6 November 2026, 13:32
Nga E.M

VJENË- Këngëtarja e njohur ndërkombëtare Taylor Swift para dy viteve është detyruar të anulojë koncertet e turneut të saj “Eras Tour” në Vjenë, pas zbulimit të një komploti terrorist që synonte të vriste dhjetëra mijëra njerëz. Sipas raportimeve ngjarja do të jetë në qendër të një dokumentari të ri.
Dokumentari do të titullohet “Taylor Sëift ëien” i cili po realizohet nën drejtimin e regjisorëve Andreas Pichler dhe Veronika Kaserer, ndërsa pritet të shfaqet premierë në tetor të vitit 2027. Pas transmetimit të parë në televizionin gjerman ZDF, dokumentari do të shpërndahet edhe në tregun ndërkombëtar.
Lajmi vjen disa muaj pasi njëri prej të dyshuarve, i identifikuar vetëm si Beran A., u dënua me 15 vjet burg për planifikimin e një sulmi ndaj fansave të Taylor Sëift, në stadiumin Ernst Happel dhe përreth tij. Pikërisht aty këngëtarja ishte planifikuar të mbante tri koncerte të turneut “Eras Tour”, në gusht të vitit 2024.
Sipas hetimeve, i dyshuari kishte planifikuar t'i sulmonte fansat me thika ose eksplozivë të improvizuar. Me ndihmën e inteligjencës amerikane, autoritetet austriake arritën ta arrestonin atë dhe dy të dyshuar të tjerë të lidhur me komplotin, përpara se sulmet të realizoheshin. Megjithatë, koncertet u anuluan si masë parandaluese për të garantuar sigurinë publike.
Kjo është njëra nga tri temat kryesore që do të trajtojë dokumentari. Sipas përshkrimit të tij, “Taylor Sëift ëien” do të vërë në kontrast komunitetet ekstremiste dhe mizogjene në internet, ku bënin pjesë të dyshuarit, me “botën gjithëpërfshirëse dhe fuqizuese të fansave të Sëift”, të njohur si “Sëifties”.
Pavarësisht anulimit të koncerteve, shumë prej fansave u mblodhën në rrugët e Vjenës për të kënduar këngët e artistes, për të shkëmbyer byzylykë miqësie dhe për të gjetur mbështetje te njëri-tjetri, përballë një ngjarjeje që për pak sa nuk përfundoi në tragjedi.
“Anulimi i koncerteve tona në Vjenë ishte shkatërrues”, kishte shkruar Sëift në një deklaratë të publikuar në Instagram, disa javë pas arrestimeve.
“Arsyeja e anulimit më mbushi me një ndjenjë të re frike dhe me një faj të jashtëzakonshëm, sepse kaq shumë njerëz kishin planifikuar të merrnin pjesë në ato koncerte. Por isha gjithashtu jashtëzakonisht mirënjohëse ndaj autoriteteve, sepse falë tyre, po përjetonim dhimbjen e anulimit të koncerteve dhe jo humbjen e jetëve. Më dha shpresë dashuria dhe uniteti që pashë te fansat, të cilët u bashkuan me njëri-tjetrin”, ishte shprehur këngëtarja.
Dokumentari pritet të shfaqet premierë në vitin 2027./Dosja.al
Taylor Swift SHBA
Art&Argëtim
6 November 2026, 11:26
E.M
FRANCË- George Clooney po planifikon të hapë një restorant së bashku me bashkëshorten e tij Amal Clooney ndërsa ësht&eu...
Art&Argëtim
6 November 2026, 07:16
E. D
DashiSot do të ndihesh më energjik dhe i vendosur. Në dashuri mund të marrësh një mesazh që ke pritur. Në punë, mo...
Art&Argëtim
5 November 2026, 16:21
E.M
BRITANI- Aktori britanik, Russell Brand, është shpallur fajtor për përdhunim dhe sulm seksual nga një juri në Londër, pas m&...
Art&Argëtim
5 November 2026, 15:41
E.M
SHBA- Fituesja e çmimeve Tony, Grammy dhe Emmy, Cynthia Erivo, i është bashkuar kastit të filmit të ardhshëm biografik të ...
Art&Argëtim
5 November 2026, 11:36
E.M
LAS VEGAS- Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka tërhequr vëmendjen e audiencës me paraqitjen...
Art&Argëtim
5 November 2026, 07:07
E. D
DashiNë dashuri do të kërkosh më shumë vëmendje dhe afërsi. Në punë është momenti të organizosh m&e...
Art&Argëtim
4 November 2026, 06:55
E.M
Dashi
Në lidhje dhe marrëdhënie, sot do ndjeni një nevojë të fortë për të shprehur ndjenjat tuaja ndaj...
Art&Argëtim
3 November 2026, 09:46
E.M
SHBA- Modelja shqiptare Angela Martini ka konfirmuar publikisht ndarjen nga bashkëshorti i saj, biznesmeni rumun Dragos Savulescu. Modelja bëri t&eum...
Art&Argëtim
3 November 2026, 07:09
E. D
DashiNë dashuri mund të marrësh një vëmendje ose mesazh që nuk e prisje. Në punë do të kesh mundësi të t...
Art&Argëtim
2 November 2026, 15:57
E.M
LOS ANGELES- Filmi “Romeo dhe Zhulieta”, me regji të Baz Lu hrmann dhe protagonistë Leonardo DiCaprio dhe Claire Danes, shënon 30-vj...