LIVE UPDATES
Art&Argëtim

TikTok pranon marrëveshjen për varësinë nga rrjetet sociale/ DW: Një nga katër kompanitë që përballen me akuza

Platforma e videove sociale ishte një nga katër kompanitë, përfshirë Meta , Snap dhe YouTube në pronësi të Alphabet, të cilat përballeshin me akuza se platformat e tyre qëllimisht krijojnë varësi dhe dëmtojnë fëmijët.

28 January 2026, 07:43 Nga D.S
TikTok pranon marrëveshjen për varësinë nga rrjetet sociale/
foto ilustruese

SHBA- TikTok ra dakord të martën të zgjidhë një padi të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara mbi varësinë nga mediat sociale, thanë avokatët e paditësit. Platforma e videove sociale ishte një nga katër kompanitë, përfshirë Meta , Snap dhe YouTube në pronësi të Alphabet, të cilat përballeshin me akuza se platformat e tyre qëllimisht krijojnë varësi dhe dëmtojnë fëmijët.

Snap gjithashtu e zgjidhi çështjen javën e kaluar për një shumë të pazbuluar. Detajet e marrëveshjes me TikTok nuk u zbuluan. Joseph VanZandt, bashkë-avokati kryesor i paditësit, tha të martën se TikTok mbetet i pandehur në rastet e tjera të lëndimeve personale. Ai shtoi se gjyqi do të vazhdojë sipas planit kundër Meta-s dhe YouTube-it.

Për çfarë bëhet fjalë?

Padia do të jetë e para në një sërë rastesh që kërkojnë t'i mbajnë kompanitë e mediave sociale përgjegjëse për dëmtimin e shëndetit mendor të fëmijëve. Rasti përfshin një 19-vjeçar nga Kalifornia, i identifikuar si "KGM". Ajo ka akuzuar kompanitë e mediave sociale se i kanë projektuar qëllimisht platformat e tyre për t'i bërë ato më problematike për fëmijët dhe adoleshentët.

KGM pretendon se përdorimi i mediave sociale që në moshë të vogël e ka bërë të varur nga teknologjia. Ajo tha se kjo gjë ia përkeqësoi depresionin dhe mendimet vetëvrasëse. Padia shihet si një paralajmërues, rezultati i të cilit ka të ngjarë të ketë pasoja të gjera si për platformat ashtu edhe për përdoruesit, veçanërisht pasi ka qindra padi të lidhura që akuzojnë platformat për të rinj.

Çfarë thonë kompanitë për akuzat?

Kompanitë e teknologjisë hedhin poshtë pretendimet se produktet e tyre dëmtojnë qëllimisht fëmijët. Platformat theksojnë se kanë vendosur një numër masash mbrojtëse gjatë viteve dhe argumentojnë se nuk janë përgjegjëse për përmbajtjen e postuar në faqet e tyre nga palët e treta.

Një zëdhënës i Meta tha në një deklaratë të hënën se kompania nuk pajtohet fuqimisht me akuzat e paraqitura në padi. Kompania tha se është "e bindur se provat do të tregojnë angazhimin tonë të gjatë për të mbështetur të rinjtë".

Jose Castaneda, një zëdhënës i Google , tha të hënën se akuzat kundër YouTube "thjesht nuk janë të vërteta". Në një deklaratë, ai tha: "T'u ofrojmë të rinjve një përvojë më të sigurt dhe më të shëndetshme ka qenë gjithmonë thelbësore për punën tonë."

Zuckerberg pritet të dëshmojë në gjyq

Përzgjedhja e jurisë për këtë çështje fillon këtë javë në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit. Një numër drejtuesish, përfshirë drejtorin ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, pritet të dëshmojnë në gjyq, i cili do të zgjasë gjashtë deri në tetë javë. Është hera e parë që kompanitë do të argumentojnë çështjen e tyre para një jurie.

“Ky ishte vetëm rasti i parë ka qindra prindër dhe distrikte shkollore në gjyqet për varësinë nga mediat sociale që fillojnë sot, dhe për fat të keq, çdo ditë familje të reja po flasin hapur dhe po i çojnë kompanitë e mëdha të teknologjisë në gjykatë për produktet e tyre qëllimisht të dëmshme”, tha për agjencinë e lajmeve AP Sacha Haworth, drejtoreshë ekzekutive e organizatës jofitimprurëse Tech Oversight Project./DW

tiktok shba meta

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes