Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Përfaqësuesit e shoqatës argumentojnë se situata aktuale nuk prek vetëm studentët, por lidhet edhe me të ardhmen e sipërmarrjes, familjeve dhe shoqërisë shqiptare.
TIRANA- Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë u ka bërë thirrje sipërmarrësve në të gjithë vendin që t’i bashkohen protestave që po zhvillohen në vend, duke kërkuar mbylljen e përkohshme të bizneseve gjatë orarit të tubimit të së shtunës.
Në një deklaratë publike, shoqata u drejtohet bizneseve anëtare dhe joanëtare duke i ftuar të solidarizohen me studentët, shoqërinë civile dhe qytetarët që marrin pjesë në protesta. Përfaqësuesit e shoqatës argumentojnë se situata aktuale nuk prek vetëm studentët, por lidhet edhe me të ardhmen e sipërmarrjes, familjeve dhe shoqërisë shqiptare.
Sipas deklaratës, shoqata ka qenë e pranishme edhe më herët në protesta, në bashkëpunim me organizata të shoqërisë civile. Kjo duke ngritur shqetësime për korrupsionin, abuzimin me pushtetin dhe politikat që, kanë ndikuar negativisht te biznesi dhe qytetarët.
Përveç pjesëmarrjes në tubim dhe uljes së qepenave, Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm u kërkon sipërmarrësve që kanë mundësi të ofrojnë produkte dhe shërbime për protestuesit gjatë zhvillimit të protestës.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë, të dashur sipërmarrës të biznesit të vogël dhe të mesëm në Shqipëri, Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë u bën thirrje të gjithë bizneseve të vogla dhe të mesme, anëtare dhe joanëtare të shoqatës, të vazhdojnë të mbështesin dhe t’u bashkohen protestave që po zhvillohen në Shqipëri.
I bëjmë thirrje çdo sipërmarrësi të solidarizohet dhe të bashkohet me studentët, shoqërinë civile dhe qytetarët shqiptarë që marrin pjesë në këto protesta.
Kjo nuk është vetëm një çështje e sotme. Është një çështje që lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e bizneseve tona, familjeve tona dhe fëmijëve tanë.
Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, në koordinim me shoqërinë civile dhe organizata të tjera, ka qenë vazhdimisht e pranishme në protesta dhe në sheshe, duke ngritur zërin kundër korrupsionit, abuzimit me pushtetin dhe politikave që, sipas vlerësimit tonë, kanë dëmtuar biznesin dhe shoqërinë shqiptare.
Ne besojmë se situata aktuale e biznesit dhe e shoqërisë kërkon reagim qytetar, solidaritet dhe përgjegjshmëri.
Prandaj, edhe një herë, u bëjmë thirrje të gjitha bizneseve të Shqipërisë që të bashkohen nesër, ditën e shtunë, me studentët dhe qytetarët në protestë.
U bëjmë thirrje bizneseve që kanë mundësi të mbështesin protestuesit me produktet dhe shërbimet e nevojshme gjatë zhvillimit të protestës.
Gjithashtu, u bëjmë thirrje bizneseve në mbarë vendin që, në oraret e përcaktuara të protestës, të ulin qepenat në shenjë solidariteti me protestuesit shqiptarë.
Ky është një moment i rëndësishëm për biznesin, për qytetarët dhe për të ardhmen e vendit.
Sot kërkohet solidaritet, përgjegjësi dhe zë qytetar.
Bashkë për biznesin.
Bashkë për qytetarët.
Bashkë për të ardhmen e Shqipërisë.
BORDI DREJTUES
SHOQATA E BIZNESIT TË VOGËL DHE TË MESËM TË SHQIPËRISË./Dosja.al
Pamje SPANJA- Një përplasje e fortë mes një skafi të dyshuar të trafikantëve të drogës dhe një anijeje patru...
Pamje ITALI- Një plantacion i brendshëm me 1.206 bimë kanabisi, me vlerë mbi 1 milion euro në tregun e paligjshëm, ësht&eum...
Pamje TIRANA- Ish-drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Erald Elezi, jan&e...
TIRANË- Turizmi vijoi të shënojë rritje të ngadaltë edhe në shtator, duke ruajtur ritmet modeste që karakterizuan ...
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë kërkesën e magjistratëve kundër ndryshimeve ligjore q&...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video nga protesta para Kryeministrisë, ku protestuesit kanë refuzua...
HIMARË- Në zonën e Iliazit në Himarë po zhvillohet një operacion kërkim-shpëtimi është për gjetjen e nj&...
foto ilustruese TIRANË- Një sherr me thika ka ndodhur këtë të premte në Has, ku si pasojë tre adoleshentë kan&eum...
KORÇË- Silva Caka Zëvendësministrja e Brendshme ka folur nga Korça për reagimin e Policisë së Shtetit gjatë pr...
TIRANË- Studentët dhe pedagogët vijojnë ende me qëndrimin e tyre përpara Kryeminstrisë. Ata kanë refuzuar sërish k...