10 November 2026, 17:58
Nga DOSJA

SPANJE - Lamine Yamal po përgatitet të nisë një kapitull të ri në jetën personale, duke zgjedhur një prej pronave më të njohura të Barcelonës. Ylli i katalanasve ka blerë për rreth 11 milionë euro vilën luksoze që dikur ishte në pronësi të Shakirës dhe Gerard Piqués.
Sipas agjencisë spanjolle të lajmeve Europa Press, Yamal dhe partnerja e tij, Ines Garcia, kanë vizituar pronën për të parë nga afër ecurinë e punimeve. Çifti ka mbërritur me një furgon të zi, i shoqëruar nga personeli i sigurisë, ndërsa në vilë vijonin punimet e rinovimit.
Prona ndodhet në Barcelonë dhe po përshtatet sipas preferencave të futbollistit dhe partneres së tij. Detajet e projektit, përfshirë dizajnin dhe afatin e përfundimit të punimeve, mbeten ende konfidenciale.
Një pronë luksoze me histori të veçantë
Vila ofron privatësi dhe ambiente të shumta luksoze. Ajo disponon kopshte të mëdha, pishina private, palestër dhe hapësira të dedikuara për aktivitete të ndryshme sportive.
Një tjetër veçori është studioja historike e regjistrimit, e përdorur dikur nga Shakira. Ende nuk dihet nëse kjo hapësirë do të ruhet në gjendjen aktuale apo do t'i nënshtrohet një transformimi gjatë rinovimit.
Kështu, Lamine Yamal bëhet pronar i një prej pronave më të përfolura të Barcelonës, duke zgjedhur një banesë që ndërthur luksin me historinë e një prej çifteve më të njohura të showbiz-it dhe futbollit spanjoll.
B.T (Dosja.al)
Sport
10 November 2026, 17:38
TIRANE - Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit&rdquo...
Sport
10 November 2026, 17:29
ANGLI - Formula 1 do ta mbyllë sezonin në Lindjen e Mesme. Pas ditëve të pasigurisë për shkak të konfliktit mes Iranit dhe Sh...
Sport
10 November 2026, 17:01
FRANCE - “Blutë” humbasin Marcus Thuram për ndeshjet e ardhshme, pasi sulmuesi i Interit është detyruar të largohet nga gr...
Sport
10 November 2026, 16:43
ITALI - Milani do të qëndrojë për shtatë ditë larg fushave stërvitore. Ruben Amorim ka vendosur t'u japë futbollist&eum...
Sport
10 November 2026, 16:34
ITALI - Azzurrët do të duhet të bëjë pa Nicolò Zaniolon në dy ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve kund&e...
Sport
10 November 2026, 16:21
ZVICER - Sipas raportit zyrtar të UEFA-s, Shqipëria ka arritur të kapë shifrën e 7.789 pikë për sezonin 2025/26, duke pë...
Sport
10 November 2026, 16:03
SPANJE - Joan García ndihet rehat me stilin e lojës së Barcelonës dhe linjën e lartë mbrojtëse të vendosur nga Hansi ...
Sport
10 November 2026, 15:52
ZVICER - Arsène Wenger mund të jetë një nga rivalët e Gianni Infantinos në zgjedhjet e ardhshme për president të FIFA...
Sport
10 November 2026, 14:14
SPANJE - Hansi Flick ka vendosur t'u japë pesë ditë pushim futbollistëve të Barcelonës që nuk janë grumbulluar me komb&e...
Sport
10 November 2026, 14:03
BRAZIL - Një ngjarje tragjike ka tronditur familjen e sulmuesit të Santos, Rony. Babai i futbollistit, 72 vjeç, është vrarë n&e...