Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Zjarret në Fier përshkuan 220 ha pyje me pisha, së shpejti grup verifikimi dëmesh për dëshpërblimin e qytetarëve
Shefi i zjarrfikësve të Bashkisë së Fierit, ka zbuluar se sipërfaqja e përshkuar nga zjarri në Peshtan, Kraps e Gjorgoz shkoi në afro 220 hektarë pyje me pisha, dushqe por dhe ullishte.
28 July 2023, 09:57Nga DOSJA
zjarrfikesit
FIER- Zjarret në Fier përshkuan 220 ha pyje me pisha, e ndërsa tashmë ka nisur verifikimi i dëmeve. Pas fikjes së vatrave të zjarrit, forcat zjarfikëse dhe të ushtrisë kanë përshkruar për të parë nga afër dhe fikur çdo vatër zjarri që kishte mbetur aktive.
Shefi i zjarrfikësve të Bashkisë së Fierit, ka zbuluar se sipërfaqja e përshkuar nga zjarri në Peshtan, Kraps e Gjorgoz shkoi në afro 220 hektarë pyje me pisha, dushqe por dhe ullishte. Sipërfaqja e djegur totalisht nga zjarri mendohet te jetë diku tek 65 hektarë.
Lidhur me situatën, për t'u verifikuar dëmet e më pas dëmshpërblimi, mendohet që të ngrihet një grup verifikimi dëmesh që do të jetë me përbërje nga ndërmarrja pyjore, njësitë administrative, prefektura.