Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sulmuesi italian vazhdon të vuajë nga problemet fizike që e kanë shoqëruar prej muajsh. Rikthimi në fund të nëntorit nuk konsiderohet më një objektiv realist, ndërsa data e kthimit në fushë mbetet e paqartë.

ITALI - Situata e Moise Kean te Como po bëhet gjithnjë e më shqetësuese. Sulmuesi italian, i transferuar gjatë verës nga Fiorentina për rreth 35 milionë euro plus bonuse, nuk ka arritur ende të lërë gjurmë në aventurën e tij të re. Problemet me tibien vazhdojnë ta mbajnë jashtë fushave, ndërsa klubi ka vendosur t'i nënshtrohet testeve të tjera mjekësore për të kuptuar më mirë gjendjen e tij.
Në një komunikatë zyrtare, Como bëri të ditur se lojtari po kryen kontrolle të mëtejshme pas një problemi të shfaqur gjatë stërvitjes. Klubi theksoi se prioritet mbetet rikuperimi i plotë i sulmuesit dhe se do të japë informacione të tjera në momentin e duhur.
Problemet e Kean datojnë që nga sezoni i kaluar. Edhe përpara transferimit, drejtuesit e Comos kishin kërkuar kontrolle specifike mjekësore për shkak të shqetësimeve në kërcirin e këmbës. Situata u përkeqësua pas ndeshjes me Frosinonen, më 20 shtator, ku ai luajti 45 minuta. Më pas, gjatë grumbullimit me kombëtaren italiane, pësoi një goditje në sfidën kundër Belgjikës dhe luajti gjithashtu ndaj Francës, përpara se të ndalonte plotësisht aktivitetin.
Shqetësimi është shtuar edhe pas raportimeve të mediave italiane se sulmuesi i është nënshtruar një kontrolli të ri në urgjencën e spitalit. Ndërkohë, një tjetër sinjal që ka tërhequr vëmendjen ka qenë ndryshimi i fotos së profilit në rrjetet sociale, të cilën Kean e zëvendësoi me një pikë të zezë, duke nxitur interpretime për frustrimin e tij gjatë kësaj periudhe të vështirë.
Fillimisht, stafi mjekësor i Comos shpresonte ta rikthente në dispozicion për fundin e nëntorit, me ndeshjen kundër Juventusit si një objektiv të mundshëm. Por ky skenar tashmë është zbehur dhe nuk ka një datë të përcaktuar për rikthimin e tij.
Ndërkohë, trajneri Cesc Fabregas po mbështetet te Douvikas për të përballuar kalendarin e ngjeshur mes kampionatit dhe angazhimeve europiane. Como nuk dëshiron të marrë asnjë rrezik me Kean, duke pasur parasysh investimin e konsiderueshëm dhe rëndësinë që sulmuesi pritet të ketë në projektin e klubit.
B.T (Dosja.al)
Kombëtarja e Tunizisë LIBI - Një episod i pazakontë ka shoqëruar përballjen mes Libisë dhe Tunizisë, e vlefshme pë...
FRANCE - Philippe Diallo ka nisur përgatitjet për një fushatë katërmujore në mbarë botën, me synimin për të s...
IRLANDE - Kuqezinjtë dhe dardanët pozicionohen në të njëjtën vazo përpara shortit të 6 dhjetorit në Belfast. Irland...
DANIMARKE - Përfaqësuesja e Norvegjisë ka arritur një fitore spektakulare me përmbysje në udhëtim ndaj Danimarkës me rez...
IRLANDE - Dy penallti të Troy Parrott dhe goli i Jack Moylan i japin fitoren 3-0 irlandezëve në Dublin. Kosova e mbyll ndeshjen me një lojta...
TIRANE - Shqipëria U-21 dhe Spanja ndajnë nga një pikë pas një ndeshjeje të luftuar në “Arenën Kombëtare&rdq...
Kandidati për kreun e FIFA-s, francezi Philippe Diallo ZVICER - Sepp Blatter rikthehet në qendër të vëmendjes me deklaratat e tij p&e...
ANGLI - Federata Angleze e Futbollit i ka shprehur interesin e saj UEFA-s për të pritur për herë të parë “Final Four” ...
ITALI - Interi merr lajme pozitive në prag të sfidave të ardhshme. Lautaro Martínez është rikthyer në stërvitje me pje...
TIRANE - Kombëtarja shqiptare U-17 e ka mbyllur me një humbje 1-3 ndaj Finlandës raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit E...