri, kallashnikov, shtetasin J. Z., 21 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet shtetasi K. S., 20 vjeç, banues në Korçë. Sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pushkë automatike, e dyshuar se është përdorur në ngjarje.
Dje, rreth orës 16:30, në lagjen nr. 15, në rrugën “Viktor Eftimiu”, Korçë, ka pasur një konflikt për motive të dobëta midis disa shtetasve, i cili është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi J. Z., 21 vjeç. Menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas disa orësh kërkimesh intensive, të kryera nga shërbimet e DVP Korçë, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA, është bërë e mundur lokalizimi dhe kapja e 20-vjeçarit, në lagjen nr. 3, në afërsi të banesës së tij.
Në vijim të veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj./Dosja.al
policia vrasje korça
Aktualitet
9 August 2026, 09:03
E.d
Kristjan Sterjo
KORÇË- Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Korçës, ku një 20-vje&...
Aktualitet
9 August 2026, 08:56
E.d
Foto ilustruse
MALLASASTRA- Situata me zjarret në vend vijon të jetë problematike, ndërsa zjarret në zonën e “Mall...
Aktualitet
9 August 2026, 07:53
E.d
Pamje
GJIROKASTRA- Situata me zjarret vijon të jetë problematike, ndërsa një tjetër vatër zjarri është regjistruar ...
Aktualitet
9 August 2026, 07:44
E.d
Pamje nga arrestimi
VLORA- Policia ka arrestuar Renardo Nallbanin, i cili ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh nën akuzë pë...
Aktualitet
9 August 2026, 07:41
E.d
Foto ilustruse
Ekonomia e Kosovës po importon mallra me ritëm gjithnjë e më të lartë. Brenda rreth pesë vjetësh e g...
Aktualitet
9 August 2026, 07:39
E.d
Foto ilustruse
Agjentët imobiliarë theksojnë se faktori kryesor që po ndikon te rritja e çmimeve të qirave është ...
Aktualitet
9 August 2026, 07:29
E.d
Pamje
KRUJA- Situata me zjarrin në Malin e Krujës është përkeqësuar, ndërsa në terren janë angazhua...
Aktualitet
9 August 2026, 07:25
E.d
Foto ilustruse
Ndikimi i shtrenjtimit të çmimeve të qirave për strehim afatgjatë po ndihet kryesisht te buxhetet e famil...
Aktualitet
9 August 2026, 07:20
E.d
Foto ilustruse
Në Tiranë, çmimi mesatar i qirasë për muajin maj 2026 arriti 710 euro në muaj dhe për përballimin ...
Aktualitet
9 August 2026, 07:17
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë nën ndikim të masave ajrore të q...