Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
La Roja dominon, por nuk gjen dot golin në “Arenën Kombëtare”. Portieri Taho shkëlqen me pritjet vendimtare, ndërsa traversa i mohon golin Bernal. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi e mbyllin vitin 2026 me një barazim prestigjioz.

TIRANE - Shqipëria U-21 dhe Spanja ndajnë nga një pikë pas një ndeshjeje të luftuar në “Arenën Kombëtare”. Pjesa e parë u karakterizua nga rastet në të dyja portat, por asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, ndonëse kuqezinjtë patën dy raste në fillim, që nuk i shfrytëzuan.
Spanja u përpoq të thyente mbrojtjen kuqezi, duke provuar edhe me gjuajtje nga distanca. Një nga tentativat e Alarcón ishte ndër më të rrezikshmet, ndërsa në krahun tjetër Manu González reagoi në kohë, duke i mohuar Rashicës një mundësi të artë pas një keqkuptimi në mbrojtjen spanjolle.
Në pjesën e dytë, iberikët shtuan presionin dhe morën kontrollin e lojës, duke iu afruar disa herë golit të avantazhit. Megjithatë, në portën shqiptare ishte Taho, portieri zëvendësues, i cili pas aktivizimit në pushimin e ndeshjes u kthye në një pengesë të pakalueshme për kundërshtarët, me disa ndërhyrje vendimtare.
Rasti më i pastër i Spanjës erdhi nga Bernal, gjuajtja e të cilit u ndal nga traversa. As dominimi dhe as rastet e krijuara nuk mjaftuan për skuadrën e David Gordos, që u detyrua të pajtohej me barazimin.
Pas fitores ndaj Japonisë, Spanja U-21 e mbyll vitin 2026 me një barazim në Tiranë. Për Shqipërinë e Alban Bushit, ky është një rezultat pozitiv përballë një kundërshtari të nivelit të lartë, në një ndeshje ku Taho meriton vëmendjen kryesore. Shqipëria festoi barazimin me stil dhe Spanja kthehet me ndjenjën se kishte merituar shumë më tepër.
B.T (Dosja.al)
Kandidati për kreun e FIFA-s, francezi Philippe Diallo ZVICER - Sepp Blatter rikthehet në qendër të vëmendjes me deklaratat e tij p&e...
ANGLI - Federata Angleze e Futbollit i ka shprehur interesin e saj UEFA-s për të pritur për herë të parë “Final Four” ...
ITALI - Interi merr lajme pozitive në prag të sfidave të ardhshme. Lautaro Martínez është rikthyer në stërvitje me pje...
TIRANE - Kombëtarja shqiptare U-17 e ka mbyllur me një humbje 1-3 ndaj Finlandës raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit E...
TIRANE - Presidenti Duka ka vlerësuar paraqitjet e kuqezinjve dhe punën e futbollistëve e stafit teknik, duke theksuar besimin te potencial...
SINGAPOR - Brazili ka reaguar në mënyrën më të mirë pas zhgënjimit ndaj Japonisë. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti...
ANGLI - Wayne Rooney ka bërë një rrëfim të fortë për betejën e tij me problemet personale gjatë kohës kur luan...
ZVICER - Shqipëria e ka mbyllur me sukses aventurën në Ligën C të Nations League, duke siguruar vendin e parë në grupin C1 d...
Nga Endi Tufa TIRANE - Nga kualifikimi historik në Euro 2024 te ngjitja në Ligën B të Nations League. Dy trajnerë, dy objektiva të...
IRLANDE - Një lajm tragjik ka tronditur botën e boksit. Lee Reeves është ndarë nga jeta në moshën 31-vjeçare, tre mua...