LIVE UPDATES
Aktualitet

Protestat studentore/ Zëvendësministrja e Brendshme Silva Caka nga Korça: Shtatë efektivë policie të pezulluar dhe 55 ankesa për tejkalim të detyrës

Sipas saj, kur në tubime marrin pjesë të mitur, ata duhet të kuptojnë se jo të gjithë personat që i rrethojnë janë aty për t’i ndihmuar të përcjellin mesazhet e tyre.

23 October 2026, 13:47 Nga E.M

Protestat studentore/ Zëvendësministrja e Brendshme Silva Caka nga

KORÇË- Silva Caka Zëvendësministrja e Brendshme ka folur nga Korça për reagimin e Policisë së Shtetit gjatë protestave të fundit studentore, po ashtu edhe për qëndrimin e kryeministrit ndaj personave të përfshirë në to. E pranishme në një takim që kishte në fokus antitrafikimin e fëmijëve, Caka u pyet nga gazetarët nëse ndërhyrja e policisë kishte qenë proporcionale dhe nëse publikimi i të dhënave të protestuesve nga kryeministri ishte etik.

Duke komentuar publikimin e të dhënave të personave që morën pjesë në protestë, Caka tha se është e rëndësishme që të rinjtë dhe fëmijët të ndërgjegjësohen për personat me të cilët mund të përfshihen në protesta. Sipas saj, kur në tubime marrin pjesë të mitur, ata duhet të kuptojnë se jo të gjithë personat që i rrethojnë janë aty për t’i ndihmuar të përcjellin mesazhet e tyre.

“Është shumë e rëndësishme që të rinjtë dhe fëmijët që po marrin pjesë në këtë protestë të njihen me individë të cilët nuk janë aty për t’i ndihmuar që të çojnë përpara mesazhet e tyre, por janë aty për t’u mësuar edhe atyre se si duhet të sillen në një protestë të dhunshme”, pohoi ajo. 

Zëvendësministrja theksoi se personat me precedentë penalë kanë të drejtë të protestojnë, por kjo nuk u jep të drejtën të përdorin dhunë. Caka paralajmëroi gjithashtu për rrezikun që të rinjtë të përfshihen në situata të nxitura nga persona të tjerë dhe të përfundojnë me përgjegjësi penale.

Sa i përket veprimeve të Policisë së Shtetit gjatë protestave, Caka bëri të ditur se shtatë efektivë janë pezulluar nga detyra dhe po hetohen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Sipas saj, katër persona të tjerë janë nën hetim nga vetë agjencia, ndërsa deri në momentin e deklaratës ishin depozituar 55 ankesa nga qytetarë që pretendojnë se punonjës të policisë kanë tejkaluar detyrën.

Caka u shpreh se nuk e ka fyer apo prekur fizikisht policinë.

Deklarata e plotë e Silva Caka: 

“Nëse në protestë do të kishim vetëm të rritur, të cilët janë të aftë të kuptojnë veprimet e tyre, ndoshta publikimi i këtyre të dhënave nuk do të ishte etik. Por, duke qenë se janë thirrur edhe të mitur për të marrë pjesë në protestë, është e rëndësishme që ata të ndërgjegjësohen se këta individë nuk janë aty për t’i ndihmuar të përcjellin mesazhet e tyre, por mund të kenë precedentë penalë dhe mund të shërbejnë si shembuj të këqij për ta, duke i nxitur drejt dhunës, anarkisë apo dëmtimit të pronës.

Është shumë e rëndësishme të rrisim ndërgjegjësimin e të rinjve për format e reja të trafikimit dhe t’i paralajmërojmë që të mos bien pre e provokimeve, duke përfunduar edhe ata me precedentë penalë.
Personat që kanë precedentë penalë kanë të drejtën të protestojnë, por nuk kanë të drejtën të ushtrojnë dhunë. Ligji parashikon dënime më të larta në rastet kur një person kryen përsëri një vepër penale.

Etike apo jo? Është shumë e rëndësishme që, duke jua shpjeguar edhe një herë, duke qenë se janë të rinj dhe fëmijë që po marrin pjesë në këtë protestë, është mirë që të njihen me individë të cilët nuk janë aty për t’i ndihmuar që të çojnë përpara mesazhet e tyre, por janë aty për t’u mësuar edhe atyre se si duhet të sillen në një protestë të dhunshme. Janë aktualisht shtatë efektivë të pezulluar nga vetë Policia e Shtetit, të cilët i janë nënshtruar hetimit nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Gjithashtu, këta janë referuar nga Policia e Shtetit. Kemi katër persona të hetuar kryesisht nga vetë AMP-ja dhe janë edhe 55 ankesa të paraqitura deri në këtë moment që flasim.

Janë 55 ankesa nga qytetarë të ndryshëm, të cilët kanë sinjalizuar tejkalimin e detyrës nga punonjës të ndryshëm të policisë. Të gjitha ankesat do të shqyrtohen dhe do të kthehet një përgjigje.

Mendoj se janë të tria elementet. E kam thënë në shumë intervista dhe nuk kam dëshirë fare që të bëhem përsëritëse.

Kam parë një skenar ku policia ka qenë në mosreagim, kam parë një skenar ku policia ka reaguar me proporcionalitet, por kam parë edhe skenarin ku policia ka tejkaluar detyrën e vet.

Për mua, si qytetare e këtij vendi, si nënë e dy djemve mbi të gjitha, si një njeri që ka protestuar për shumë vite me radhë, është shumë e rëndësishme që policia të vetëkorrigjohet dhe ne, si qytetarë, të mos e cenojmë policinë në kryerjen e detyrës së saj.

Kam protestuar për shumë vite, dhe nuk e kam ofenduar, nuk e kam fyer dhe nuk e kam prekur kurrë me dorë policinë, përkundrazi.

Herën e fundit që unë jam arrestuar, jam arrestuar sepse po ndërgjegjësoja një polic për të drejtën e tij, për të mos dalë në pension në moshën 55-vjeçare. Është e qartë, besoj.”/Dosja.al 

 

Silva Caka

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin