Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Vrau fqinjin e tij me armë zjarri, momenti kur Eduart Afmataj shoqërohet nga policia drejt komisariatit (VIDEO)
Bëhet me dije se në momentin e arrestimit ai ka qenë në një banesë të braktisur, në zonën malore të Krujës.
11 April 2026, 17:20Nga E.d
Pamje nga arrestimi
FUSHË- KRUJË- Pamjet që po shihni në ekran i përkasin shoqërimit nga policia të Eduart Afmataj, autorit të dyshuar për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Nikël. Bëhet me dije se në momentin e arrestimit ai ka qenë në një banesë të braktisur, në zonën malore të Krujës.
Mbrëmjen e djeshme ai ka vrarë me armë zjarrin fqinjin e tij, Artur Çangu. Eduart Afmataj, kishte pasur një lidhje të largët familjare me viktimën, Artur Çangu. Bëhet me dije se Afmataj është dhëndër te kushërinjtë e viktimës.
Disa ditë më parë djemtë e Afmatajt dhe Çangut ishin konfliktuar me njëri-tjetrin për asyeje pronësie. Vrasja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, të Niklës. Fillimisht ato janë konfliktuar për motive të dobëta, dhe më pas Eduart Afmataj ka vrarë Artur Çangun me armë zjarri. Policia po heton më shumë mbi rastin, ndërsa Afmataj është shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit.
Njoftimi i policisë
Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Fast’. Kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari që dyshohet se vrau me armë 48-vjeçarin, dje, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas një ndjekje të vazhdueshme, të pandërprerë dhe kontrolleve intensive me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Verjon, Krujë, kanë kapur në vendin e quajtur ‘Bruz-Mal’ dhe kanë vënë në pranga shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Verjon.
Ky shtetas dyshohet se, ditën e djeshme, ka vrarë me armë shtetasin A. Ç., 48 vjeç, për motive të dobëta, dhe pas kryerjes së krimit u largua nga vendi i ngjarjes.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al