20 November 2026, 10:24
Nga E. D
Avokati Plarent Ndreca
TIRANË- Avokati Plarent Ndreca i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kryerjen e një diagnostikimi të ri për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si dhe vlerësimin e mundësisë për një ndërhyrje kirurgjikale në këmbën e dëmtuar. Pas takimit me Veliajn në burgun e Fierit, Ndreca deklaroi se klienti i tij vijon të ketë dhimbje të forta në këmbë dhe të jetë nën efektin e medikamenteve qetësuese.
Avokati thekson se institucionet përgjegjëse duhet të tregojnë kujdesin e nevojshëm për gjendjen shëndetësore të Veliajt, ndërsa paralajmëroi se do të kërkohet përgjegjësi në rast se dëmtimi shkakton pasoja të mëtejshme për shëndetin e tij. Sipas Ndrecës, problemet shëndetësore kanë ndikuar edhe në ushtrimin e detyrës së kryebashkiakut.
Mbrojtja ka kërkuar gjithashtu që Veliaj të kryejë sot, në orën 14:30, një konsultë me një mjek specialist të Spitalit të Traumës. Për këtë kërkesë, avokati tha se është në pritje të konfirmimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Pasditen e 28 tetorit Veliaj u transferua papritur nga paraburgimi i Durrësit në qelitë e burgut të Fierit me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Transferimi i tij ka shkaktuar reagime dhe polemika të shumta, si dhe një "luftë" brenda socialistëve. Transferimin nga qelia e Durrësit në Fier, Veliaj e cilësoi si një “rrëmbim policor” pasi nuk ishte njohur me aktin që urdhëronte transferimin dhe arsyet e lidhura me këtë vendim. Nga ana tjetër, Drejtoria e Burgjeve tha se urdhri i transferimit është firmosur sipas procedurave, por dokumenti është klasifikuar “sekret shtetëror”, ndaj nuk mund të bëhet publik jashtë kushteve të parashikuara në ligj.
Transferimi i Veliajt ka sjellë një "luftë" mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama. E gjitha u bë publike, pasi Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, pranoi se ka zhvilluar takim me Veliajn në burgun e Fierit në mënyrë të fshehtë, por mohoi që t'i ketë përcjellë mesazhe kërcënuese nga kryeministri Edi Rama, të cilat ishin raportuar në media. Gogu tha se takimi është zhvilluar të premten, në kuadër të përgjegjësive të tij si ministër i Drejtësisë. Sipas tij, vizita kishte për qëllim njohjen me kushtet e trajtimit të Veliajt dhe dëgjimin e ankesave të ngritura publikisht nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Por Veliaj tregoi një anë tjetër të takimit, duke konfirmuar mesazhet kërcënuese që ka marrë dy ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama nëpëmjet Ministrit Toni Gogu.
Sipas versionit të Veliajt, gjatë takimit të zhvilluar të premten në orën 22:30, Gogu i ka komunikuar disa kërkesa që lidhen me pranimin e përfshirjes në protestat, heqjen dorë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe delegimin te Arbër Hajdari, si dhe ndërprerjen e këshillimit me avokatin Plarent Ndreca. Në letrën e publikuar nga kryebashkiaku, thuhet gjithashtu se mospranimi i këtyre kërkesave mund të sillte rëndimin e pozitës së tij ligjore dhe përballjen me akuza të tjera. Po ashtu, Veliaj ka mohuar kategorikisht lidhjen me protestat dhe i ka kërkuar kryeministrit të paraqesë prova për këto pretendime. Ai ka theksuar se nuk do të heqë dorë nga dinjiteti i tij, pavarësisht situatës në të cilën ndodhet./Dosja.al
Avokati Plarent Ndreca erion veliaj
Politike
20 November 2026, 09:56
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm, në orën 08:00, ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqev...
Politike
20 November 2026, 08:01
I.A
TIRANË- Në Shqipëri shqetësimet për korrupsionin janë rritur se tepërmi gjatë këtij viti, teksa në vendet e B...
Politike
19 November 2026, 23:47
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka deklaruar se komunikimet e fundit me kryeministrin Edi Rama ka qenë gjatë ditëve t&eu...
Politike
19 November 2026, 23:42
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka deklaruar se nuk ka asnjë interes të rikthehet në postin e ministres në qeverin&...
Politike
19 November 2026, 23:40
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama se duhet të zgjedhë mes trashëgimis&e...
Politike
19 November 2026, 23:35
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka folur edhe për situatën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhe...
Politike
19 November 2026, 23:25
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali i ka kërkuar Edi Ramës të largohet nga drejtimi i Partisë Socialiste, duke theksuar...
Politike
19 November 2026, 23:19
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka përmendur edhe rastin e Belinda Ballukut, teksa ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrë...
Politike
19 November 2026, 23:14
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka bërë akuza të forta ndaj Belinda Ballukut duke pretenduar se përdor influenc&eum...
Politike
19 November 2026, 23:08
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali duke komentuar...