21 November 2026, 17:54
Nga E.M
Foto ilustruse
CETINJË- Milos Duriçkoviç, 56 vjeç, i identifikuar si pjesëtar i klanit kriminal “Skaljari”, është vrarë me armë zjarri këtë të shtunë në qytetin e Cetinjës, në Mal të Zi. Trupi i pajetë i tij është gjetur në vendbanimin Bajice, në territorin e komunës së Cetinjës.
Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Policisë në Mal të Zi, shërbimi i Komisariatit të Cetinjës është njoftuar në orët e mëngjesit nga një qytetar, i cili kishte konstatuar praninë e një personi të pajetë. Policia sqaron se nuk kishte marrë më parë asnjë njoftim për përdorimin e armëve të zjarrit në atë zonë.
Pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët konstatuan se 56-vjeçari M.Đ. ishte vrarë me armë zjarri. Autoritetet kanë bllokuar zonën ku u gjet trupi, si dhe një perimetër më të gjerë dhe disa akse rrugore, ndërsa kanë nisur kërkimet për autorin.
Drejtoria e Policisë bëri të ditur se hetimet po zhvillohen në koordinim me prokurorin shtetëror pranë Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Të gjitha kapacitetet e disponueshme të Policisë janë angazhuar për zbardhjen e kësaj vepre penale”, thuhet në njoftimin e autoriteteve malazeze.
Sipas medias “Vijesti”, Duriçkoviç ishte pjesëtar i klanit kriminal “Skaljari”, një prej grupeve të njohura të krimit të organizuar në Mal të Zi, i përfshirë prej vitesh në përplasjet me klanin rival “Kavač”.
Policia malazeze nuk ka dhënë ende detaje të tjera mbi autorin apo motivet e mundshme të vrasjes./Dosja.al
Milos Duriçkoviç
Aktualitet
21 November 2026, 17:22
E.M
TIRANË- Pas marshimit në disa akse kryesore rrugore të Tiranës protestuesit tashmë janë zhvendosur përballë Kryeministr...
Aktualitet
21 November 2026, 17:15
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta kundër qeverisë Rama vijon në rrugët e Tiranës, ku studentë, të rinj dhe qytetarë kanë l&e...
Aktualitet
21 November 2026, 17:06
E.M
TIRANË- Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, ndërsa ndaluan edhe pranë Kishës Katolike. Qytetarë...
Aktualitet
21 November 2026, 17:01
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit, por gjatë lëvizjes në Rrugën e Kavajës jan&e...
Aktualitet
21 November 2026, 16:55
E.d
Foto ilustruse
FIER- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier–Seman, ku një i mos...
Aktualitet
21 November 2026, 16:52
E.d
Pamje nga protesta
TIRANA- Pedagogu Ervin Goci ka komentuar protestën dhe zhvillimet politike brenda Partisë Socialiste, duke pretenduar se pakë...
Aktualitet
21 November 2026, 16:44
E.M
TIRANË- Një kosh mbeturinash është përfshirë nga flakët në zonën e Myslym Shyrit, pasi protestuesit i kanë v&...
Aktualitet
21 November 2026, 16:37
E.M
TIRANË- Një shqiptar nga diaspora cili ka ardhur nga Italia për t’iu bashkuar protestës së studentëve në nj&...
Aktualitet
21 November 2026, 16:25
E.M
TIRANË- Protestuesit kanë vijuar tashmë marshimin në rrugët e Kryeqytetit në kuadër të revoltës së tyre ...
Aktualitet
21 November 2026, 16:16
E.d
Pamje
TIRANA- Një shqiptare që jeton në diasporë i është bashkuar protestës së zhvilluar këtë të shtun&...