Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Art&Argëtim
George dhe Amal Clooney në përpjekje për kuzhinierin italian perfekt për kuzhinën e tij në Francë/ Partneri Graham Porter kritikon Clooney për kërkimin e figurës "mamma"
Partneri i tij i biznesit, Graham Porter, e përshkroi kërkimin si një përpjekje për të gjetur një figurë autentike të stilit "mamma" – dikë që sjell receta familjare dhe një mikpritje të ngrohtë, në vend që të kërkohet një shef kuzhine me famë ndërkombëtare.
6 November 2026, 11:26Nga E.M
FRANCË- George Clooney po planifikon të hapë një restorant së bashku me bashkëshorten e tij Amal Clooney ndërsa është në kërkim të një kuzhinieri italian për të drejtuar kuzhinën në Cotignac të Provencës (Francë), me hapjen e parashikuar për në maj të vitit 2027.
Partneri i tij i biznesit, Graham Porter, e përshkroi kërkimin si një përpjekje për të gjetur një figurë autentike të stilit "mamma" – dikë që sjell receta familjare dhe një mikpritje të ngrohtë, në vend që të kërkohet një shef kuzhine me famë ndërkombëtare. Restoranti do të vendoset në ambientet e një picerie të dikurshme, e cila aktualisht është në proces rinovimi.
Nga ana tjetër në qendër të vëmendjes janë spekulimet se aktori po shfrytëzon rrjetin e tij të kontakteve italiane për të gjetur kandidatin ideal. Ai është kritikuar për një kërkim të përqendruar në një kuzhinier të aftë duke hedhur poshtë mundësinë e një përzgjedhjeje të hapur./Dosja.al
SHBA- Modelja shqiptare Angela Martini ka konfirmuar publikisht ndarjen nga bashkëshorti i saj, biznesmeni rumun Dragos Savulescu. Modelja bëri t&eum...