19 November 2026, 22:48
Nga I.A

TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka folur për marrëdhënien e saj politike me kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar atë si një baba dhe mentor politik, por ka kritikuar njëkohësisht zgjedhjen e tij për mënyrën se si e ka trajtuar çështja e Belinda Ballukut. E ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, Spiropali tha se nuk mohon as rrugëtimin e saj politik, as marrëdhënien me Ramën, duke theksuar se është krenare për betejat që ka bërë në Partinë Socialiste.
Megjithatë, ajo nënvizoi se vendimmarrja e kryeministrit lidhur me Ballukun nuk është më e mjaftueshme për situatën aktuale, duke sqaruar se kritika e saj nuk lidhet me individin, por me modelin e qeverisjes.
"Edhe njëherë, qëndrimi që unë kam mbajtur në raport me modelin e saj, pra ju pyetja duhet të jetë se si ndodhi që u largua për këtë arsye. Po ç'rëndësi ka kjo? Ka gjithmonë një moment për të bërë analizat. Ju gjithmoni i nisni analizat nga kjo dhe po ju them, për këtë rrugëtim pa diskutim që unë jam krenare dhe e konsideroj, pa diskutim, e them pa rezervë, Edi Ramën një baba politik dhe një mentor politik në të gjithë këtë rrugën time. Unë nuk e mohoj as rrugën time, as betejën time, as marrëdhënien me Edi Ramën dhe as këtë opozicion. Dhe të gjitha këto pozicione i kam mbajtur me nder. Dakord? Dhe betejat edhe në Partinë Socialiste unë i kam bërë pa asnjë rezervë dhe duke besuar në këtë reformë politik. Nuk është puna ime kjo. Unë mendoj që zgjedhja që ka bërë Edi Rama, jo për personin, por për rrugën sot nuk mjafton më, këtë po them unë. Dhe s'ka rëndësi a quhet Belinda, a është grua, a s'është grua. Unë po them që kjo zgjedhje sot nuk mjafton. Pse nuk mjafton? Sepse ne po normalizojmë," tha Spiropali./Dosja.al
elisa spiropali
Politike
19 November 2026, 22:38
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka kritikuar ashpër ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke e cilësuar at...
Politike
19 November 2026, 22:36
I.A
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka folur për arsyet që mund të kenë çuar në largimin e saj nga posti i ministres së...
Politike
19 November 2026, 22:33
"Dua t’i jap fund telenovelës së diskutimeve dhe fjalëve të nxjerra nga Asambleja. Kam zgjedhur të mos i komentoj këto dit&...
Politike
19 November 2026, 22:26
I.A
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali i ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama duke deklaruar se pusht...
Politike
19 November 2026, 22:25
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka komentuar përjashtimin e saj nga forumet drejtuese të Partisë Socialiste, duke deklar...
Politike
19 November 2026, 22:18
I.A
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka bërë akuza të forta, duke theksuar se nuk e ka për turp që është anëtare e th...
Politike
19 November 2026, 22:16
I.A
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka thyer heshtjen në lidhje me zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste dhe vendimin Edi Ramës p&eu...
Politike
19 November 2026, 21:32
E. D
Edi Rama dhe Bart De Wever
BERLIN- Një moment sa i papritur, aq edhe gazmor ka shoqëruar takimin mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut t&e...
Politike
19 November 2026, 21:23
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka komentuar protestat që po zhvillohen n&eu...
Politike
19 November 2026, 20:33
E. D
Agron Shehaj
TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka sfiduar publikisht kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla ...