6 November 2026, 17:10
Nga G.M
pamje
FRANCA- Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Francën mëngjesin e së premtes, pasi një autobus që transportonte fëmijë doli nga rruga, u përplas me një pemë dhe përfundoi në një kanal. Si pasojë, humbën jetën një vajzë 7-vjeçare dhe një 18-vjeçar, ndërsa 23 persona të tjerë mbetën të plagosur.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ngjarja ndodhi në zonën e Ain, në lindje të Francës, në rrugën D22, pranë qytetit të Lent. Në autobus udhëtonin gjithsej 49 persona, mes tyre rreth 15 nxënës. Tre prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike. Pas tragjedisë reagoi ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot, i cili u shpreh i tronditur nga ngjarja.
“Kërkoj ndjesë, në emër të të gjithë atyre që punojnë në sektorin e transportit, prindërve dhe familjarëve. Ne e përjetojmë këtë si një dështim”, deklaroi ai.
Ministri bëri të ditur se autobusi ishte në gjendje shumë të mirë teknike dhe kishte kaluar 106 kontrolle që nga viti 2024. Gjithashtu, analizat paraprake nuk kanë zbuluar gjurmë alkooli apo droge në gjakun e shoferit.
Disa pasagjerë kanë pretenduar se drejtuesi i autobusit mund të jetë ndier keq gjatë udhëtimit, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit. Edhe presidenti francez Emmanuel Macron shprehu ngushëllimet për viktimat dhe solidaritetin me familjet e tyre, duke falënderuar ekipet e shpëtimit për ndërhyrjen./Dosja.al
tragjedi ne france
Bota
6 November 2026, 17:04
G.M
pamje
SHBA- Një 21-vjeçar në Oregon të SHBA-së u qëllua pesë herë nga policia, teksa përpiqej të sh...
Bota
6 November 2026, 16:34
G.M
Gadi Eisenkot
IZRAEL- Kreu i partisë Yashar, Gadi Eisenkot, u ka bërë thirrje të gjitha partive në parlamentin izraelit të b...
Bota
6 November 2026, 16:23
E.d
Gadi Eisenkot
IZRAEL- Kreu i partisë Yashar, Gadi Eisenkot, ka bërë thirrje për krijimin sa më të shpejtë të një ...
Bota
6 November 2026, 16:20
G.M
cisterna
GJIRI PERSIK- Një marinar ka humbur jetën pas një shpërthimi në bordin e cisternës VELOS SAPPHIRE, në pron&...
Bota
6 November 2026, 16:16
E.d
Paul Mackenzie
KENIA- Një nga ngjarjet më të rënda të lidhura me një kult fetar në Kenia ka marrë një tjetër...
Bota
6 November 2026, 16:06
E.d
Një makinë kalon në një rrugë në Havana
KUBA- Qeveria komuniste e Kubës nuk duket e gatshme të tërhiqet pë...
Bota
6 November 2026, 15:51
G.M
Benjamin Netanyahu dhe Sara Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po zhvillon negociata intensive për të siguruar mb&eum...
Bota
6 November 2026, 15:33
G.M
avion
EVROPA- Një valë e re kërcënimesh me bomba ka përfshirë disa vende evropiane, duke shkaktuar devijime fluturimesh, ulje em...
Bota
6 November 2026, 15:27
G.M
Police
SERBI- Tetë oficerë policie janë arrestuar në Serbi, nën dyshimin se kanë torturuar për vdekje një 40-vj...
Bota
6 November 2026, 15:18
G.M
pamje
FRANCA- Parisi do të vishet me magjinë e festave të fundvitit nën shkëlqimin hollivudian të Cate Blanchett. Aktorja...