LIVE UPDATES
Aktualitet

Alarm të pajustifikuar për kultivimin e kanabisit në vend/Policia e Shtetit sulmon gazetarët dhe mediat: Po publikoni pamje

9 October 2020, 16:29 Nga DOSJA
Alarm të pajustifikuar për kultivimin e kanabisit në vend/Policia

TIRANË- Policia e Shtetit në një reagim të sajin për mediat, ka shkruar se  me anë të së, opinioni publik po bombardohet me pamje filmike të viteve të shkuara.

“Policia e Shtetit është e gatshme të mbështesë çdo media të interesuar me informacion të saktë lidhur me çështjet e rendit publik, ku përfshihet edhe tentativat për kultivim apo trafikim të kanabisit si dhe mirëpret bashkëpunimin e mediave dhe të aktorëve të tjerë në luftën e përbashkët për përmirësimin e rendit dhe sigurisë publike”, thekson Policia e Shtetit.

Njoftimi i plotë Policisë së Shtetit

“Ditët e fundit, është vënë re një aktivizim i pakuptueshëm i disa individëve dhe mediave të caktuara për të krijuar një alarm të pajustifikuar për kultivimin e kanabisit në vend. Insistimi për të përhapur opinione të pambështetura në realitet, artikulimi i konkluzioneve krejt arbitrare dhe mungesa e çfarëdo fakti apo treguesi objektiv është synuar të mbulohet nga bombardimi i opinionit publik me imazhe filmike të viteve të kaluara. Në kapërcim të çdo standardi etik dhe profesional, komentet në disa panele televizive janë “ilustruar” me pamje të parcelave masive të mbjella me kanabis të nxjerra nga arkivat e mediave, pa asnjë shënim, duke tentuar kështu që në rrugë spekulative të përcillen mesazhe të rreme tek opinioni publik. Aq e dukshme është kjo sa mjafton të shihen uniformat e punonjësve të Policisë në këto materiale filmike, për të kuptuar se bëhet fjalë për një periudhë kur Policia kishte uniforma dhe simbole të tjera nga ato që ka sot. Në të njëjtën kohë, disa protagonistë të këtyre insinuatave nuk kanë treguar asnjë lloj gatishmërie për të ndarë informacion me Policinë e Shtetit lidhur me faktet kriminale të pretenduara, duke penguar kështu hapur përpjekjet për goditjen e veprimtarisë kriminale. Hezitimi për të ndarë informacion me Policinë e Shtetit e rrit edhe më shumë dyshimin për vërtetësinë e pretendimeve të bëra publike. Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë edhe me partnerët e saj ndërkombëtarë është e përfshirë në një angazhim shumë serioz për të vijuar goditjen ndaj tentativave për kultivimin e kanabisit në vend. Në bazë të të dhënave dhe fakteve të administruara nga Policia e Shtetit, rezulton se viti 2020 është një tjetër vit i thellimit të suksesit në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Niveli i kontrollit të territorit gjatë vitit 2020 është rritur ndjeshëm falë edhe kapaciteteve të shtuara të Policisë dhe atyre të vëna në dispozicion nga partnerët. Në të njëjtën kohë, niveli i goditjes ligjore kundër tentativave kriminale në këtë fushë ka qenë shumë i fuqishëm. Kjo ka bërë që sasia e kanabisit të hedhur në tregun kriminal në vend të arrijnë në nivele shumë të ulëta, ndërkohë që sasia e kapur në vendet fqinje, që kanë qenë tradicionalisht destinacione për këtë veprimtari kriminale, ka arritur në nivelet më të ulëta historike të regjistruara. Këto arritje të padiskutueshme të Policisë së Shtetit e kanë gjetur pasqyrimin e tyre edhe në raportin e fundit të publikuar nga Komisioni Europian. Të njëjtin vlerësim pozitiv ka marrë Policia edhe nga partnerët e tjerë ndërkombëtarë, që monitorojnë punën e saj. Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë aktorëve mediatikë, publikë dhe politikë, që të distancohen nga përpjekjet për të hedhur baltë mbi punën e saj, si dhe për të krijuar opinione të gabuara të mbështetura mbi lajme të rreme. Mediat janë gjithashtu të ftuara për të zbatuar standardet profesionale në dhënien e lajmeve, më qëllim që publikut t’i jepen fakte të verifikuara dhe opinione të bazuara. Insinuatat e papërgjegjshme dhe pamjet filmike të arkivave që “shiten” si pamje aktuale vetëm sa dezinformojnë qytetarët dhe dëmtojnë pa të drejtë imazhin e vendit.

(a.k.dosja.al)

Policia e Shtetit është e gatshme të mbështesë çdo media të interesuar me informacion të saktë lidhur me çështjet e rendit publik, ku përfshihet edhe tentativat për kultivim apo trafikim të kanabisit si dhe mirëpret bashkëpunimin e mediave dhe të aktorëve të tjerë në luftën e përbashkët për përmirësimin e rendit dhe sigurisë publike“.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin