19 November 2026, 22:25
Nga I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka komentuar përjashtimin e saj nga forumet drejtuese të Partisë Socialiste, duke deklaruar se nuk është e interesuar për poste apo pozicione brenda partisë, por për mënyrën se si funksionon organizimi i saj. Gjatë intervistës në emisionin “Top Story” në Top Channel, Spiropali tha se nuk dëshiron t'ia ngarkojë Edi Ramës përgjegjësinë për çështjen e pozicionit të saj, pasi shqetësimi lidhet me mënyrën se si merren vendimet dhe funksionon demokracia e brendshme në PS.
Ajo ngriti pikëpyetje mbi mungesën e zgjedhjeve në nivele të ndryshme të partisë dhe përfshirjen e anëtarësisë në vendimmarrje, duke kundërshtuar vendimet personale dhe përqendrimin e kontrollit në një dorë.
"Diskutoj për këtë temë sepse unë vetë ia heq krejtësisht përgjegjësinë Edi Ramës sepse unë nuk jam këtu për asnjë lloj karrige, asnjë lloj pozicioni, asnjë lloj loje. Dhe asnjë lloj ishte një fjalim personal i kryetarit të partisë dhe këtu nisemi me çështjen. Tani duhet të kemi ne sot parti politike e cila nuk diskuton me anëtarët e Partisë Socialiste fare, nuk merret asnjëherë, parti që nuk bën zgjedhje në asnjë lloj niveli kur ne kemi njerëz, burime, kontribute që mund të shprehen edhe përmes votës. A duhet të kemi sot vendime le të themi personale ku e gjithë fusha e lojës është krejtësisht e uzurpuar? Unë mendoj që jo. Unë mendoj që Edi Rama erdhi në Partinë Socialiste dhe unë ju bashkova Partisë Socialiste dhe ju bashkova kësaj force si një forcë reformatore për ta ndryshuar Shqipërinë," tha Spiropali./Dosja.al
Elisa Spiropali edi rama
Politike
19 November 2026, 22:18
I.A
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka bërë akuza të forta, duke theksuar se nuk e ka për turp që është anëtare e th...
Politike
19 November 2026, 22:16
I.A
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka thyer heshtjen në lidhje me zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste dhe vendimin Edi Ramës p&eu...
Politike
19 November 2026, 21:32
E. D
Edi Rama dhe Bart De Wever
BERLIN- Një moment sa i papritur, aq edhe gazmor ka shoqëruar takimin mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut t&e...
Politike
19 November 2026, 21:23
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka komentuar protestat që po zhvillohen n&eu...
Politike
19 November 2026, 20:33
E. D
Agron Shehaj
TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka sfiduar publikisht kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla ...
Politike
19 November 2026, 20:29
E.M
TIRANË- Besart Xhaferri është larguar nga drejtimi i Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Pas kësaj Xhaferri përmes një...
Politike
19 November 2026, 17:57
E. D
Visar Mehmeti
SERBI- Shqiptarët do të përfaqësohen me dy deputetë në Parlamentin e Serbisë. Krahas Shaip Kamberit, i c...
Politike
19 November 2026, 17:43
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të shtunën, më 21 nëntor, Asamblenë e Partisë Socialis...
Politike
19 November 2026, 17:19
E.M
BERLIN- Kryeministri Edi Rama, para nisjes së samitit të “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin, në një pronon...
Politike
19 November 2026, 16:32
G.M
Tedi Blushi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kritikuar projektbuxhetin e vitit 2027, duke e ci...