30 October 2026, 12:27
Nga G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, njoftoi se ditën e nesërme, në orën 12:00, PD do të zhvillojë një protestë kombëtare në mbështetje të revoltës studentore. Ai u bëri thirrje anëtarëve, mbështetësve të partisë nga i gjithë vendi që ti bashkohen tubimit.
Gjatë fjalës së tij, në një konferencë për mediat, Berisha vlerësoi protestën e studentëve dhe gjimnazistëve, duke e cilësuar atë si një reagim kundër korrupsionit dhe qeverisë. Ai akuzoi gjithashtu autoritetet për dhunë ndaj protestuesve dhe pretendoi se reagimi i të rinjve ka marrë vëmendje edhe në mediat ndërkombëtare.
Berisha: Nesër në ora 12:00, PD fton të gjithë anëtarët në protestë kombëtare të fuqishme në mbështetje të revoltës studentore Të dashur qytetarë dhe qytetare, nesër në ora 12:00, PD fton të gjithë anëtarët, anëtaret, mbështetësit e saj nga mbarë vendi në protestë kombëtare të fuqishme në mbështetje të revoltës studentore. Studentët në revoltën e tyre shumëditore kanë dëshmuar guximin e paparë ndonjëherë të qytetarëve në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Studentët në revoltën e tyre kanë gjunjëzuar narkoshtetin jo një po disa herë.
Me trimërinë e tyre, vajzat dhe djemtë e gjimnazeve dhe të universiteteve kanë fituar një simpati botërore. Studentët kanë bërë krenarë sot me trimërinë, guximin e tyre çdo shqiptar. Protesta të shumta ka kudo, por mediat ndërkombëtare më të mëdha, rrjetet më të fuqishme sociale, janë të mbushura me skenat e heroizmit studentor dhe barbarisë qeveritare në rrugët e Tiranës. Ata kanë lartësuar emrin dhe dinjitetin e shqiptarëve. Edi Rama u përpoq t’i përlyejë njëlloj siç bëri me Flamingot në sallën e OKB, në sallën më prestigjioze, ku me paturpësinë më të madhe e shpalli protestën e tyre si protestë antisemite vetëm e vetëm që të mund t’i jepte ngjyra me të cilat ajo nuk mund të kishte asnjë mbështetje.
Edvin Kristaq Xhelati, i kthyer në genet e etërve të tij, tregoi fytyrën e vërtetë në këtë protestë duke urdhëruar mercenarë të paguar, vrasës me pagesë të qëllojnë me armë absolutisht në zona të ndaluar me ligj shqiptar dhe ndërkombëtar.
Urdhëroi barbarët të shkelmojnë trupat gjysëm me ndjenja dhe gjysëm pa ndjenja të protestuesve të rënë nga goditjet e tyre t’u thyejnë kockat. I përplasi ata në salla të mëdha torture. Askush në Evropë dhe në botë nuk i besoi akuzat e tij për ANTIFA. Jo! Lëvizje studentore kundër korrupsionit, kundër vjedhjes së zgjedhjeve, kundër mbrojtjes së korrupsionit të Lubi Ballukut dhe vetes së tij./Dosja.al
sali berisha
Politike
30 October 2026, 12:00
G.M
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i ka bërë thirrje opozitës dhe të ...
Politike
30 October 2026, 11:40
G.M
Toni Gogu
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Toni Gogu, u ka përcjellë një përgjigje zyrtare deputetëve socialistë Ble...
Politike
30 October 2026, 11:26
I.A
Bashkim Zeneli
TIRANË- Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare Bashkim Zeneli, ish-ambasadori i Shqipërisë n&...
Politike
30 October 2026, 11:13
I.A
Kuvendi
TIRANË- Sekretariati i Etikës ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e disa deputetëve t&eu...
Politike
30 October 2026, 11:02
I.A
Petrit Malaj
TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2027” dhe projektligjet e pake...
Politike
30 October 2026, 10:40
I.A
Ervis Berberi
TIRANË- SPAK ka mbyllur hetimet për Evis Berberin, ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), lidhur me akuzën e shkelj...
Politike
30 October 2026, 09:53
G.M
Bajram Begaj
TIRANË- Bajram Begaj ka zhvilluar takimet e para me përfaqësuesit e forcave politike në kuadër të konsultimeve p&eu...
Politike
30 October 2026, 09:38
G.M
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka refuzuar ftesën e Bajram Begajt për ...
Politike
30 October 2026, 09:31
G.M
Taulant Balla dhe Bajram Begaj
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, është takuar këtë t&e...
Politike
30 October 2026, 08:11
G.M
pamje
TIRANË- Kryeministri Edi Rama vijon përpjekjet për të dialoguar me protestuesit, pas protestave të dhunshme të mbajtura n&...