LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza: Kosova synon kompaninë e saj ajrore, por me çfarë kostoje?

Përvoja e rajonit tregon, po ashtu, se edhe operatorët me mbështetje shtetërore apo partnerë të mëdhenj hasin në vështirësi financiare.

22 October 2026, 17:14 Nga E.d
Analiza: Kosova synon kompaninë e saj ajrore, por me çfarë
Një aeroplan pasagjerësh në Aeroportin e Prishtinës

Mbi 4.6 milionë udhëtarë kaluan vitin e kaluar përmes Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, ku operojnë dhjetëra kompani ajrore. Tregu i Kosovës vazhdon të zgjerohet, por mbetet e paqartë nëse ka hapësirë edhe për një kompani të re, të financuar me paratë publike.

Qeveria e Kosovës synon themelimin e një operatori ajror kombëtar, por nuk ka bërë të ditur se sa do të kushtojë, kush do ta financojë dhe çfarë shërbimesh do të ofrojë përtej atyre që tashmë ekzistojnë.

Ekspertët e aviacionit civil paralajmërojnë se kostot e larta dhe konkurrenca ndërkombëtare mund ta vështirësojnë qëndrueshmërinë e një kompanie të tillë.

Përvoja e rajonit tregon, po ashtu, se edhe operatorët me mbështetje shtetërore apo partnerë të mëdhenj hasin në vështirësi financiare.

Në Shqipëri, Air Albania ndërpreu fluturimet në fund të vitit 2025 dhe humbi licencën e operimit në maj të këtij viti.

Në Slloveni, Adria Airways falimentoi në vitin 2019, tre vjet pas privatizimit.

Përballë këtyre sinjaleve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëroi nisjen e procesit për themelimin e një kompanie ajrore me kapital publik brenda mandatit të ri katërvjeçar.

“Brenda mandatit do të nisim procesin për themelimin e një kompanie ajrore me kapital publik, në partneritet me aktorë të rëndësishëm të industrisë së aviacionit brenda dhe jashtë vendit”, tha Kurti më 13 shtator, gjatë prezantimit të programit qeveritar në Kuvend. Ai premtoi edhe investime në shkollimin, trajnimin dhe certifikimin e specialistëve të aviacionit civil.

Radio Evropa e Lirë i kërkoi Qeverisë së tij sqarime për koston, modelin e financimit, partnerët e mundshëm dhe përfitimet e pritshme nga projekti, por, deri në publikimin e artikullit, nuk mori përgjigje.

Sa do t’u kushtonte taksapaguesve?

Kostoja e themelimit të një kompanie ajrore varet nga madhësia e flotës, blerja apo marrja me qira e avionëve, struktura e pronësisë dhe mënyra e financimit.

Përveç avionëve, një operator i ri duhet të sigurojë personel të kualifikuar, mirëmbajtje teknike, sisteme të sigurisë, sigurime dhe kapital për të mbuluar shpenzimet e funksionimit.

Një projekt të ngjashëm e kishte propozuar Lidhja Demokratike e Kosovës në programin e saj për zgjedhjet parlamentare të shkurtit 2025.

LDK-ja kishte paraparë themelimin e një kompanie me pronësi të përzier publike dhe private, me katër deri në tetë avionë, që do të ofronte fluturime kryesisht drejt vendeve ku jeton diaspora kosovare.

Investimi fillestar ishte vlerësuar në rreth 170 milionë euro, prej të cilave 70 milionë do të siguroheshin nga Qeveria dhe 100 milionë nga investitorët privatë.

Megjithatë, kjo shumë ishte parashikim për modelin e propozuar nga LDK-ja dhe jo për projektin e Qeverisë Kurti.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, vlerëson se shpenzimet mund të jenë shumë më të larta.

“Ka një kosto shumë të lartë - mbi 500 milionë euro. Por, krejt varet se si e ka menduar Qeveria, a do t’i blejë avionët apo do t’i marrë me qira. Nëse merren me qira, kostoja është më e ulët, rreth 300 deri në 400 milionë euro. Vetëm një avion kushton 50 deri në 80 milionë euro. Kjo është e papërballueshme për buxhetin e vendit”, thotë Mulaj për Radion Evropa e Lirë. 

Për krahasim, buxheti i Kosovës për këtë vit është rreth katër miliardë euro.

Shifrat e përmendura nga Mulaj janë vlerësime të tij dhe nuk mbështeten në një studim të publikuar për kompaninë e propozuar.

Edhe çmimi i avionëve ndryshon sipas modelit, moshës dhe kushteve të blerjes apo marrjes me qira.

Mulaj thotë se themelimi i një kompanie ajrore është diskutuar edhe më herët, por shton se shpenzimet e larta dhe konkurrenca e bëjnë të vështirë që një operator i ri të jetë financiarisht i qëndrueshëm.

Ai e konsideron premtimin më shumë politik sesa ekonomik.

A ka vend në treg për një kompani të re?

