29 October 2026, 19:11
Nga E.M

TIRANË- Anëtari themelues i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Luan Omari, është ndarë nga jeta në moshën 101-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga Akademia e Shkencave, e cila ka shprehur ngushëllimet për humbjen e akademikut, duke vlerësuar kontributin e tij shumëvjeçar në shkencën dhe kulturën shqiptare.
Omari ka qenë ish-sekretar shkencor dhe zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave. Për disa dekada, ai ia kushtoi jetën kërkimit shkencor dhe zhvillimit të së drejtës dhe shkencave juridike në Shqipëri, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e mendimit juridik shqiptar dhe forcimin e institucioneve demokratike e të shtetit të së drejtës.
Akademiku Luan Omari lindi më 10 qershor 1925 në Tiranë. Arsimin e hershëm e kreu në Bari të Italisë, ndërsa maturën e përfundoi në gjimnazin e Tiranës. Studimet e larta për drejtësi i ndoqi në Beograd dhe Sofje, ku u diplomua në shkencat juridike.
Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë docent i së drejtës publike në Institutin e Lartë Juridik, dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës për gati dy dekada, si dhe profesor i teorisë së shtetit dhe së drejtës dhe i së drejtës publike në këtë universitet.
Luan Omari ka përfaqësuar Shqipërinë në Komisionin e Venecias pranë Këshillit të Evropës. Ai është autor i dhjetëra studimeve dhe monografive mbi historinë e së drejtës në Shqipëri, të drejtën publike dhe kushtetuese, si dhe sistemin juridik shqiptar. Gjithashtu, ka marrë pjesë në proceset dhe debatet kushtetuese për hartimin e Kushtetutës së Shqipërisë dhe të ligjeve kushtetuese pas viteve ’90.
Për kontributin e tij, në vitin 2020, Presidenti i Republikës e nderoi me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Ndërsa në vitin 2016, Akademia e Shkencave e Shqipërisë i akordoi Çmimin e Karrierës Akademike.
Akademia e Shkencave ka njoftuar se homazhet dhe nderimet për akademik Luan Omarin do të zhvillohen më 30 tetor 2026, në ambientet e saj.
Në orën 10:00 do të mbahet Akademia Solemne në sallën “Aleks Buda”, ndërsa homazhet do të zhvillohen nga ora 11:00 deri në orën 13:00. Në orën 13:00, kryetari i Akademisë së Shkencave, akademik Skënder Gjinushi, do të mbajë fjalën e lamtumirës.
“I paharruar kujtimi i akademik Luan Omarit!”, shkruhet në njoftimin e Akademisë së Shkencave./Dosja.al
Luan Omari
Aktualitet
29 October 2026, 19:10
E. D
TIRANË- Si asnjëherë tjetër, një valë e pazakontë kundërshtimesh nga të gjitha segmentet kryesore të sip...
Aktualitet
29 October 2026, 18:57
E.M
ELBASAN- Shtëllunga gjigante tymi të zi kanë mbuluar periferinë e Elbasanit pasditen e sotme pas një zjarri që ka përfshir&e...
Aktualitet
29 October 2026, 18:54
E. D
Lorik Abazi
ANGLI- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e 22-vjeçarit Lorik Abazi, i cili humbi jetën në shkurt t&...
Aktualitet
29 October 2026, 18:23
E. D
Leonidha Çobo
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka hequr masën e ndalimit ...
Aktualitet
29 October 2026, 18:15
E. D
TIRANË- Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit për rrëzimin e përkohshëm të bojkotit të seancave gjyq&e...
Aktualitet
29 October 2026, 17:55
E.M
ISTOG- Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar për krime lufte. Rasti lidhet me Masakr&...
Aktualitet
29 October 2026, 17:20
E.M
DURRËS- Një aksident ka ndodhur në Durrës ku një makinë ka përfunduar në një kanal me ujë, e kthyer përm...
Aktualitet
29 October 2026, 17:12
E.M
TIRANË- Qytetarët janë mbledhur sërish para godinës së Kryeministrisë, duke protestuar kundër qeverisë Rama....
Aktualitet
29 October 2026, 17:03
E. D
TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar listën me 1,434 familje përfituese nga programi i kredive të buta për b...
Aktualitet
29 October 2026, 16:48
E. D
Rossmann & Lala vijon nismën e rishikimit të çmimeve, këtë herë në produktet e kozmetikës. Nga 1 tetori, produkte...