LIVE UPDATES
Bota

Angelina Jolie: Si po i dëmton pandemia gratë në një botë që s’donte t’ia dinte për to

14 October 2020, 12:27 Nga DOSJA
Angelina Jolie: Si po i dëmton pandemia gratë në një

Nga Angelina Joli

Raporti i fundit i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi COVID-19 përmban një deklaratë tronditëse: “fitoret mbi barazinë gjinore rrezikojnë të kthehen dekada pas” nga pandemia. Shifrat paraqesin një pamje të zymtë të 2 milion rasteve të mundshme të gjymtimit gjenital të femrave globalisht deri në vitin 2030, 13 milion martesa të fëmijëve, 15 milion gra dhe vajza që i nënshtrohen dhunës me bazë gjinore për çdo 3 muaj karantinë dhe 47 milion gra të detyruara në varfëri ekstreme.

Perspektiva e “dekadave” të progresit në të drejtat e grave që zhbëhet nga pandemia është e patolerueshme dhe duhet të jetë e pamendueshme. Ka kaluar mbi gjysmë shekulli qyshse Deklarata Universale e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, premtoi të drejta të barabarta për të gjitha gratë, megjithatë të drejtat themelore, mbrojtjet dhe liritë janë ende inekzistente në disa vende. Në të tjerë, ato janë ndërtuar mbi themele kaq të brishta saqë duket se pandemia mund t’i zhdukë ato.

Për këto probleme nuk mund të fajësohen plotësisht mbi koronavirusin. Ndërsa virusi ka ndezur pabarazitë në shoqëri, ai nuk i krijoi ato. Njerëzit – jo sëmundja – janë përgjegjës për ligjet dhe sistemet e padrejta dhe pabarazinë racore dhe shoqërore. Koronavirusi është vetëm justifikimi i fundit për të gjitha ato që nuk i kemi rregulluar vetë.

Edhe para pandemisë, e cila ka çuar në një rritje tronditëse të dhunës në familje, më shumë se tre gra në ditë mesatarisht u vranë nga burrat ose të dashurit e tyre në Amerikë. Globalisht, një në çdo tre gra përballeshin me rrahje, përdhunime ose ndryshe abuzime gjatë jetës, ku në shumicën e rasteve, abuzuesi ishte anëtar i familjes. Kishte mbi tre herë më shumë viktima femra të vrasjeve me dashje më 2017-n në të gjithë botën sesa viktima të terrorizmit – dhe mbi gjysma e tyre u vranë nga një anëtar i familjes.

Ne jetojmë në një epokë të inteligjencës artificiale dhe informatikës kuantike. Megjithatë, të drejtat themelore të grave mbi arsimimin, të drejtën e votës, kontrolli mbi trupat e tyre, mbrojtja e barabartë sipas ligjit, paga e barabartë dhe përfaqësimi i plotë në shoqëri, ende debatohen në terma që do të ishin familjarë vetëm për aktivistët e hershëm për të drejtat e grave, me të njëjtën misogjini të vjetër, justifikime të konsumuara dhe dhunë të plotë. Në botën tonë, ekzistenca e një spitali të tërë në Republikën Demokratike të Kongos kryesisht kushtuar trajtimit të viktimave të përdhunimit brutal – midis tyre foshnje dhe fëmijë të vegjël – është marrë si normale.

Më pak se 1% e të gjithë ndihmës humanitare ndërkombëtare shkon drejt programeve të dhunës seksuale dhe me bazë gjinore – një sinjal i qartë se parandalimit tw krimeve të tilla nuk u jepet përparësi e lartë nga qeveritë. Dhe pandemitë e mëparshme të tilla si Ebola kanë treguar se më shumë gra ka të ngjarë të vdesin nga mungesa e shërbimeve për t’iu përgjigjur dhunës dhe sëmundjes sesa nga vetë sëmundja, megjithatë përpjekjet ndërkombëtare për të përmbushur nevojat e grave në nevojë mbeten të pafinancuara dhe subjekt i reagimeve politike.