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” u shërbeu mbi 4.6 milionë udhëtarëve gjatë vitit 2025 - një rritje prej 13 për qind krahasuar me një vit më parë.

Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, gjatë kësaj periudhe u regjistruan rreth 15 mijë nisje fluturimesh. 

Sipas tij, mungesa e përvojës vendore dhe konkurrenca ndërkombëtare do ta vështirësonin hyrjen e një operatori të ri në treg.

“Është shumë vështirë të konkurrojë me kompani që kanë shumë vite përvojë dhe kapacitete të mëdha”, shton ai.

Nëse një kompani e re do të mund të ofronte bileta më të lira apo destinacione të reja, kjo do të varej nga kërkesa e udhëtarëve, konkurrenca dhe kostot e operimit - çështje për të cilat Qeveria nuk ka paraqitur ende një analizë publike.

A mund të zhvillohet aviacioni pa një kompani publike?
Ndërsa Qeveria synon të themelojë një kompani ajrore, operatorët ekzistues kanë paralajmëruar zgjerimin e aktivitetit në Kosovë.

Në korrik, kompania Wizz Air njoftoi se nga nëntori do të vendosë një avion në Aeroportin e Prishtinës dhe do të hapë tri linja të reja, drejt Belgjikës, Gjermanisë dhe Zvicrës.

Sipas kompanisë, ky zgjerim pritet të shtojë rreth 500 mijë ulëse në vit në kapacitetin e saj të fluturimeve nga Prishtina dhe të krijojë 40 vende të drejtpërdrejta pune.

Aeroporti i Prishtinës ka edhe një program stimulues për periudhën 2025-2028, përmes të cilit ofrohen lehtësime për transportuesit që hapin destinacione të reja, shtojnë frekuencën e fluturimeve apo vendosin avionë në aeroport.

Një model tjetër i mbështetjes së transportit ajror zbatohet, ndërkohë, në Bashkimin Evropian.

Përmes mekanizmit të njohur si detyrime të shërbimit publik (PSO), shtetet anëtare mund të mbështesin fluturimet drejt rajoneve ku transporti ajror konsiderohet i domosdoshëm, por ku kompanitë komerciale nuk ofrojnë shërbime të mjaftueshme.

Në kushte të caktuara, shteti mund të përzgjedhë përmes tenderit një kompani ajrore dhe ta kompensojë financiarisht për ofrimin e shërbimit, pa pasur nevojë të themelojë një kompani në pronësi publike.

Megjithatë, zbatimi i një modeli të tillë në Kosovë do të kërkonte vlerësim të veçantë juridik dhe ekonomik.

Bazeli, Cyrihu dhe Dyseldorfi ishin ndër destinacionet me numrin më të madh të udhëtarëve, kryesisht për shkak të lidhjeve të Kosovës me diasporën.

Në Aeroportin e Prishtinës operojnë 21 transportues ajrorë nga vende të ndryshme.

Megjithëse këto të dhëna tregojnë kërkesë të konsiderueshme për transport ajror, ato nuk mjaftojnë për të përcaktuar nëse tregu mund të mbështesë financiarisht edhe një kompani të re.

Ish-drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Bujar Ejupi, thotë se një operator kosovar do të përballej me kompani që kanë flota më të mëdha, rrjete të zhvilluara destinacionesh dhe përvojë shumëvjeçare.

“Duhen shpenzime të mëdha buxhetore për blerjen e avionëve, specializimin e kuadrove dhe funksionimin e kompanisë. Nëse krijohet një kompani publike, sigurisht që do të krijohet me staf ndërkombëtar. Stafi vendor do të kyçej kohë pas kohe. Ne nuk kemi pasur kompani ajrore dhe, fundja, në aviacion edhe kompanitë duhet të kenë treg ndërkombëtar dhe jo treg lokal”, thotë Ejupi për Radion Evropa e Lirë. 

Përvoja e rajonit: Nga ambiciet te vështirësitë financiare

Në vitin 2018, në Shqipëri u themelua Air Albania, një kompani ajrore me pjesëmarrje shtetërore dhe private.

Në strukturën fillestare të aksionarëve, 49 për qind e aksioneve i takonin kompanisë Turkish Airlines, 41 për qind kompanisë MDN Investment dhe 10 për qind Albcontrol-it, ndërmarrje në pronësi të shtetit shqiptar.

Air Albania kreu fluturimin e parë inaugurues në linjën Tiranë-Stamboll në shtator të vitit 2018, ndërsa operimet e rregullta i nisi në prill 2019.

Më pas, kompania zgjeroi rrjetin e destinacioneve.

Pas disa vitesh operimi, kompania nisi t’i reduktonte fluturimet, ndërsa në dhjetor 2025 ndërpreu aktivitetin dhe iu pezullua licenca.

Më 18 maj 2026, Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë ia revokoi licencën e operimit, si pasojë e revokimit të Certifikatës së Operatorit Ajror.

Sllovenia përjetoi, po ashtu, mbylljen e një kompanie ajrore me traditë.

