Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Art&Argëtim
FOTOT/ Motrat Kardashian shijojnë pushimet në Karaibe, Kim merr vëmendjen
Postimi i 43-vjeçares në Instagram në orët e para të së hënës, ka grumbulluar gati 2.5 milionë pëlqime në vetëm pak orë.
8 April 2024, 11:07Nga S.B
Kim Kardashian
KARAIBE- Ylli i “Kardashians” Kim Kardashian dhe motrat e saj monopolizuan edhe një herë interesin e miliona ndjekësve të tyre në rrjetet sociale, me postimet e tyre nga plazhet ekzotike, ku kaluan disa ditë pushimi. Postimi i 43-vjeçares në Instagram në orët e para të së hënës, ka grumbulluar gati 2.5 milionë pëlqime në vetëm pak orë.
Në postim, Kim Kardashian pozon me bikini nga koleksioni i saj dhe një kapele kauboj mbi kokë. Megjithatë, në shumicën prej tyre ajo pozon duke bërë disa selfie.
Kim Kardashian
Me të kanë qenë edhe motrat e saj Khloe dhe Kourtney Kardashian, siç ka bërë të ditur ajo në postimin e saj. Me Chloe, ato janë fotografuar së bashku, të shtrira në rërë.
Shfletoni galerinë më poshtë për më shumë fotografi.