Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Përfundimi në dy vendet e para të grupit i siguron Shqipërisë kalimin në raundin e dytë kualifikues në League A, ku kuqezinjtë do të vazhdojnë garën në muajin mars 2027.
TIRANE - Kombëtarja shqiptare U-17 e ka mbyllur me një humbje 1-3 ndaj Finlandës raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17, UEFA EURO 2027.
Pavarësisht rezultatit në ndeshjen e fundit, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Armand Dama kanë arritur të sigurojnë vendin e dytë në Grupin 4, duke kaluar në raundin e dytë kualifikues në League A.
Shqipëria e nisi mirë takimin dhe kaloi e para në avantazh me Haxhi Rrenën, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 17-të. Finlanda reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të përmbyste rezultatin brenda pak minutash.
Launiala barazoi në minutën e 61-të nga pika e bardhë e penalltisë dhe vetëm tri minuta më vonë realizoi golin e dytë për skuadrën e tij. Në minutën e 90+7, Aho shënoi edhe golin e tretë, duke vulosur fitoren 3-1 të Finlandës.
Në përfundim të tri ndeshjeve të këtij mini-turneu, Shqipëria U-17 renditet në vendin e dytë të Grupit 4 me 4 pikë, pas Finlandës që e mbylli me pikë të plota, 9. Skocia u rendit në vendin e tretë me 3 pikë, ndërsa Suedia në vendin e fundit me 1 pikë.
Përfundimi në dy vendet e para të grupit i siguron Shqipërisë kalimin në raundin e dytë kualifikues në League A, ku kuqezinjtë do të vazhdojnë garën në muajin mars 2027. Në këtë fazë do të marrin pjesë 28 kombëtare, 14 fitueset dhe 14 skuadrat e renditura në vendin e dytë në raundin e parë.
Raundi i dytë do të përcaktojë shtatë kombëtaret që do t’i bashkohen Letonisë, vendit organizator, në fazën finale të Kampionatit Europian U-17, që do të zhvillohet nga 24 maji deri më 6 qershor 2027.
Pavarësisht humbjes në ndeshjen e fundit, Kombëtarja U-17 arrin objektivin e kalimit në League A dhe do të vijojë në mars rrugëtimin drejt fazës finale të Europianit.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Presidenti Duka ka vlerësuar paraqitjet e kuqezinjve dhe punën e futbollistëve e stafit teknik, duke theksuar besimin te potencial...
SINGAPOR - Brazili ka reaguar në mënyrën më të mirë pas zhgënjimit ndaj Japonisë. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti...
ANGLI - Wayne Rooney ka bërë një rrëfim të fortë për betejën e tij me problemet personale gjatë kohës kur luan...
ZVICER - Shqipëria e ka mbyllur me sukses aventurën në Ligën C të Nations League, duke siguruar vendin e parë në grupin C1 d...
Nga Endi Tufa TIRANE - Nga kualifikimi historik në Euro 2024 te ngjitja në Ligën B të Nations League. Dy trajnerë, dy objektiva të...
IRLANDE - Një lajm tragjik ka tronditur botën e boksit. Lee Reeves është ndarë nga jeta në moshën 31-vjeçare, tre mua...
FRANCE - Asgjë nuk do të ndodhë pa të. Këtë të hënë, futbolli francez u mahnit nga kandidatura e mundshme e Philip...
ARGJENTINE - Emiliano Martínez është gati të rikthehet në portë me fanellën e Argjentinës. Pas një dëmtimi ...
ITALI - Kevin De Bruyne do të rikthehet këtë të martë në Castel Volturno për të rifilluar stërvitjen me Napolin. R...
ITALI - Adriano Galliani ka konfirmuar qëndrimin e tij në garën për presidencën e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), ku...