Adria Airways, ish-kompania kombëtare sllovene, falimentoi në vitin 2019, pas vështirësive financiare. 

Kompania ishte privatizuar tre vjet më herët dhe, në kohën e falimentimit, nuk ishte më në pronësi të shtetit.

Mbyllja e saj ndikoi në lidhjet ajrore të Sllovenisë, duke nxitur Qeverinë të shqyrtonte mundësinë e subvencionimit të linjave të rëndësishme ndërkombëtare.

Për Ejupin, përvoja të tilla janë argument për kujdes në ndërmarrjen e investimeve të ngjashme.

“Në Shqipëri, Slloveni, Bullgari, Hungari... edhe ato që kanë pasur me vite kapacitete e traditë, kanë falimentuar”, thotë ai.

Megjithatë, kompanitë e përmendura kanë pasur modele të ndryshme pronësie dhe janë përballur me probleme të ndryshme financiare e operative.

Falimentimi i tyre nuk nënkupton domosdoshmërisht se një kompani e re do të kishte të njëjtin fat, por nxjerr në pah rreziqet që shoqërojnë investimet në këtë industri. 

Investimet përtej një kompanie ajrore
Eksperti i aviacionit, Albion Idrizi, vlerëson se Kosova ka nevojë të zhvillojë sektorin e aviacionit në tërësi, përfshirë aviacionin komercial dhe atë ushtarak.

Por, sipas tij, prioritet nuk duhet të jetë vetëm krijimi i një kompanie për transportin e udhëtarëve.

“Duhet filluar nga aviacioni i përgjithshëm. Aviacioni i përgjithshëm do të prodhojë punëtorë të aftë vendorë. Ata burra e gra kosovare më pas do të operojnë me avionët, do t’i mirëmbajnë, do të zhvillojnë zgjidhje inovative, do të mbrojnë qiellin dhe tokën tonë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Idrizi vlerëson se investimet duhet të përfshijnë edhe qendra trajnimi, hangarë për mirëmbajtjen e avionëve dhe kapacitete për inovacion.

Sipas tij, këto investime do të ndihmonin në krijimin e kuadrove vendore dhe zhvillimin afatgjatë të industrisë.

Çfarë duhet të përmbushë një kompani e re?

Kosova nuk ka asnjë operator ajror vendor të pajisur me certifikatë të lëshuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës.

Por, legjislacioni në fuqi nuk e ndalon krijimin e një kompanie me kapital publik.

Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) konfirmon për Radion Evropa e Lirë se një kompani e re ajrore duhet të pajiset me Certifikatën e Operatorit Ajror (AOC) dhe Licencën e Operimit (OL) përpara se të nisë fluturimet komerciale.

Certifikata dëshmon se kompania përmbush standardet e sigurisë dhe ka kapacitetet e nevojshme teknike e profesionale, ndërsa licenca kërkon përmbushjen edhe të kushteve financiare dhe juridike.

Për një operator që synon të kryejë fluturime të rregullta me avionë të mëdhenj pasagjerësh, kërkohet të dëshmojë se mund t’i përmbushë detyrimet financiare për 24 muaj dhe të mbulojë shpenzimet e operimit për tre muaj, pa llogaritur të ardhurat nga fluturimet.

Po ashtu, duhet të paraqesë një plan biznesi për të paktën tre vjetët e parë.

AAC-ja nuk ofron një vlerësim konkret për koston e themelimit të kompanisë, duke theksuar se ajo varet nga modeli i biznesit, madhësia e flotës dhe mënyra e organizimit.

Kërkesat për certifikim dhe licencim vlejnë pavarësisht nëse kompania është në pronësi publike apo private. 

“Air Kosova”, një ide që rikthehet pas gati një dekade

Themelimi i një kompanie ajrore të Kosovës nuk është ide e re.

Që në vitin 2017, gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt, ishte diskutuar mundësia e zhvillimit të një operatori ajror vendor, i njohur në debatet e atëhershme me emrin “Air Kosova”. Qeveria kishte paralajmëruar politika për zhvillimin e transportit ajror dhe tërheqjen e investitorëve në këtë sektor.

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, kishte deklaruar atëherë për Radion Evropa e Lirë se institucionet do të promovonin politika për të nxitur investimet në tregun e transportit ajror.

Por, iniciativa nuk u konkretizua në krijimin e një operatori të licencuar.  Ideja u rikthye më pas në programin zgjedhor të LDK-së dhe tani është bërë pjesë e zotimeve të Qeverisë Kurti. Nëse ajo do të konkretizohet këtë herë, do të varet nga hapat që do t’i ndërmarrë Qeveria./REL

kosova

Sondazh

Aktualitet 22 October 2026, 15:49 E.d

Euro kap një tjetër minimum historik

Foto ilustruse Kursi i këmbimit të Euros me Lekun vijon rënien dhe po i afrohet më tej kufirit të 90 lekëve. Sipas kursit zyrtar...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin