https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Blendi Teta takoi Dritan Dajtin paraditen që u vra Santiago Malko, vëzhguesi i klanit Duka u prezantua në burg si kushëriri
9 October 2020, 15:28Nga DOSJA
TIRANË– Blendi Teta, i akuzuar tashmë për “vrasje me paramendim” kryer nga grupi i strukturuar kriminal dhe pjesëmarrës në të”, ditën e ekzekutimit të Santiago Malkos, ka takuar Dritan Dajtin.
Në dosjen e Prokurorisë, të siguruar ekskluzivisht nga Dosja.al shkruhet se tashmë për organin e akuzës është një fakt domethënës dhe i dokumentuar se Teta realizuar një takim me të dënuarin për vrasjen e katër efektivëve në Durrës.
Takimi është realizuar në burgun ku ndodhet Dajti dhe Blendi Teta është prezantuar si kushëri i të dënuarit.
“Është fakt domethënës i dokumentuar se paraditen e ngjarjes (datë 27.08.2019), i akuzuari Blendi teta ka realizuar një takim në paraburgim, me të dënuarin Dritan Dajti duke u prezantuar si kushëriri i tij,”– shkruhet ndër të tjera në dokument.
Mbetet mister, arsyeja e këtij takimi vetëm pak orë para vrasjes së Malkos. Nuk dihet se çfarë është biseduar mes Tetës dhe Dajtit, dhe nëse vrasësi i katër efektivëve, ka pasur ndonjë rol në planin e klanit Duka.
Vrasja e Santiago Malkos
Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMË X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Dosja.al zbuloi skandalin, se Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.
(f.g;f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ditën e sotme policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona, të cilët akuzohen për vepra penale të ndryshme. Blutë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë ...
DURRËS– Pesë persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës për vepra të ndryshme penale. Policia ka bërë të ditur se të prangosurit akuzohen për kul...
SHQIPËRI -411 viktima, 5273 të infektuar aktivë dhe 9215 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shënd...
TIRANË- Gjykata ka ndryshuar ditën e sotme masën e sigurisë për Denis Durrësin, i cili ishte me detyrë drejtor i Drejtorisë Ekonomike tek Agjencia Kombët...
PEQIN- Ditën e sotme pas shumë ditëve është mbyllur greva e urisë në burgun e Peqinit. Mbi 120 të dënuar të cilëtm prej 12 ditësh kanë qenë në grevë urie sot k...
TIRANË -Shumë familje të Tiranës, të cilët patën dëmtime që në tërmetin e parë të 21 shtatorit, janë ende në pritje të ndihmës nga shteti. Fatime Joca, ban...
TIRANË- Platforma e inicuar nga Pekini 17 +1 në vitin 2012, që përfshin vendet e europës qëndrore, lindore dhe ato të ballkanit perëndimor, është kthyer në...