25 July 2025, 16:40
Nga N.F
Vajza e viktimës dhe fqinji
FIER- Detaje të reja janë zbuluar nga deklaratat e personave që njihnin 56-vjeçarin, Anesti Rama i cili u vra nga vajza dhe bashkëshortja e tij. Një fqinj ka deklaruar se viktima nuk dinte të shkruante dhe se paratë nga banka i tërhiqnin vajza dhe gruaja pasi kishin prokurë. Ai ka hedhur poshtë dëshmitë e vajzës e cila është shprehur se nuk i jepte para babai i saj.
Fqinji më tej ka zbardhur një bisedë që ka patur me të dyshuarat e krimit. Sipas tij ai i ka pyetur nëse e ushqenin 56-vjeçarin pasi ishte dobësuar kohët e fundit. Ai tha se nënë e bijë bënin çfarë të donin dhe se gjithmonë i bërtisnin viktimës.
"Faktikisht ai nuk dinte shkrim e këndim, ato e kishin bërë me prokurë që tërhiqnin lekët nga banka. Ajo që thotë vajza, që ka deklaruar se nuk i jepte lekë, janë gënjeshtra. Hani çfarë u donte qejfi vetë atyre. Unë si komshi ndonjëherë i pyesja e ushqeni apo nuk e ushqeni, se kohët e fundit ishte dobësuar shumë. I japim ushqim, thoshin, ndoshta mund t’i kishin dhe gënjeshtra. Por gjithmonë i bërtisnin," tha ai.
26-vjeçarja, Emanilda Rama është arrestuar ditën e djeshme më 24 korrik pasi akuzohet se ka mbytur me tel babanë e saj, 56-vjeçarin, Anesti Rama. Ngjarja ishte kallëzuar nga vajza fillimisht në polici si aksidentale, ndërsa pas veprimeve hetimore u zbulua se autorja ishte vetë ajo. Kjo e fundit më pas ka pranuar krimin dhe është shprehur se e ka vrarë sepse i ati ishte fanatik dhe nuk e linte të vishej si donte ajo apo të dilte. E reja ishte ndarë nga partneri pak kohë më parë dhe jetonte me prindërit. Ndërkohë në polici është shoqëruar dhe Valbona Rama nëna e vajzës, pasi akuzohet se ka pastruar trupin e viktimës, me qëllim inskenimin e vrasjes si aksidentale.
vrasja ne fier anesti rama emanilda rama
Aktualitet
25 July 2025, 16:27
N.F
Foto ilustruese
LURË- Vatrat e zjarrit në Parkun Kombëtar Lurë në Malin e Dejës vijojnë të jenë ende akti...
Aktualitet
25 July 2025, 16:17
N.F
Foto
LUSHNJE- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në autostradën Lushnje-Rrogozhinë. Mësohet se në ak...
Aktualitet
25 July 2025, 16:08
N.F
Foto ilustruese
DELVINË- Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi ka bërë me dije se ka urdhëruar evakuimin e menjëhers...
Aktualitet
25 July 2025, 15:52
N.F
Foto
TIRANË- Shqipëria ndërsa i ka idetë e qarta për rrugëtimin drejt BE-së ka filluar të tërheqë vë...
Aktualitet
25 July 2025, 15:28
N.F
Foto
DELVINË- Vatra e zjarrit në fshatin Kalasë të Delvinës ka marrë përmasa të mëdha ndërsa flak&eu...
Aktualitet
25 July 2025, 15:15
N.F
Foto ilustruese
SARANDË- Në mjet tip "Maserati" është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin Sarandë-G...
Aktualitet
25 July 2025, 15:05
N.F
Foto ilustruese
DELVINË- Zjarret në vend vijojnë të shtohen ndërsa temperaturat e larta dhe era po ndikojnë në "fuqizimi...
Aktualitet
25 July 2025, 14:38
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme është prezantuar drafti i Kodit të ri Penal i hartuar nga një grup ekspertë...
Aktualitet
25 July 2025, 14:30
M.B
Arben Rakipi
TIRANA- Drejtuesi i Grupit të Punës për hartimin e Kodit të ri Penal, Arben Rakipi, shpjegoi disa nga risitë gja...
Aktualitet
25 July 2025, 14:24
Ylli Rakipi
TIRANA- Kalimi i emisionit të Ylli Rakipit në News 24, është bërë lajmi i ditës sot në disa media onlin...