Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Me mungesën e Rodrit, trajneri i Barcelonës duhet të zgjedhë partnerin e mesfushorit nga Ishujt Kanarie. De Jong, Gavi dhe Bernal janë kandidatë, por një emër tjetër ka marrë më shumë minuta në këtë rol gjatë përballjeve me madrilenët: Eric Garcia.
SPANJE - Hansi Flick po përgatit planin për përballjen me Atlético Madridin, por një nga dilemat kryesore lidhet me përbërjen e mesfushës. Në mungesë të Rodrit për shkak të dëmtimit, trajneri gjerman duhet të vendosë se kush do të formojë dyshen me Pedrin në qendër të lojës.
Bilanci i përballjeve të mëparshme me Atléticon gjatë epokës së Flick jep disa sinjale interesante. Në 8 nga 10 ndeshjet kundër madrilenëve, Pedri ka pasur përkrah një prej emrave që mund të marrë përsipër këtë rol: Frenkie de Jong, Gavi ose Marc Bernal. Por statistikat nxjerrin në pah edhe një alternativë tjetër, Eric Garcia.
Mbrojtësi spanjoll është aktivizuar tri herë si mesfushor qendror në këto përballje dhe tashmë është rikuperuar nga dëmtimi. Kjo e bën një kandidat serioz për të marrë një rol të rëndësishëm në sfidën e radhës.
De Jong ka luajtur përkrah Pedrit në një barazim 4-4 në Kupën e Mbretit, ndërsa në një tjetër përballje ishte aktivizuar pa mesfushorin nga Ishujt Kanarie. Gavi dhe Bernal e kanë provuar gjithashtu këtë kombinim, në ndeshje të ndryshme të Kupës dhe Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, Eric Garcia është emri që bie më shumë në sy për shkak të përdorimit të përsëritur nga Flick në këtë pozicion. Trajneri gjerman ka treguar se nuk heziton të eksperimentojë me mesfushën, duke përshtatur skemën sipas kundërshtarit dhe lojtarëve në dispozicion.
Në repartet e tjera, zgjedhjet e Flick kanë qenë më të qëndrueshme. Në mbrojtje, Cubarsí, Koundé dhe Balde kanë qenë pjesë e formacionit të tij të preferuar, ndërsa në sulm Lamine Yamal dhe Raphinha kanë pasur role të rëndësishme. Në qendër të sulmit, trajneri më parë ka alternuar Lewandowskin me Ferran Torres, ndërsa këtë sezon ka eksperimentuar edhe me Raphinhën si sulmues qendre.
Por dilema kryesore mbetet në mesfushë: De Jong, Gavi, Bernal apo Eric Garcia? Flick ka disa alternativa, ndërsa historia e përballjeve me Atlético-n sugjeron se surpriza mund të vijë pikërisht nga mbrojtësi spanjoll.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Problemet fizike që kanë shoqëruar Juventusin duket se kanë prekur edhe një prej legjendave të tij. Alessandro Del Piero ...
MEKSIKE - Përplasja mes Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc duket se ka hyrë në një fazë të re. Pas tensioneve të krijuara n&e...
ANGLI - Unai Emery ka surprizuar me deklaratën e tij në prag të përballjes me Manchester United. Trajneri i Aston Villës e ka vendosur ...
Ferran Torres tenton të kalojë Antoine Mille gjatë PSG-Troyes (1-0), të shtunën në mbrëmje FRANCE - Ferran Torres po kalon ...
ITALI - Gonçalo Ramos po kalon një periudhë të vështirë dhe investimi prej 74 milionë eurosh për transferimin e tij te...
TURQI - Lajm i keq për Galatasarayn dhe tifozët e tij. Victor Osimhen i është nënshtruar një operacioni në gju pas dëmt...
SPANJE - Real Madridi mori një fitore të pastër 3-0 në transfertën ndaj Valencias, duke vijuar garën në La Liga në kuot&...
Trajneri i shkarkuar befasisht Hossam Hassan EGJIPT - Një vendim surprizë ka ardhur nga Federata Egjiptiane e Futbollit, e cila ka shkarkuar Hossam...
ITALI - Një episod i pazakontë ka ndodhur te Napoli në prag të përballjes me Lazion (12:30). Konferenca për shtyp e Massimiliano A...
ITALI - Mauro Icardi mund të rikthehet në futbollin italian që në merkaton e janarit. Sipas raportimeve të portalit argjentinas &ldquo...