29 July 2026, 15:59
Nga E. D

SHKODËR- Policia ka dhënë detaje lidhur me tragjedinë e ndodhur në fshatin Domen në Shkodër, ku humbi jetën nëna me dy fëmijët e saj, pasi banesa ku ndodheshin u përfshi nga flakët. Sipas bluve, banesa është përfshirë nga flakët rreth orrës 13:10, duke i marrë jetën 24 vjeçares Bleona Çelaj dhe 2 fëmijëve të saj të moshës 1 vjeç e gjysmë dhe 3 vjeç.
Trupat e viktimave janë gjetur mes rrënojave të banesës së shkrumbuar plotësisht. Sipas informacioneve paraprake, familja jeton në fshatin Golem dhe ishte kthyer nga Gjermania më 15 korrik. Nëna kishte shkuar bashkë me dy fëmijët në shtëpinë e prindërve të saj në fshatin Domen për ta pastruar, ku fatkeqësisht banesa u përfshi nga flakët. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç. Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje.
Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al
zjarri ne shkoder
Aktualitet
29 July 2026, 15:51
E. D
pamjet
SHKODËR- Forcat zjarrëfikëse kanë gjetur të pajetë edhe nënën e dy fëmijëve në ban...
Aktualitet
29 July 2026, 15:39
G.M
Policia Bashkiake
TIRANË- Një punonjës i Policisë Bashkiake të Tiranës, ka rënë në pranga pasi dyshohet se ka ...
Aktualitet
29 July 2026, 15:43
E. D
banesa e djegur
SHKODËR- Forcat zjarrëfikëse kanë gjetur të pajetë edhe fëmijën e dytë që ndodhej në...
Aktualitet
29 July 2026, 15:26
E. D
SHKODËR- Forcat zjarrëfikëse kanë gjetur të pajetë një nga fëmijët që ndodhej në banesën, e cila u...
Aktualitet
29 July 2026, 15:12
E. D
SHKODËR- Një banesë në fshatin Domen të Postribës, në Shkodrër është djegur ditën e sotme. Mësohet...
Aktualitet
29 July 2026, 14:39
E.d
Orest Sota
TIRANË- Apeli i Posaçëm ka rrëzuar ditën e sotme ankimin e biznesmenit Orest Sota për lirimin e pasuri...
Aktualitet
29 July 2026, 14:21
E.d
Foto ilustruse
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosov...
Aktualitet
29 July 2026, 14:05
E.d
Foto ilustruse
BULQIZA- Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe toke dhe pyjore në Bulqizë, gjë e cila ka rrez...
Aktualitet
29 July 2026, 13:53
I.A
Belind Këlliçi
TIRANË- Arrestimi në Francë i biznesmenit Ermal Beqiri ka rikthyer në qendër të vëmendjes dos...
Aktualitet
29 July 2026, 13:05
G.M
Foto ilustruese
SARANDË- Policia Kufitare e Sarandës ka nisur një operacion kontrolli ndaj mjeteve lundruese përgjatë vij&eum...