25 October 2026, 23:25
Nga DOSJA
SHBA - Piloti italian regjistron fitoren e nëntë të sezonit në Formula 1, përpara Charles Leclerc dhe Max Verstappen. Antonelli është shumë pranë titullit kampion, që mund ta sigurojë që në garën e ardhshme në Mexico City.
Kimi Antonelli vazhdon marshimin drejt titullit botëror në Formula 1. Piloti italian triumfoi në Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara, të zhvilluar në pistën e Austin, duke siguruar fitoren e nëntë të sezonit. Charles Leclerc u rendit i dyti, ndërsa Max Verstappen plotësoi podiumin.
Antonelli e nisi garën nga pozicioni i parë dhe arriti të ruante kryesimin që në start. Falë një strategjie të suksesshme me vetëm një ndalesë në bokse, italiani kontrolloi ritmin dhe siguroi një tjetër fitore të rëndësishme në luftën për kampionatin.
Lewis Hamilton e mbylli garën në vendin e katërt, përpara Lando Norris dhe Isaac Hadjar. Ndërkohë, George Russell përfundoi i teti, pas një gare të vështirë, duke humbur terren të rëndësishëm në renditjen e përgjithshme. Liam Lawson dhe Pierre Gasly plotësuan dhjetëshen e parë, duke siguruar pikë për Racing Bulls dhe Alpine.
Me këtë sukses, Antonelli kryeson kampionatin me 365 pikë dhe mund të shpallet kampion bote që në Çmimin e Madh të Mexico City, më 1 nëntor. Italianit do t'i mjaftonte të fitonte një ose dy pikë, në varësi të rezultatit të rivalëve, për të siguruar matematikisht titullin.
Në renditjen e përgjithshme, Lewis Hamilton ka kaluar në kuotën e 242 pikëve, vetëm një më shumë se George Russell, që ka 241. Max Verstappen ndjek me 236 pikë, ndërsa Lando Norris ka grumbulluar 211.
Pas triumfit në Austin, Antonelli është shumë pranë kurorëzimit si kampion bote. Gjithçka mund të vendoset pas një jave në Meksikë, ku piloti italian synon të përmbyllë një sezon të jashtëzakonshëm.
B.T (Dosja.al)
Sport
25 October 2026, 23:00
SPANJE - Real Madrid ka triumfuar 2-1 ndaj Barcelonës në “El Clasico”, duke marrë një fitore me peshë të madhe në...
Sport
25 October 2026, 22:38
ITALI - Milani reagon pas zhgënjimit në Europë dhe rikthehet te fitorja në kampionat. Kuqezinjtë mposhtën Udinesen me rezultatin 2...
Sport
25 October 2026, 21:50
ELBASAN - Dinamo ka marrë një fitore me shumë vlerë në javën e tetë të Abissnet Superiores, duke mposhtur Egnatian ...
Sport
25 October 2026, 20:51
Dayot Upamecano hapi serinë e golave kundër Freiburgut
GJERMANI - Bayern Munich iu afrua një finaleje të tensionuar në transfert...
Sport
25 October 2026, 16:34
GJERMANI - Vincent Kompany po shkakton shqetësim të madh te Bayern Munich, pasi është shtruar në spital pasi u rrëzua ndërsa ...
Sport
25 October 2026, 16:23
SPANJE - Një ngjarje tragjike ka shoqëruar fitoren e Atlético Madridit ndaj Deportivo La Coruñas. Një anëtar dhe tifoz i klubi...
Sport
25 October 2026, 16:08
FRANCE - Kush do ta fitojë “Topin e Artë”? Ky është diskutimi që shoqëron çdo vit botën e futbollit pë...
Sport
25 October 2026, 15:54
Bruno Fernandez, në një ndeshje me Manchester United
ANGLI - Manchester United dhe Michael Carrick përballen me një sfidë t&eum...
Sport
25 October 2026, 15:32
ANGLI - Më shumë se një vit pas transferimit të tij të dështuar në Bavari, profili i Florian Wirtz vazhdon të nxisë...
Sport
25 October 2026, 15:04
ANGLI - Gjunjëzimi kundër racizmit vazhdon të ndajë opinionin në futbollin anglez. Marc Guehi, mbrojtësi i Manchester Cityt dhe i ...