19 November 2026, 23:25
Nga I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali i ka kërkuar Edi Ramës të largohet nga drejtimi i Partisë Socialiste, duke theksuar se duhet të mbrojë trashëgiminë e tij politike dhe të shkëputet nga modeli aktual i qeverisjes. Gjatë intervistës në “Top Story”, Spiropali vlerësoi kontributin e Ramës në transformimin e Shqipërisë dhe në përfaqësimin e vendit në marrëdhëniet me jashtë,
Spiropali theksoi se ai nuk duhet ta hedhë poshtë këtë trashëgimi duke e kthyer Partinë Socialiste në mburojë për individë që nuk e meritojnë besimin e partisë dhe të shqiptarëve. Ajo u shpreh se Rama duhet të bëjë një ndarje të qartë nga praktikat dhe modeli aktual i qeverisjes, duke kërkuar zgjedhje brenda PS-së dhe meritokraci në emërimin e ministrave dhe drejtuesve të administratës.
"Të gjithë urojnë për të lënë një trashëgimi nga Partia Socialiste, për të krijuar një legacy të drejtë dhe edhe asaj që ai ka bërë, sepse ka bërë jo pak për Shqipërinë. Unë jam dëshmitare, jam dëshmitare se si Edi Rama në marrëdhënie me jashtë ka luftuar për partinë dhe ka luftuar për Shqipërinë si askush tjetër. Kësaj i takon reputacionit të këtij vendi, kësaj i takon transformimit. Nuk mund sot ta hedhi poshtë të gjithë këtë trashëgimi, të gjithë këtë kontribut që ne kemi dhënë, të gjithë këtë punë që kemi bërë, fytyrat tona që i kemi vënë në këtë parti, në këtë qeveri, dhe partia është instrument sepse duhet të ndryshosh vendin, nuk mundet që një parti e tërë të shkojë pas dhe të ndjekë apo të bëhet mburojë për disa njerëz që nuk e meritojnë besimin as të kësaj partie, as të Shqipërisë. Edi Rama nëse patjetër do të rrijë në krye të kësaj force politike dhe të kësaj qeverie dhe të ri me nder, duhet patjetër që të bëjë divorcin e tij nga këto praktika, duhet patjetër që të ndahet nga ky model qeverisjeje dhe i partisë. Duhet të kuptojmë që duhet të ketë gara brenda Partisë Socialiste, por edhe në zgjedhjen e ministrave dhe drejtorëve duhet administrata të shkojë urgjentisht drejt meritokracisë dhe drejtësisë, sepse siç e thashë, nuk është rasti im personal sepse as do ta përmendja këtu. Sot duhet të mbrojë trashëgiminë e vet dhe duhet të mbrojë Partinë Socialiste të Shqipërisë. Unë i kërkoj Edi Ramës dhe shumë të tjerë zgjedhje brenda Partisë Socialiste. Nuk është e rëndësishme, nuk është e rëndësishëm emri, është i rëndësishëm modeli nga i cili duhet të bëhen zgjedhje në Partinë Socialiste. Zgjedhjet e fundit në Partinë Socialiste janë bërë në 2009. Nuk ka asnjë model. Nuk ka asnjë model sot në Europë dhe në botë ku nuk bëhen zgjedhje brenda një force politike."," tha Spiropali./Dosja.al
elisa spiropali edi rama
Politike
19 November 2026, 23:19
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka përmendur edhe rastin e Belinda Ballukut, teksa ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrë...
Politike
19 November 2026, 23:14
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka bërë akuza të forta ndaj Belinda Ballukut duke pretenduar se përdor influenc&eum...
Politike
19 November 2026, 23:08
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali duke komentuar...
Politike
19 November 2026, 23:00
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Gazment Bardhi ka ironizuar qëndrimet e mëparshme të Elisa Spiropalit ndaj kryeministrit Edi Rama, duk...
Politike
19 November 2026, 22:56
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka kritikuar mënyrën se si funksionon demokracia e brendshme në Partinë Socialiste,...
Politike
19 November 2026, 22:48
I.A
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka folur për marrëdhënien e saj politike me kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar atë si nj&e...
Politike
19 November 2026, 22:38
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka kritikuar ashpër ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke e cilësuar at...
Politike
19 November 2026, 22:36
I.A
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka folur për arsyet që mund të kenë çuar në largimin e saj nga posti i ministres së...
Politike
19 November 2026, 22:33
"Dua t’i jap fund telenovelës së diskutimeve dhe fjalëve të nxjerra nga Asambleja. Kam zgjedhur të mos i komentoj këto dit&...
Politike
19 November 2026, 22:26
I.A
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali i ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama duke deklaruar se pusht...