LIVE UPDATES
Bota

Zelensky: Qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar

Pavarësisht se Kievi nuk e njeh pavarësinë e shpallur më 2008, Kosova i është bashkuar sanksioneve evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

8 August 2026, 15:46 Nga G.M
Zelensky: Qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë konferencës në Beograd

KOSOVA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se politika e Ukrainës nuk ka ndryshuar sa i përket mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Ne respektojmë integritetin territorial të partnerëve tanë dhe të drejtën ndërkombëtare. Sa i përket Kosovës, qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar. Jemi mirënjohës ndaj Serbisë për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë”, tha Zelensky gjatë një konference për media në Beograd së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pavarësisht se Kievi nuk e njeh pavarësinë e shpallur më 2008, Kosova i është bashkuar sanksioneve evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Prishtina po ashtu ka strehuar gazetarë ukrainas, që janë larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës. Ndërkaq, Vuçiq tha se me udhëheqësin ukrainas, shteti i të cilit po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022, ka biseduar për bashkëpunimin ushtarak.

“Çfarë do të ndodhë kur të përfundojë lufta, kjo është çështje tjetër”, tha Vuçiq, i cili e mirëpriti Zelenskyn në vizitën e parë zyrtare në Serbi.

Vuçiq njoftoi se në Serbi, në mesin e shtatorit, do të hapet një fabrikë dronësh, por në bashkëpunim me izraelitët.

“Ukrainasit janë shumë të suksesshëm dhe kanë shumë fabrika të tyre të dronëve”, shtoi ai.

Zelensky vizitoi Serbinë, shtet që është një nga të paktat në Evropë që nuk i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës kundër Ukrainës.

“Ne duam paqe dinjitoze”, deklaroi Zelensky, duke theksuar se duhet shfrytëzuar çdo mundësi për arritjen e paqes.

“Çdo mundësi që ekziston në Uashington, Pekin, kryeqytetet e Evropës, mes partnerëve tanë në Lindjen e Mesme, në vendet e Gjirit dhe në të gjitha kryeqytetet e tjera dhe qytetet kryesore në mbarë botën”, tha ai.

Udhëheqësi ukrainas shtoi se shteti i tij po zhvillon çdo lloj bashkëpunimi që mund t’i ofrojë popullit të tij qëndrueshmëri më të madhe dhe mundësi për t’u përballur me të gjitha sfidat e kësaj lufte. Ai tha se Ukraina është mirënjohëse ndaj BE-s[ për secilën prej 21 paketave të sanksioneve, por vlerësoi se kjo nuk është e mjaftueshme. Zelensky tha se në raketat balistike ruse ka qindra mijëra komponentë që në Rusi mbërrijnë nga çdo kontinent.

“Vendosni sanksione ndaj furnizimit me komponentë për prodhimin e armëve ruse. Dhe është e rëndësishme që Rusisë të mos i jepet mundësia të fitojë miliarda”, tha Zelenski.

Presidenti ukrainas nuk iu referua faktit se Serbia refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të vendit të tij. Serbia mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, por është një nga të paktat vende evropiane që nuk iu bashkua sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës fqinje.

Vuçiq tha se Serbia do të vazhdojë të respektojë integritetin territorial të Ukrainë. Vuçiq tha gjithashtu se Serbia nuk do të kundërshtonte që Ukraina të pranohej e para në Bashkimin Evropian.

“Ne kurrë nuk do të krijojmë problem, kurrë nuk do të themi na pranoni ne të parët, ne kemi filluar më herët”, tha presidenti serb.

Serbia dhe Ukraina po vendosin bashkëpunim, ndërsa të dyja vendet janë kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pavarësisht lidhjeve të Beogradit me Kremlinin.

Për çfarë u bisedua?

Zelensky tha se me Vuçiqin kanë biseduar për bashkëpunimin dypalësh dhe për çështje që mund të forcojnë infrastrukturën.

