Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Presidenti i Azerbajxhanit paralajmëron Armeninë: Nëse përpiqen të sulmojnë tubacionet, do kenë pasoja të rënda
14 October 2020, 12:04Nga DOSJA
ARMENI– Lufta midis dy vendeve vazhdon. Ditën e sotme Azerbajxhani ka akuzuar Armeninë se është përpjekur të sulmojë tubacionet e saj të gazit dhe naftës, duke paralajmëruar një kundërpërgjigje të ashpër.
“Armenia po përpiqet të sulmojë dhe të marrë kontrollin e tubacioneve tona. Nëse Armenia përpiqet të marrë kontrollin e tubacioneve atje, unë mund të them se rezultati do të jetë i rëndë për ta,“- ka thënë presidenti Aliyev në një intervistë.
Gjithashtu Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit shtoi se do të shkatërronte të gjitha objektet ushtarake në Armeni që kishin në shënjestër vendet civile azere. Ndërsa Armenia ka mohuar të synojë prekjen e tubacioneve.
Më shumë se 500 njerëz janë vrarë që kur luftimet shpërthyen më 27 shtator për rajonin e Nagorno-Karabakut, i cili është njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por qeveriset dhe popullohet nga armenët.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI-Merret vendimi për të arrestuarit e grupit “Agimi i Artë”. Gjykata ka vendosur 13 vite burg për drejtorin Chrysi Avgi dhe 10 vjet për Artemis Mattheopoulo...
AFGANISTAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodur ditën e sotme në Afganistan ku janë rrëzuar dy helikopterë ushtarakë. dhe si pasojë kanë humbur jetën 9 persona.Sipas...
ITALI– Polica italiane ka vënë në pranga një shqiptar në Breshia, i cili është kapur me gjysmë kilogram kokainë në shtëpi.Mediat italiane, kanë bërë të ditur se...
GJERMANI- Gjermania i bëri thirrje Turqisë që t’iu japë fund “provokimeve” në Detin Mesdhe, pas vendimit të Ankarasë për të dërguar atje një anije kërkimore për...