6 July 2026, 12:12
Nga G.M
Pamje
DIVJAKË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur hetim ndaj zinxhirit komandues të Komisariatit të Policisë Divjakë, nën dyshimin për shpërdorim detyre, pas zbulimit të një parcele me bimë narkotike kanabis në zonën e Divjakës. Rasti është referuar në Prokurori, pasi dyshohet se nuk janë ushtruar kontrollet e nevojshme për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të lëndëve narkotike.
Parcela u zbulua në vendin e quajtur “Rezervuari i Divjakës”, në një sipërfaqe toke shtetërore. Gjatë operacionit u sekuestruan 1,426 bimë kanabis sativa, 37 kilogramë lëndë narkotike në proces tharjeje dhe 7 kilogramë kanabis në formë boçesh.
Për këtë rast, nën hetim janë vënë edhe tre punonjës të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura në qarkun Fier, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të përgjegjësive.
Njoftimi i policisë:
“Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Rezervuari i Divjakës”, në një tokë shtetërore, u gjet një ambient i përshtatur për tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike. Në këtë ambient u gjetën 37 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje dhe 7 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në formë boçesh. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, me qëllim kryerjen e ekspertimit.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për 3 punonjës të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura në qarkun Fier, shtetasit: E. T., 33 vjeç, me detyrë përgjegjës sektori, F. H., 37 vjeç, me detyrë specialist menaxhimi dhe G. A., 53 vjeç, me detyrë roje"./Dosja.al
droge dvjake amp
Aktualitet
6 July 2026, 11:47
E. D
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale, se nga sot nisin re...
Aktualitet
6 July 2026, 11:33
E. D
Granit Pepnika
VLORË- Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për Granit Pepnika...
Aktualitet
6 July 2026, 11:09
G.M
Foto
ITALI- Autoritetet italiane kanë goditur dy skema të rëndësishme të krimit të organizuar, duke zbuluar një rrjet t&...
Aktualitet
6 July 2026, 10:46
G.M
Gjoba
SARANDË- Shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar dy mjete lundruese Jet Ski, pasi u konstatuan duke lundruar në zona t&e...
Aktualitet
6 July 2026, 10:23
G.M
Pamje
SHKODËR- Policia e Shtetit ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë kriminale e cila mund të...
Aktualitet
6 July 2026, 10:28
I.A
Bruksel
BRUKSEL- Komisioni Evropian po përgatit propozime gjithëpërfshirëse për të reformuar procesin e zgjerimit të...
Aktualitet
6 July 2026, 10:11
E. D
pamjet
FIER- Policia e Fierit ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili dyshohet se është autori i zjarrit masiv q&...
Aktualitet
6 July 2026, 09:03
E. D
foto ilustruese
Pas një ngadalësimi në prilll dhe në maj, të ndikuara nga situata e krijuar nga lufta në Lind...
Aktualitet
6 July 2026, 08:04
E. D
protesta
TIRANË- Al Jazeera i ka bërë jehonë protestave në Shqipëri, të cilat po mbahen prej rreth dy muajsh. Në ar...
Aktualitet
6 July 2026, 07:18
E. D
foto ilustruese
Drafti për taksimin e pasurive të paluajtshme, parashikon një lehtësi fiskale për banesën e parë të...