Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
Zbulohet plantacioni me 1.206 bimë kanabisi në Itali/ Arrestohet një shqiptar, pesë të tjerë nën hetim
Sasia e kokainës së sekuestruar vlerësohej se përfaqësonte dhjetëra mijëra doza, me vlerë disa milionë euro në tregun e paligjshëm.
23 October 2026, 15:36Nga E.d
Pamje
ITALI- Një plantacion i brendshëm me 1.206 bimë kanabisi, me vlerë mbi 1 milion euro në tregun e paligjshëm, është zbuluar nga autoritetet italiane në Coassolo Torinese. Në kuadër të operacionit është arrestuar një shtetas shqiptar, i dyshuar se kujdesej për kultivimin, ndërsa pesë shqiptarë të tjerë janë nën hetim.
Karabinierët italianë kanë zbuluar një strukturë të posaçme për kultivimin e marijuanës, e vendosur brenda një magazine të izoluar dhe të rrethuar nga pyje. Ambienti ishte pajisur me sisteme ndriçimi, ventilimi dhe ngrohjeje për të siguruar kushtet e nevojshme për rritjen e bimëve.
Medita italiane shkruajnë se vlera e bimëve të sekuestruara në tregun e paligjshëm llogaritet në më shumë se një milion euro. Shqiptari i arrestuar, banues në Asti, u dërgua në burgun e Ivreas, ndërsa magazina dhe pajisjet e përdorura për kultivimin u sekuestruan.
Operacioni është rezultat i një hetimi të nisur në janar të vitit 2026 nga Njësia Hetimore e Komandës Provinciale të Karabinierëve të Astit, nën drejtimin e Prokurorisë së Republikës së Astit.
Në fokus të hetimeve është një grup personash me origjinë shqiptare, të dyshuar për trafik droge dhe mbajtje të paligjshme armësh. Sipas hetuesve, aktivitetet e dyshuara mund të kenë lidhje edhe me një lokal nate në qytetin e Astit.
Një zhvillim i rëndësishëm u shënua më 20 prill 2026, kur gjatë kontrolleve në dy prona në dispozicion të një 47-vjeçari shqiptar u sekuestruan rreth 22 kilogramë kokainë, pesë pistoleta, një silenciator artizanal dhe më shumë se 200 fishekë.
Njëra prej armëve kishte numrin serial të fshirë, ndërsa pistoletat dyshohet se kishin origjinë nga vjedhjet. Gjatë kontrolleve u gjetën gjithashtu materiale që dyshohet se përdoreshin për peshimin dhe paketimin e lëndës narkotike.
Sasia e kokainës së sekuestruar vlerësohej se përfaqësonte dhjetëra mijëra doza, me vlerë disa milionë euro në tregun e paligjshëm. Hetimet vijuan në muajt pasues dhe, më 21 korrik 2026, pesë persona të tjerë me origjinë shqiptare u identifikuan dhe u referuan për procedim penal për përfshirjen e dyshuar në aktivitetet që po hetohen.
Më 20 tetor, autoritetet italiane zhvilluan 13 kontrolle të autorizuara nga organet gjyqësore në Asti, në disa komuna të provincës dhe në territorin e Coassolo Torinese. Gjatë kontrolleve në banesat e personave nën hetim, në një prej tyre u gjet një sasi e vogël lënde narkotike, ndërsa në një tjetër u zbuluan 100 fishekë për armë zjarri.
Një tjetër element që tërhoqi vëmendjen e hetuesve ishte konsumi i lartë i energjisë elektrike në magazinën ku kultivoheshin bimët. Sipas vlerësimeve të personelit të rrjetit elektrik, impianti i lidhur në mënyrë të paligjshme me furnizimin me energji konsumonte nga 80 deri në 100 kilovat-orë në ditë. Energjia përdorej për funksionimin e sistemeve të ndriçimit, ventilimit, ngrohjes dhe kontrollit të temperaturës./Dosja.al
Pamje
TIRANA- Ish-drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Erald Elezi, jan&e...