Me shikimin pas, ne kemi pranuar ose uruar veten për përparimin në të drejtat e grave që ka qenë në rritje, dhimbshëm të ngadalta dhe fare lehtë të kthyeshme. Brezi i ri – përfshirë ata që votojnë për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme në SHBA – nuk duhet të jenë aq të durueshëm ose të pranojnë kompromiset.

Mundësia e një prapambetjeje në të drejtat e grave në të gjithë botën duhet të provokojë një valë zemërimi dhe shqetësimi, si edhe presion mbi qeveritë për të garantuar se ato nuk do ta marrin parasysh këtë rezultat të padrejtë dhe të rrezikshëm. Shtypja e vazhdueshme ose përmbysja e të drejtave të grave do të çonte në një botë më të pasigurt dhe të ndarë, me një numër më të madh refugjatësh dhe konflikte në rritje. Është sa një kërcënim për interesat, aq edhe një fyerje për vlerat tona. Gratë nuk duhet të jenë zërat kryesorë në këtë luftë. Burrat duhet të mbajnë një qëndrim.

Kjo nuk duhet të jetë çështje partiake. Megjithatë, ajo ka dalë si një vijë ndarëse në zgjedhjet presidenciale të muajit tjetër. Akti i Dhunës Kundër Grave (VAWA) u la të skadojë në shkurt 2019 dhe ende nuk është ri-autorizuar. Vetëm Joe Biden është zotuar për autorizimin e VAWA në 100 ditët e tij të para në detyrë dhe për Amerikën, që të udhëheqë në luftën kundër dhunës me bazë gjinore, globalisht.

Por na duhet më shumë sesa kthimi në statusquo, përpara pandemisë. Brenda vendit, ne kemi nevojë për një fokus shumë më të madh në sigurinë: parandalimin e dhunës në familje, rritjen e mbështetjes dhe shërbimeve për të mbijetuarit, përfshirë fëmijët e ekspozuar ndaj dhunës dhe traumës dhe një sistem që siguron përgjegjësi.

Jashtë vendit, ne dhe vendet e tjera të fuqishme duhet të pranojmë mospërputhjet e dukshme në qasjen tonë ndaj politikës së jashtme: gatishmërinë tonë për të mbyllur një sy para abuzimeve të të drejtave të njeriut kur ato kryhen nga aleatë ose partnerë me të cilët ne duam të bëjmë biznes, ose kur thjesht vendosim që prioritetet tona politike kanë ndryshuar. Duke bërë këtë, e bën shumë të lehtë që të tjerët t’u shmangen përgjegjësive.

Në Afganistan, për shembull, pas një pushtimi ne justifikuam pjesërisht trajtimin e talebanëve ndaj grave dhe dy dekada të përpjekjeve për të mbështetur gratë afgane në kërkesat e tyre për një vend të barabartë në shoqëri, ne me vetëdije kemi marrë pjesë në një proces diplomatik që anashkalonte gratë afgane. Amerika po administron një marrëveshje paqeje që mund të mos kërkojë që talebanët të garantojnë të drejtën themelore të të gjitha vajzave afgane për të shkuar në shkollë, pa përjashtim. Të drejtat e barabarta duhet të nënkuptojnë pikërisht atë, jo të drejta të barabarta kur është e përshtatshme.

Duke mos përdorur ndikimin tonë për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e grave në një kohë kur ato kërcënohen do të tradhtonte parimet themelore të demokracisë sonë. Kjo do t’u dërgonte gjithashtu një mesazh vajzave të reja kudo – tashmë të ndërgjegjshme për t’u rritur në një botë të pabarabartë, të padrejtë – që edhe pse mund t’i shihnim duke u ngushtuar horizontet e tyre gjatë kësaj pandemie, nuk u kujdesëm aq sa të përpiqeshim ta ndalnim atë.

Marrë nga GazetaSi

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angleina jolie dhe covid-19 anglenia jolie angleina jolie dhe covid-19 anglenia jolie

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin