LIVE UPDATES
Politike

Bardhi ironizon Spiropalin për deklaratat e saj për Ramën dhe i bën thirrje: Bashkëpuno me drejtesinë dhe trego ato që di për kryeministrin

Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, përplasjet e Spiropalit me Partinë Socialiste dhe kryeministrin Rama kanë nisur që pas shkarkimit të saj nga detyra e ministres, rreth gjashtë muaj përpara protestave. Ai theksoi se konflikti i saj me mazhorancën nuk duhet të lidhet domosdoshmërisht me protestën, pasi sipas tij, tensionet kanë qenë të pranishme prej kohësh.

19 November 2026, 23:00 Nga E. D

Bardhi ironizon Spiropalin për deklaratat e saj për Ramën dhe i

 Gazment Bardhi

TIRANË- Gazment Bardhi ka ironizuar qëndrimet e mëparshme të Elisa Spiropalit ndaj kryeministrit Edi Rama, duke rikujtuar se ish-ministrja e kishte cilësuar dikur atë si “Skënderbe”. I ftuar në emisionin “Prime News” në News24, Bardhi deklaroi se Spiropali po përballet tashmë me të njëjtin presion që opozita dhe mediat kritike ndaj qeverisë kanë denoncuar prej vitesh.

Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, përplasjet e Spiropalit me Partinë Socialiste dhe kryeministrin Rama kanë nisur që pas shkarkimit të saj nga detyra e ministres, rreth gjashtë muaj përpara protestave. Ai theksoi se konflikti i saj me mazhorancën nuk duhet të lidhet domosdoshmërisht me protestën, pasi sipas tij, tensionet kanë qenë të pranishme prej kohësh.

Bardhi tha gjithashtu se kryeministri Rama përdor mekanizma presioni dhe shantazhi ndaj personave që dikur kanë qenë pjesë e pushtetit, duke përmendur edhe rastin e Spiropalit. Ai shtoi se, sipas informacioneve që ka marrë nga punonjës të administratës shtetërore, pas reagimeve publike të Spiropalit në rrjetet sociale, institucionet shtetërore u ushtrojnë presion bizneseve të familjarëve të saj.

"Zonja Spiropali është në konflikt me PS-në që nga momenti kur e shkarkuan si ministre. Kjo ka ndodhur rreth gjashtë muaj përpara se të niste protesta. Protesta ka arritur gjëra shumë pozitive, nuk kemi pse të shtojmë gjëra që nuk janë produkt i protestës. Sikundër, Marjana Koçeku ka pasur një konflikt. Ka pasur edhe një luftë të Spiropalit me Belinda Ballukun, që është që në mars kjo histori. Ka pasur qëndrime të saj në raport me pushtetin që kur e hoqën si ministre… Unë, në dijeninë time, nuk kam informacion që lidhet me SPAK-un në raport me zonjën Spiropali, se të jeni të sigurt që, po ta kisha, do ta thoja. Unë mendoj se, sa kohë zonja Spiropali ka menaxhuar pushtetin nën ombrellën e zotit Rama, sigurisht që ai ka mekanizmat, mendoj unë, edhe për t’i shantazhuar, edhe për t’u bërë presion, edhe për t’i kërcënuar, edhe për t’i afruar, edhe për t’i flakur sa herë dhe si ai të dëshirojë.

Dhe në rastin e Spiropalit, besoj se ka ndodhur e njëjta gjë. Unë di që sa herë që zonja Spiropali, dhe këto i di nga punonjës të administratës shtetërore, sa herë që bën reagim në Facebook, të nesërmen të gjitha strukturat shtetërore i turren bizneseve të familjarëve. Dhe mua, si opozitar, të jem i vërtetë, më bëhet qejfi sepse, kur demokratët për 14 vite, dhe televizioni juaj në këtë periudhë, hiqnin për shkak të mendimit që nuk i leverdiste Edi Ramës, këtë presion, këtë shtypje, këtë dhunë antiligjore nga institucionet e administratës, zonja Spiropali i thoshte Edi Ramës “Skënderbe”. Tani të provojë shpatën e Skënderbeut, atë që kanë provuar demokratët në 14 vite, atë që ka provuar media juaj që ka qenë kundër qeverisë. Po, e ka një shans. Ne sot nuk e dimë a është anëtare e grupit parlamentar të PS-së. Ata i thonë “ik”, kjo do të rrijë me zor. Me ne nuk vjen dot, por duhet të reflektonte, sepse ajo që kishte perceptuar si epoka e Skënderbeut është epoka antiligjore, siç është Edi Rama. Dhe i bëj edhe asaj thirrje të bashkëpunojë me drejtësinë për çdo gjë që di në raport me Edi Ramën," tha Bardhi./Dosja.al

Gazment Bardhi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin