26 October 2026, 11:30
Nga DOSJA
FRANCE - Ansu Fati nuk po gjen qetësi nga dëmtimet. Sulmuesi i Monacos u detyrua të linte fushën që në minutën e 15-të të ndeshjes ndaj Lille, e cila përfundoi në barazim 1-1, pasi dyshohet se ka pësuar një dëmtim në kofshë.
Për 23-vjeçarin, që po përpiqej të rikthente formën pas një fillimi sezoni të vështirë, kjo është një tjetër goditje. Së fundmi, ai kishte dhënë shenja pozitive, duke shënuar dy gola në Ligën e Konferencës dhe duke fituar sërish besimin e stafit teknik.
Megjithatë, rikthimi në formacionin titullar ndaj Lille zgjati vetëm pak minuta. Trajneri i Monacos, Filipe Luis, pranoi se situata duhet vlerësuar më në detaje, pa dhënë ende një përgjigje përfundimtare mbi shkallën e dëmtimit.
“Duhet ta analizojmë situatën më me kujdes dhe të përpiqemi ta ndihmojmë sa më mirë, duke gjetur zgjidhje që ai të mund të luajë disa ndeshje radhazi. Duhet të jemi të duruar, sepse ajo që dua të shmang është që një lojtar të rikthehet dhe të largohet sërish menjëherë. Kjo është ajo që ndodhi dhe duhet të tregohemi të kujdesshëm”, u shpreh trajneri.
Sipas raportimeve, Ansu Fati u largua nga stadiumi duke çaluar lehtë. Për momentin, mbetet të shihet nëse bëhet fjalë për një dëmtim që do ta mbajë jashtë fushave për një periudhë të gjatë apo nëse sulmuesi do të mund të rikthehet shpejt në dispozicion të Monacos.
B.T (Dosja.al)
Sport
26 October 2026, 11:00
SPANJE - Kylian Mbappé përjetoi një mbrëmje të veçantë në “Camp Nou”. Sulmuesi francez shënoi dy go...
Sport
26 October 2026, 10:30
Pritja vendimtare ndaj gjuajtjes së Gerard Martín
SPANJE - Andriy Lunin nuk ishte parashikuar të ishte protagonist i El Clásico-s, po...
Sport
26 October 2026, 10:00
SPANJE - Jorge Valdano nuk ka dyshime për ndikimin që Kylian Mbappé ka te Real Madridi. Pas triumfit 2-1 ndaj Barcelonës në El Cl&aac...
Sport
26 October 2026, 09:30
SPANJE - Kush tjetër përveç tij? Sonte në mbrëmje, do të zbulohet më në fund, emri i fituesit të “Topit t&e...
Sport
26 October 2026, 09:00
ANGLI - Sonte në mbrëmje, fituesi i “Topit të Artë” do të shpallet në ceremoninë tradicionale që mbahet k&eu...
Sport
26 October 2026, 08:30
SPANJE - Hansi Flick e pranoi hapur zhgënjimin pas humbjes së Barcelonës 2-1 ndaj Real Madridit në El Clásico. Katalanasit i dhan&eum...
Sport
26 October 2026, 08:00
ANGLI - Manchester United vazhdon të zhgënjejë, duke pësuar një tjetër humbje të rëndë, këtë herë 3-...
Sport
26 October 2026, 07:30
SPANJE - Real Madridi doli triumfues nga El Clásico e parë e sezonit, duke mposhtur Barcelonën me rezultatin 2-1 në “Camp Nou”...
Sport
26 October 2026, 02:35
ANGLI - Manchester United pësoi një humbje 3-0 në shtëpi ndaj Bournemouth, e udhëhequr nga golat e Rayan, Tavernier dhe Evanilson. Live...
Sport
25 October 2026, 23:25
SHBA - Piloti italian regjistron fitoren e nëntë të sezonit në Formula 1, përpara Charles Leclerc dhe Max Verstappen. Antonelli ës...