Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas raportimeve, aksioni ka pasur si objektiv kryesor gjetjen e provave materiale, mjeteve apo sendeve të tjera komprometuese që mund të lidhen me ekzekutimin e viktimës.

LEZHË- Me vendim të Gjykatës së Lezhës, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle në pesë banesa të pjesëtarëve të familjes Reçi dhe personave të afërm apo të njohur të tyre, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e vrasjes së Viktor Bardhit.
Sipas raportimeve, aksioni ka pasur si objektiv kryesor gjetjen e provave materiale, mjeteve apo sendeve të tjera komprometuese që mund të lidhen me ekzekutimin e viktimës. Bardhi u qëllua për vdekje ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij nga persona ende të paidentifikuar, të cilët përdorën një armë zjarri të llojit pistoletë me silenciator.
Grupi hetimor po vijon punën në terren për sekuestrimin e çdo të dhëne dhe analizimin e pistave të mundshme që lidhin përplasjet e mëparshme apo konfliktet mes palëve me këtë ngjarje të rëndë kriminale. Viktor Bardhi i vrarë mëngjesin e 3 Shtatorit 2026, në Mirditë është vëllai i Martin Bardhit, i mbetur viktimë e një atentati 3 vite më parë.
Hakmarrja mes fisit Reçi dhe Bardhi në Mirditë:
1 Maj 1995- Vritet Ilir Reçi, kushëriri dhe shoku i ngushtë i Kastriot Reçit
Në vitin 1995 nisi një përplasje në distancë mes familjeve Reçi dhe Bardhi. Familja Bardhi, nga një fis i madh me emër, që ishin vendosur në Ndërfushas, në krahun e djathtë të lumit Fan, nisën një konflikt me Ilir Reçin. Iliri, që në atë kohë konsiderohej si një prej të fortëve të Rrëshenit, ishte kushëriri i Kastriot Reçit, por më shumë se kaq ishte shoku i tij i ngushtë. Përplasjen e fundit Iliri e pati me një nga djemtë e familjes Bardhi, konkretisht një nga 6 vëllezërit e Martin Bardhit që u vra para Policisë. Ilir Reçi, në një formë edhe fyese, i kërkon atij që asnjë nga fisi i tij që jetonte në Ndërfushas, të mos e kalonte lumin Fan dhe të futej në Rrëshen.
Qyteti konsiderohej nga fisi Rreçi si territori i tyre. Ky urdhër i Ilir Reçit, i shkon në vesh Pjetër Bardhit, në atë kohë oficer ushtrie, që ishte me shërbim në Shkodër. Ai niset menjëherë drejt Rrëshenit dhe në qendër të qytetit ekzekuton me armën e shërbimit Ilir Reçin. Pjetër Bardhi u shpall në kërkim dhe u dënua në mungesë për këtë vrasje, por nuk u arrestua asnjëherë dhe nuk bëri asnjë ditë burg. Jetoi në arrati derisa dënimi u parashkrua dhe tashmë është i lirë. E megjithëse kishte ndodhur kjo ngjarje, mes dy familjeve u vendos një lloj paqeje e heshtur dhe nuk patën më asnjë konflikt deri mbrëmjen e 26 marsit 2023, kur djali i Martin Bardhit, u konfliktua për një parakalim me nipin e Kastriot Reçit.
26 Mars 2023- Qëllohet me armë makina e blinduar e Saimir Reçit
Mbrëmjen e 26 marsit, 41-vjeçari Sajmir Reçi, nipi i Kastriot Reçit, u qëllua me armë, por arriti t’u shpëtojë plumbave. Policia tha se shkak i konfliktit që u pasua me përdorimin e armëve ishte parakalimin me makinë në rrugën kryesore të qytetit. Sajmir Reçi dhe Enrik Bardhi kanë zbritur nga automjetet dhe janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin në mes të qytetit. Më pas, Enrik Bardhi ka shkuar në banesë dhe së bashku me të atin, Martin Bardhi, kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte Sajmir Reçi.
Autorët kanë qëlluar në një distancë të afërt në anën e shoferit të BMë, çka e dëshmojnë dhe shenjat e plumbave, por mjeti i blinduar e shpëtoi të riun pa marrë plagë. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes shpalli në kërkim babë e bir, Enrik dhe Martin Bardhi, si dhe nipin e këtij të fundit, Kristian Bardhin, të cilët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Kërkimet intensive bënë të mundur ndalimin e njërit prej të kërkuarve. U arrestua 59-vjeçari Martin Bardhi, e ndërsa djali i tij dhe nipi vijuan të ishin në kërkim për shumë kohë.
26 shtator 2023- Vritet Martin Bardhi
Martin Bardhi (Marku) u ekzekutua më 26 shtator, në lokalin e tij që ndodhet në hyrje të spitalit të Rrëshenit, 50 metra përballë komisariatit të qytetit. Ai ndodhej në ambientet e jashtme të lokalit bashkë me tre të afërm të tij, Oltion Gjini, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës, Ilir Bardhoku, pronar i një lokali aty dhe Indrit Bardhi të cilët mbeten të plagosur nga breshëria e kallashnikovit. Ngjarja ende nuk ka autor.
13 Janar 2025-Ekzekutohet Kristian Bardhi
Mbrëmjen e 13 janarit 2025, 30-vjeçari Kristian Marku, i njohur me emrin Kristian Bardhi, ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij “Volksëagen”, nga Fieri në drejtim të Vlorës. Atentatorët, që mendohet të kenë qenë 3 persona, kanë qenë duke e pritur tek mbikalimi i Novoselës dhe siç duket janë informuar nga bashkëpunëtorë të tjerë për lëvizjet e të riut nga Rrësheni. Sapo kanë parë mjetin e 30-vjeçarit që ka kaluar pranë tyre, ata i janë vënë pas dhe pasi i janë afruar paralel, në ecje e kanë qëlluar 13 herë, dyshohet me një armë automatike. Kristjan Bardhi u godit nga 3 plumba dhe më pas humbi kontrollin, duke sjellë përplasjen e makinës së tij me trafikndarësen./Dosja.al
pamjet GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur në Athinë. Bëhet me dije se Eduart Mullaj, 55 vjeç n...
foto ilustruese LEZHË- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës në zonën e Ishull-Lezhë...
zjarret ne vend FIER- Dy persona janë arrestuar në Fier dhe Lushnjë, pasi dyshohet se shkaktuan zjarre në Eskaj dhe Hasturkas. Dy t&eu...
SELENICË- Një zjarr masiv ka përfshirë gjatë natës zonën e Kropishtit në Selenicë, duke shkaktuar dëme ...
pamjet POGRADEC- Një tjetër aksident ka ndodhur në vendin tonë, këtë herë në aksin rrugor Pogradec-...
foto ilustruese TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 44 vatra zjarri, nga të cilat 14 mbeten aktive, 9 jan&eu...
Protesta TIRANË- Sot mbushen 100 ditë nga nisja e protestave kundër qeverisë së Edi Ramës. Protesta nisi në Zvernec...
TIRANË- Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në autostradën Durrës-Tiranë.&...
KOSOVË- Në pak më shumë se dy vjet, në Kosovë janë arrestuar disa persona nën dyshimin se kanë spiunuar për ...
foto ilustruese GREQI- Një 55-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur pas një sulmi me armë zjarri në orët e...