15 November 2026, 11:21
Nga I.A

FRANCË- Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën fajtorë për një seri vjedhjesh dhe tentativash për grabitje në banesa. Vendimi është dhënë më 13 nëntor nga Gjykata e Colmarit, pas një hetimi të zhvilluar nga policia franceze. Sipas hetimeve, të dyshuarit kishin vepruar në disa zona të Francës, duke hyrë në banesa dhe duke marrë sende me vlerë. Megjithëse katër të akuzuarit kanë mohuar vazhdimisht përfshirjen në këto ngjarje, gjykata vendosi t’i dënojë secilin me tre vite burg.
Vjedhjet kishin shkaktuar shqetësim te banorët e zonave të prekura. Në Turckheim, një prej banesave të shënjestruara kishte pësuar dëmtime në grilat elektrike dhe dritare. Autorët kishin përdorur edhe një darë për skarë, të marrë nga kopshti, për të ndërhyrë në banesë. Brenda saj kishin përmbysur gjithçka, por nuk kishin arritur të vidhnin asgjë.
Një tjetër episod u raportua në Zimmerbach, ku pronarja e një banese u njoftua nga fqinja se dritarja e shtëpisë së saj kishte qëndruar e hapur për dy ditë.
“Kanë shkaktuar shumë dëme për shumë pak gjëra”, u shpreh një prej banoreve të prekura.
Raste të tjera vjedhjesh janë raportuar edhe në Labaroche, Munster, Porte-du-Ried dhe Rosières-aux-Salines, në rajonin Meurthe-et-Moselle. Mes sendeve të marra nga banesat përmenden bizhuteri dhe një konsolë lojërash PlayStation 5./Dosja.al
Aktualitet
15 November 2026, 10:59
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Tre persona janë arrestuar dhe 18 të tjerë janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës pas protest&eu...
Aktualitet
15 November 2026, 10:23
I.A
GREQI- Ish-peshëngritësi Pirro Dhima paraqiti dorëheqjen e tij si këshilltar i ministrit të Sportit Yiannis Vroutsis në Greqi, di...
Aktualitet
15 November 2026, 09:42
I.A
FIER- Policia e Fierit ka finalizuar fazën e dytë të operacionit të koduar “Hijet e Natës”, në kuadër të t&...
Aktualitet
15 November 2026, 08:46
I.A
TIRANË- Sot në orën 08:00 nis edicioni i dhjetë i Maratonës së Tiranës, një prej aktiviteteve më të rënd...
Aktualitet
15 November 2026, 07:49
I.A
Moti i keq
TIRANË- Vendi ynë pritet të përfshihet këtë të dielë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me ...
Aktualitet
14 November 2026, 22:18
E.d
Paulin Filopati
KURJA- Aksidenti tragjik i ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Fushë-Krujë–Thumanë i ...
Aktualitet
14 November 2026, 22:10
E.d
Një flamur i Kosovës duke valuar në pikën kufitare me Shqipërinë, në Vërmicë.
Brenda pak vitesh, kufijtë e j...
Aktualitet
14 November 2026, 21:33
E.d
Besmir Beja
TIRANA- Besmir Beja është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave. Besmir Beja ishte emëru...
Aktualitet
14 November 2026, 20:33
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta e sotme në Tiranë është shoqëruar me tensione në përfundim të saj, ku disa protestues kanë...
Aktualitet
14 November 2026, 20:26
E.d
Pamje
FIER- Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për tre nga personat e përfshirë n&e...