Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Katalanasit kanë tentuar të afrojnë Jonathan Tah për të përforcuar qendrën e mbrojtjes, por futbollisti gjerman nuk ka ndërmend të largohet nga Bavaria. Edhe Bayern Munich nuk është i gatshëm të heqë dorë prej tij.

SPANJE - Barcelona po shqyrton mundësinë për të përforcuar repartin defensiv gjatë merkatos së dimrit, duke kërkuar një qendërmbrojtës me përvojë dhe profil të lartë. Pas kritikave për paraqitjet në prapavijë, drejtuesit katalanas duket se kanë ndryshuar prioritetet, duke e zhvendosur vëmendjen nga sulmi te mbrojtja.
Sipas raportimeve të gazetarit Florian Plettenberg, një prej emrave në listën e dëshirave të Barcelonës është Jonathan Tah. Mbrojtësi gjerman ka qenë edhe më parë në radarët e klubit spanjoll, përpara se në vitin 2025 të zgjidhte transferimin te Bayern Munich si lojtar i lirë.
Barcelona tenton Tah, por përballet me një refuzim
Interesi për 30-vjeçarin lidhet edhe me dëshirën e Hansi Flick për të ndërtuar një dyshe të qëndrueshme në qendër të mbrojtjes, me Pau Cubarsin si një prej pikave të referimit.
Tah, i cili ka punuar më parë me Flick në Kombëtaren gjermane, po përballet me më shumë konkurrencë për një vend titullari te Bayern Munich, veçanërisht pas rikthimit në formë të Kim Min-jae.
Kjo situatë kishte bërë që Barcelona të shpresonte për një mundësi transferimi, por përgjigjja e mbrojtësit nuk ka qenë pozitive. Tah nuk dëshiron të largohet nga Bavaria, ndërsa edhe drejtuesit e Bayern Munich nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga shërbimet e tij.
Një lajm zhgënjyes për Flick dhe drejtorin sportiv Deco, të cilët e vlerësojnë shumë profilin e mbrojtësit gjerman. Nëse nuk do të ketë një ndryshim të papritur të situatës, Barcelona do të duhet të kthejë vëmendjen drejt alternativave të tjera për të përforcuar repartin defensiv.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Lamine Yamal po përgatitet të nisë një kapitull të ri në jetën personale, duke zgjedhur një prej pronave m&eum...
TIRANE - Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit&rdquo...
ANGLI - Formula 1 do ta mbyllë sezonin në Lindjen e Mesme. Pas ditëve të pasigurisë për shkak të konfliktit mes Iranit dhe Sh...
FRANCE - “Blutë” humbasin Marcus Thuram për ndeshjet e ardhshme, pasi sulmuesi i Interit është detyruar të largohet nga gr...
ITALI - Milani do të qëndrojë për shtatë ditë larg fushave stërvitore. Ruben Amorim ka vendosur t'u japë futbollist&eum...
ITALI - Azzurrët do të duhet të bëjë pa Nicolò Zaniolon në dy ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve kund&e...
ZVICER - Sipas raportit zyrtar të UEFA-s, Shqipëria ka arritur të kapë shifrën e 7.789 pikë për sezonin 2025/26, duke pë...
SPANJE - Joan García ndihet rehat me stilin e lojës së Barcelonës dhe linjën e lartë mbrojtëse të vendosur nga Hansi ...
ZVICER - Arsène Wenger mund të jetë një nga rivalët e Gianni Infantinos në zgjedhjet e ardhshme për president të FIFA...
SPANJE - Hansi Flick ka vendosur t'u japë pesë ditë pushim futbollistëve të Barcelonës që nuk janë grumbulluar me komb&e...