14 May 2023, 19:58
Nga F.M
Salvador Kaçaj
MILOT- Është zbardhur kallëzimi dhe njoftimi i Policisë së Lezhës i ish-kreut të Komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Kaçaj, 56 vjeç, i cili në këto zgjedhje lokale mbështet koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, ka qenë duke udhëtuar së bashku me djalin e shoferin e tij në aksin rrugor Lezhë-Milot, dhe konkretisht sapo kalon vendin e quajtur M+, dy automjete i kanë dalë përpara dhe i kanë bllokuar rrugën.
Sipas kallëzimit të depozituar nga Kaçaj, një prej personave ka zbritur nga mjeti dhe është afruar në drejtim të tij me armë zjarri në dorë. Kaçaj shton se ka manovruar duke kthyer mjetin me shpejtësi dhe duke u larguar në drejtim të Lezhës ku dhe ka depozituar kallëzimin. Policia njofton se kanë nisur hetimet, por ende nuk dihet se kush fshihet pas këtij kërcënimi dhe nëse ka prapavijë elektorale.
Njoftimi:
Rreth orës 18:00, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi Salvador Kaçaj 56 vjeç, banues në Lezhë, dhe ka bërë kallzim se ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij së bashku me djalin e shoferin, në aksin rrugor Lezhë-Milot, dhe konkretisht sapo kalon vendin e quajtur M+, dy automjete i kanë dalë përpara duke i bllokuar rrugën. Nga automjetet kanë zbritur dy persona të panjohur prej tij, ku njëri prej tyre është afruar me vrap në drejtim të mjetit të tij dhe dyshohet se në dorë mbante një pistoletë. Drejtuesi i mjetit ku udhëtonte shtetasi S.K., ka manovruar duke e kthyer mjetin në drejtim të Lezhës dhe kanë ardhur menjëherë në polici ku kanë bërë edhe kallzimin," njoftoi policia. Në lidhje me kallzimin e shtetasit S.K., shërbimet e Policisë kanë njoftuar menjëherë Prokurorin si dhe nën drejtimin e tij, po kryejnë të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale me qëllimin zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
salvador kacaj kercenohet salvador kacaj
Aktualitet
14 May 2023, 19:46
k.m.
Foto ilustruese
DIVJAKË- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë, me pasojë vdekjen e një 40-vj...
Aktualitet
14 May 2023, 19:29
F.M
Salvador Kaçaj
SHËNGJIN- Ish-kreu i Komunës Shëngjin, Salvador Kaçaj është kërcënuar këtë pasdit...
Aktualitet
14 May 2023, 16:50
k.m.
Foto ilustruese
FIER- Një 31-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin e Fierit se disa persona kanë zbritur nga dy automjete dhe e kan&eum...
Aktualitet
14 May 2023, 16:37
k.m.
Foto ilustruese
KORÇË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho dhe kandidatja e koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Kor&c...
Aktualitet
14 May 2023, 15:06
a.d
Bujan, Tropojë
TROPOJË- “Vota jonë plumb për armikun e për katund të fikun,”- kështu shkruan një qyteta...
Aktualitet
14 May 2023, 15:40
m.s
foto ilustruese
TIRANE- KQZ ka përditësuar të dhënat në lidhje me pjesëmarrjen e qytetarëve në kutitë e votim...
Aktualitet
14 May 2023, 15:22
m.s
Erton Isufaj
MALLAKASTËR- Kryetari i KZAZ 62 Mallakastër, Erton Isufaj, ka pohuar se procesi ka ecur normalisht dhe është një mosk...
Aktualitet
14 May 2023, 15:11
m.s
Qëndresa Qytetare
TIRANË- Qëndresa Qytetare, një OJQ monitoruese dhe avokature, ka denoncuar problematikat gjatë procesit zgjedhor...
Aktualitet
14 May 2023, 14:32
m.s
Kujtim Hoxha
KORCE- Nënkryetari i KZAZ-së nr 70 në Maliq, Kujtim Hoxha, ka denoncuar në polici deputetin e PS Ilir Pendavinji, duke e c...
Aktualitet
14 May 2023, 14:19
m.s
komisioner
KAMËZ- Dita e sotme është shoqëruar me tensione të vazhdueshme, ndërsa nga radhët e opozitës ka patur d...