“Ekzistojnë projekte konkrete zhvillimore dhe infrastrukturore, siç janë projektet e rindërtimit në Ukrainë, të cilat mund t’i zbatojmë së bashku”, shtoi ai.

Vuçiq theksoi se autoritetet serbe i kishin premtuar më herët Zelenskyt se do të kujdeseshin për rindërtimin e një qyteti më të vogël që ishte goditur gjatë luftës.

“Dhe ne do ta bëjmë këtë”, tha ai.

Vuçiq njoftoi gjithashtu se Serbia ka ndarë ndihmë të konsiderueshme për Ukrainën. Ai tha se beson se Ukraina do të jetë më e kënaqur në periudhën e ardhshme sa i përket ndihmës humanitare nga Serbia, para së gjithash për sektorin energjetik, me pajisjet që nevojiten për dimër.

“Besoj se pas përfundimit të luftës, bashkëpunimi ynë do të jetë edhe më i fuqishëm dhe më i madh edhe në planin e politikës së jashtme, në mënyrë që së bashku të mund të eksportojmë në tregje të treta, veçanërisht në kontinentin afrikan dhe aziatik”, tha Vuçiq.

Të dy udhëheqësit shprehën bindjen se së shpejti do të nënshkruhet një marrëveshje për tregti të lirë mes dy vendeve. Gjatë vizitës së Zelenskyt u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Serbisë dhe Shërbimit Shtetëror të Ukrainës për Sigurinë Ushqimore dhe Mbrojtjen e Konsumatorëve për bashkëpunimin në fushën e shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore.

Zelenski mbërriti në Beograd mbrëmjen e 7 gushtit, ndërsa në aeroport e priti ministrja e Minierave dhe Energjetikës, Dubravka Gjelloviq Handanovq, ndërsa Vuçiqi u takua më vonë me të gjatë një darke të organizuar. Vizita ishte paralajmëruar prej kohësh, ndërsa Zelensky mbërriti në Serbi tri javë pas samitit Ukrainë-Evropa Juglindore në Kiev, në të cilin Vuçiq ishte i vetmi udhëheqës që nuk e nënshkroi deklaratën e përbashkët. Në atë dokument thuhej se nevojitet rritje e presionit ndaj Rusisë me qëllim përfundimin e pushtimit të saj në Ukrainë.

Një grup i vogël i ekstremit të djathtë protestoi me flamuj të Rusisë dhe fotografi të Putinit Me ftesë të Mlladen Obradoviqit, liderit të grupit ekstremist të djathtë “Obraz”, grup i ndaluar në Serbi, dhjetëra persona u mblodhën për një kohë të shkurtër në qendër të Beogradit në një tubim kundër vizitës së Zelenskyt.

Të mbledhurit para monumentit të carit rus Nikolai, që gjendet pranë Presidencës së Serbisë, mbanin flamuj të Rusisë, Serbisë dhe flamuj me imazhin e presidentit rus Vladimir Putin.

Tubimi kaloi i qetë, me prani minimale të policisë.

Obradoviq tha për Radion Evropa e Lirë se bëhej fjalë për një konferencë spontane për publikun, përmes së cilës dëshironin të shprehnin kundërshtimin ndaj pritjes së presidentit ukrainas, gjë që ai e cilësoi si “turp të shtetit të Serbisë”.

Gjithashtu, 100 figura me pikëpamje të djathta publikuan një deklaratë për të protestuar ftesën që Zelensky të vizitojë Serbinë, duke e konsideruar udhëheqësin ukrainas “fajtorin kryesor për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës dhe eksponent të NATO-s dhe Bashkimit Evropian”. Edhe pse Beogradi vazhdon të këmbëngulë se BE-ja është orientimi strategjik i vendit, ai nuk heq dorë nga lidhjet me Rusinë, nga e cila Serbia varet në masë të madhe për furnizimin me gaz./REL

volodymyr zelensky kosova

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin