Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Atentati ndaj Ndojës, Kejvina Kthella del në ‘skenë’ pas mesazheve me Redjan Rrajën, merret në pyetje dhe i sek
7 November 2019, 17:19Nga DOSJA
TIRANË– Kejvina Kthella, modelja dhe personazhi mjaft i njohur në showbizin shqiptar është marrë në pyetje në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.
Dosja.al ka mësuar se emri i Kthellës ka dalë nga mesazhet që ka shkëmbyer me Redian Rrajën, nipin e deputetit të PS-së, i cili është i vetmi i arrestuar për ngjarjen në fjalë ku mbetën të plagosur tre persona, prokuroria Arjan ndoja, Landi Muharremi i njohur si ‘Rrumi’ dhe shoferi Andi Maloku.
Gjithashtu burime nga grupit hetimor e Policia e Shtetit i thanë Dosja.al se modeles 24-vjeçare i është sekuestruar telefoni dhe pritet që nga ‘zbërthimi’ i tij të merren vesh të dhëna të tjera, në lidhje me lëvizjet që mund të ketë kryer 34-vjeçari Rraja ditët para atentatit, në momentin e ngjarjes dhe pas tij.
Mes Kejvinës dhe Redjanit të njohur ndryshe si “Dara” i Krujës ka komunikime të shpeshta, por nuk bëhet e qartë marrëdhënia që i lidh bashkë.
Redjan Rraja, u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi e më pas drejt Italisë. Ai akuzohet si një nga autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019. Rraja u zbulua nga shenjët e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri, që u gjet e padjegur në Ishëm.
Vetë Rraja ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në atentat dhe se ka alibi për vendndodhjen e tij në momentin kur është kryer atentati. Mëgjithatë Gjykata e ka lënë të riun në burg deri në përfundimin e hetimeve për atentatin. Rraja është nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rrajës, i cili është diplomuar për stomatologji dhe prej vitesh jeton në Kanada dhe Shqipëri.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
GREQI- Të dhënat zyrtare të policisë së vendit fqinj bëjnë me dije se për 6-mujorin e parë të 2019, policia vendase ka ndaluar për hyrje të paligjshme 5025 shqi...
IRLANDË- Zyrtarët e imigracionit në Aeroportin e Dublinit janë urdhëruar të miratojnë një qëndrim më të fortë në trajtimin e azilkërkuesve falsë nga Shqipë...
DURRËS– Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja, lidhur me grabitjen e filialit të Postës Shqiptare në Krujë disa ditë më parë, ku edhe u morën 130 milio...
KORÇË- Lëvizje të tjera në postet drejtuese në burgje. Altin Gusho nga Pogradeci është emëruar ditën e sotme shefi i burgut të sigurisë së Lartë në ...
TIRANË– Lot, përqafime, mall dhe një fëmijë i mbetur peng mes kampeve të Sirisë….Kjo është historia e një familjeje shqitare, të ndarë për së gjalli e cila...
TIRANË- HUAWEI, operatori kryesor në botë i Teknologjisë dhe Informacionit e ka rritur ekonominë e Europës me 12.8 miliardë euro përmes aktivitetit të tij ...
Përplasja e grupeve kriminale në Durrës për zotërimin e pronave në Gjirin e Lalzit, është pista kryesore ku po heton prokuroria e Krimeve të Rënda, për atentati...
Sapo hyra në një qendër lojërash elektronike zonën e Bllokut në Tiranë, papritur u ndesha më 4 palë sy që më vështronin ngultas. Vetëm pyetja mungoi “po kjo &...
Për rastësi , edhe rruga që të çon në vendin ku u gjet makina e braktisur e atentatorëve të prokurorit Ndoja quhet rruga e “Lalëzit”, sepse edhe një nga...