9 November 2022, 15:48
Nga k.m.
Shakira dhe Gerard Pique
SPANJË- Shakira dhe Gerard Pique kanë konfirmuar se kanë nënshkruar një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve që do t'i pengojë ata që t'i futen një beteje të dhimbshme ligjore. Çifti, i cili konfirmoi ndarjen e tyre në qershor, lëshoi një deklaratë të martën pas një takimi maratonë 12-orësh me avokatët e tyre që përfundoi në orët e para të mëngjesit.
Pique, i cili njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli pasi ishte i ngarkuar emocionalisht, thuhet se ka dhënë pëlqimin që ish-partnerja e tij të transferohej në Miami me fëmijët e tyre Milan, 9 dhe Sasha, 7 vjeç. Kjo marrëveshje është bërë sipas mediave të huaja për të shmangur një betejë të gjatë ligjore mes tyre. Dëshira e Shakirës për t'u shpërngulur në qytetin ku jetonte ajo më parë ishte pengesa kryesore.
Pique dhe Shakira thanë në deklaratën e tyre të përbashkët: Duam të bëjmë të ditur se kemi nënshkruar një marrëveshje që garanton mirëqenien e fëmijëve tanë dhe e cila do të ratifikohet në gjykatë si pjesë e një procesi thjesht formal. Qëllimi ynë i vetëm është t'u ofrojmë atyre sigurinë dhe mbrojtjen maksimale, dhe ne besojmë se privatësia e tyre do të respektohet. Ne vlerësojmë shqetësimin e treguar dhe shpresojmë që fëmijët të mund të vazhdojnë jetën e tyre me privatësinë e nevojshme në një mjedis të sigurt dhe të qetë.
Shtypi spanjoll raportoi gjithashtu se Pique do të jetë në gjendje të kalojë dhjetë ditë në muaj me fëmijët e tij si pjesë e marrëveshjes me Shakirën, e po ashtu dhe pushimet.
Gazeta katalanase “El Periodico” në publikimin e saj, ka thënë konkretisht: Gerard Pique do të ketë fëmijët e tij 10 ditë në muaj dhe të tre periudhat e pushimeve, me përjashtim të pushimeve të Krishtlindjeve, duke filluar nga viti i ardhshëm. Krishtlindja e këtij viti do të alternohet 50% sipas kalendarit të qeverisë rajonale të Katalonjës dhe në vitet e ardhshme ata do ta bëjnë këtë sipas kalendarit shkollor të fëmijëve. Kjo është marrëveshja e arritur nga futbollisti dhe partnerja e tij Shakira për kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Nëse, siç pritej, Sasha dhe Milani fillojnë shkollën në SHBA në vitin e ri, Pique do të duhet të jetojë mes Majamit dhe Barcelonës nëse dëshiron të shijojë 10 ditët me fëmijët e tij çdo muaj.
Samiti që zgjati plot 12 orë
Bisedimet maratonë filluan të hënën pasdite në ish-shtëpinë e familjes së çiftit në Esplugues de Llobregat në periferi të Barcelonës. Biseda u përmbyllën në orët e para të mëngjesit të së martës, me negociatat e cilësuara si “intensive” nga gazeta autoritative katalanase El Periodico. Gazeta rivale “La Vanguardia” shkruante: Milani dhe Sasha do të shkojnë me Shakirën në Miami. Fëmijët do t'i kalojnë Krishtlindjet në Barcelonë, por sapo të fillojë viti 2023, futbollisti do të duhet të vizitojë fëmijët e tij në SHBA.
shakira gerard pique
Art&Argëtim
9 November 2022, 14:53
A.B
Alfio dhe Fatma
TIRANË- Kuzhinieri i njohur, Alfio Rrotani ka konfirmuar ndarjen me moderatoren Fatma Methasani. Përmes një postimi të ...
Art&Argëtim
9 November 2022, 11:04
f.g
Ervina Kotolloshi dhe Romir Zalla
TIRANE- Aktorja Ervina Kotolloshi, e njohur për publikun shqiptar për rolin e saj si "Ponja" e Portokallisë...
Art&Argëtim
9 November 2022, 08:39
a.l
Flori Mumajesi
Kantautori i njohur, Flori Mumajesi ka qenë në qendër të mediave rozë së fundmi, pas deklaratave se ka fshir&e...
Art&Argëtim
9 November 2022, 07:39
Foto Ilustruese
Dashi
Në dashuri nëse jeni vetëm tani nuk doni të angazhoheni dhe po preferoni një dashuri part time. Në pun...
Art&Argëtim
9 November 2022, 07:13
a.l
Rihanna
NEW YORK- Ylli ndërkombëtar Rihanna shfaqet tepër sensuale në fotot më të fundit që ka zgjedhur të postoj&e...
Art&Argëtim
8 November 2022, 20:06
A.B
Selena Gomez dhe nena e saj
SHBA- Dokumentari i Selena Gomez, “My Mind & Me”, prej disa ditësh tashmë është shfaqu...
Art&Argëtim
8 November 2022, 19:28
k.m.
Rihanna dhe ASAP Rocky
SHBA- Nuk e ka me nxitim. Rihanna diskutoi vendimin e saj për të mos ndarë emrin e djalit të saj...
Art&Argëtim
8 November 2022, 19:24
d.a.
Spice Girls
BRITANI- Miqësia nuk mbaron kurrë, kjo u vërtetua nga një video e veçantë e publikuar nga David Beckham të...
Art&Argëtim
8 November 2022, 18:30
A.B
Aktori Leslie Phillips
SHBA- Leslie Phillips, aktori britanik, i cili luajti në filmit Carry On dhe më vonë në filmat e Harry Pott...
Art&Argëtim
8 November 2022, 18:42
d.a.
Mbreti Juan Carlos
SPANJË- Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos po kërkon imunitet ligjor në një gjykatë apeli në Mbret&eum...