6 November 2026, 17:54
Nga E.d
Imazhi i padatuar i mikroskopit elektronik
SHBA- Epidemia e fruthit në Shtetet e Bashkuara po merr përmasa shqetësuese, me mbi 5.182 raste të konfirmuara që nga fillimi i vitit 2026. Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), infeksionet janë regjistruar në 45 shtete dhe në Uashington DC. Mes të prekurve janë edhe 18 persona që kanë vizituar SHBA-në nga vende të tjera.
Bilanci i viktimave ka arritur në tetë persona, gjashtë në Pensilvani, një në Nju Jork dhe një në Wisconsin. Mes viktimave janë edhe fëmijë, ndërsa autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar së fundmi tre vdekje të tjera, përfshirë një fëmijë në pjesën veriore të Nju Jorkut dhe një foshnjë në Wisconsin.
Të dhënat e CDC tregojnë se rreth 96% e rasteve janë regjistruar te persona të pavaksinuar ose me status vaksinimi të panjohur. Rreth 2% e të infektuarve kishin marrë vetëm një dozë të vaksinës MMR, ndërsa 2% kishin përfunduar të dyja dozat e rekomanduara. Gjithashtu, të paktën 11% e personave të prekur kanë pasur nevojë për shtrim në spital, me një numër të konsiderueshëm rastesh edhe te fëmijët nën pesë vjeç.
Autoritetet shëndetësore amerikane rekomandojnë dy doza të vaksinës MMR, ku e para merret në moshën 12–15 muajsh dhe e dyta në moshën 4–6 vjeç. Sipas CDC-së, një dozë ofron 93% mbrojtje ndaj fruthit, ndërsa dy doza e rrisin efektivitetin në 97%. Ndërkohë, mbulimi me vaksinim në kopshte ka rënë në 92.4% gjatë vitit shkollor 2025–2026, krahasuar me 95.2% para pandemisë së COVID-19./Dosja.al
SHBA fruthi 5 mijë të infektuar
Bota
6 November 2026, 17:40
G.M
foto ilustruese
RUSI- Themeluesi i organizatës ruse “Shteti i Meshkujve”, Vladislav Pozdnyakov, ka mohuar çdo përfshirje n...
Bota
6 November 2026, 17:36
E.d
Pamje
Disa fluturime në Evropë u prekën nga kërcënimet me bomba më 6 nëntor, pas një sërë alarmesh të r...
Bota
6 November 2026, 17:19
G.M
Taiz/ Jemen
JEMEN- Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur pas sulmeve ajrore në n...
Bota
6 November 2026, 17:10
G.M
pamje
FRANCA- Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Francën mëngjesin e së premtes, pasi një autobus që tran...
Bota
6 November 2026, 17:04
G.M
pamje
SHBA- Një 21-vjeçar në Oregon të SHBA-së u qëllua pesë herë nga policia, teksa përpiqej të sh...
Bota
6 November 2026, 16:34
G.M
Gadi Eisenkot
IZRAEL- Kreu i partisë Yashar, Gadi Eisenkot, u ka bërë thirrje të gjitha partive në parlamentin izraelit të b...
Bota
6 November 2026, 16:23
E.d
Gadi Eisenkot
IZRAEL- Kreu i partisë Yashar, Gadi Eisenkot, ka bërë thirrje për krijimin sa më të shpejtë të një ...
Bota
6 November 2026, 16:20
G.M
cisterna
GJIRI PERSIK- Një marinar ka humbur jetën pas një shpërthimi në bordin e cisternës VELOS SAPPHIRE, në pron&...
Bota
6 November 2026, 16:16
E.d
Paul Mackenzie
KENIA- Një nga ngjarjet më të rënda të lidhura me një kult fetar në Kenia ka marrë një tjetër...
Bota
6 November 2026, 16:06
E.d
Një makinë kalon në një rrugë në Havana
KUBA- Qeveria komuniste e Kubës nuk duket e gatshme të tërhiqet pë...