20 August 2026, 12:35
Nga E.d
Pamje nga arrestimi i Sokrat Vatës
PORTUGALI- Mediat portugeze i kanë kushtuar një artikull vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u godit me thikë nga Sokrat Vata. I dyshuari kryesor për vrasjen punonte si roje sigurie në plazhin ku ndodhi krimi, ndërsa kishte precedentë penalë.
Media thekson se trupi i pajetë i Luís Mendes do t’i nënshtrohet autopsisë në Shqipëri. Shqiptari u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua disa orë më vonë, pasi u gjet i fshehur në bagazhin e një makine. Në total, 10 persona u arrestuan, ndërsa policia shqiptare ka identifikuar 40 persona të përfshirë në konflikt.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja ka nisur rreth orës orës 05:15 të 18 gushtit në lokalin “Principote” në Ksamil dhe më pas vijoi në plazhin e “Paradise”. Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, 29 vjeç, dyshohet se gjatë konfliktit e ka goditur disa herë me thikë 20-vjeçarin portugez, ndërsa David Heurtevent 29 vjeç, i shpallur në kërkim, dyshohet se e goditi me grushte. Të dy akuzohen për vrasje me dashje në bashkëpunim.
Para goditjes me thikë, në konflikt u përfshinë edhe katër kamarierët e “Principote” Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani, dhe Murat Zhabina, të cilët sipas policisë goditën me grushte 20-vjeçarin dhe më pas u larguan. Në lokal ndodheshin edhe punonjës policie. Miosid Matushaj, Luciano Seferi, punonjës i IEVP Fier, Romeo Shehu, punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër dhe Kristi Koshi, të cilët kishin rolin e bodyguard-ëve.
Sipas hetimeve, ata nuk ndërhynë për të parandaluar konfliktin dhe nuk njoftuan policinë pas ngjarjes. Për këtë arsye, akuzohen për moskallëzim të krimit, ndërsa Miosid Matushaj edhe për mosmarrje të masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme. Gjatë ngjarjes, ndodhej edhe pronari i lokalit 'Principote', Bekim Bulica, i cili pas krimit u largua. Ai është shpallur në kërkim për moskallëzim të krimit.
Personat e arrestuar
Në pranga janë vënë 11 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë, krahas autorit Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, dy turqit që ndihmuan autorin Nuh Mahmutoglu 38 vjeç, dhe Ezgi Perlak 31 vjeçe; Serxhi Selimi, 24 vjeç; Ervis Bunci, 24 vjeç; Ildi Cekani, 21 vjeç; dhe Murat Zhabina 27 vjeç, kamarierë në lokalin “Principote”; si dhe Miosid Matushaj 24 vjeç; Luciano Seferi 44 vjeç; Romeo Shehu 35 vjeç dhe Kristi Koshi 29 vjeç, të cilët ishin pjesë e sigurisë/bodyguard-ëve të lokalit në fjalë. Në kërkim u shpallën David Heurtevent 29 vjeç dhe pronari i lokalit, Bekim Bulica, 36 vjeç.
Autori i krimit u vu në pranga nga policia në Levan të Fierit, në bagazhin e një automjeti, që drejtohej nga shtetasja turke Ezgi Perlak, 31 vjeçe, ndërsa pasagjer ishte shtetasi Nuh Mahmutoglu, 38 vjeç, po ashtu turk. Sipas policisë, të dy kishin njohje me Sokrat Vatën dhe e kishin fshehur në makinë me qëllim që ta transportonin drejt Tiranës. Për këtë arsye, ata janë arrestuar për “Përkrahje të autorit të krimit”./Dosja.al
luis miguel varela mendes sokrat vata portugali
Aktualitet
20 August 2026, 12:20
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Policia ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe kapjen e dy personave të shpallur në k&eum...
Aktualitet
20 August 2026, 12:04
E.d
Porti i Cattolica
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ujërat e portit të Cattolica-s në Itali, ku një&nbs...
Aktualitet
20 August 2026, 11:42
E.d
Argjendaria e grabitur
TIRANA- Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Argys Kalsin,...
Aktualitet
20 August 2026, 11:29
E.d
Sendet e sekuestruara
GREQI- Autoritetet greke kanë arrestuar dy shqiptarë, pasi shpërndanin drogë me një makinë në...
Aktualitet
20 August 2026, 11:20
E.d
32-vjeçari i arrestuar
SHKODRA- Policia ka arrestuar një 32-vjeçar banues në fshatin Kosan, Malësi e Madhe. Ai u arr...
Aktualitet
20 August 2026, 11:01
E.d
Pamje
MALIQ- Një situatë e tensionuar ka ndodhur ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq, e cilia isht...
Aktualitet
20 August 2026, 10:47
E.d
Pamje
DURRËS- Banorët e Lagjes nr. 15 në qytetin e Durrësit janë ngritur në protestë, për të kundërs...
Aktualitet
20 August 2026, 10:24
E.d
Pamje nga aksidenti
ITALI- Mediat italiane i kanë kushtuar një artikull aksidentit tragjik i cili ndodhi orët e para të mëngjesit ...
Aktualitet
20 August 2026, 10:09
E.d
Sendet e sekuestruara
ITALI- Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi gjatë një kontrolli u z...
Aktualitet
20 August 2026, 10:04
Elton Qyno
Refit Buzi
Masakra e ndodhur në muajin Korrik 2026 në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku Nertil alias Refit Buzi, vrau me armë gjahu i...