27 October 2026, 18:06
Nga DOSJA
GJERMANI - Bayern Munich nuk ka humbur kohë për të festuar triumfin e Harry Kane në ‘Topin e Artë’ 2026. Klubi bavarez ka prezantuar një fanelë speciale në nder të sulmuesit anglez, duke e kthyer çmimin individual në një produkt të ri për tifozët.
Fanela e veçantë, e quajtur “Kane Ballon d’Or”, mban emrin e sulmuesit dhe numrin 9 në ngjyrë ari. Brenda numrit janë vendosur disa fotografi të Kane, në një dizajn të krijuar posaçërisht për të përkujtuar fitimin e trofeut më të rëndësishëm individual në futboll.
Sipas raportimit të medias franceze, ky version kushton 5 euro më shumë se fanela me personalizimin standard. Një nismë të ngjashme kishte ndërmarrë edhe Real Madridi në vitin 2022, kur Karim Benzema fitoi ‘Topin e Artë’.
Suksesi i Kane shënon një moment të rëndësishëm edhe për historinë e Bayern Munich, pasi sulmuesi anglez bëhet lojtari i parë i klubit që fiton këtë çmim që nga Karl-Heinz Rummenigge, i cili e fitoi për herë të fundit në vitin 1981. Ai është gjithashtu anglezi i parë që e fiton trofeun që nga Michael Owen, në vitin 2001.
Për momentin, nuk ka të dhëna nëse fanella speciale do të përdoret ndonjëherë nga Kane në një ndeshje zyrtare. Ajo është prezantuar si një artikull për tifozët, për të përkujtuar triumfin e sulmuesit në ceremoninë e zhvilluar në Londër.
B.T (Dosja.al)
Sport
27 October 2026, 17:53
SPANJE - Pau Cubarsi ishte vetëm dy vota larg fitimit të Trofeut Kopa 2026, por çmimi për lojtarin më të mirë të ri n&...
Sport
27 October 2026, 17:37
HOLANDE - Humbja e Barcelonës ndaj Real Madridit në El Clasico ka sjellë kritika për paraqitjen e katalanasve, ndërsa në shën...
Sport
27 October 2026, 17:16
ZVICER - Granit Xhaka do të rikthehet në përfaqësuesen e Zvicrës për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve kund&e...
Sport
27 October 2026, 17:03
TIRANE - Kampionati i Abissnet Superiore vijon me javën e 9-të, e cila do të zhvillohet në dy ditë, më 28 dhe 29 tetor.
Pesë ...
Sport
27 October 2026, 16:43
ANGLI - Problemet te Manchester United duket se nuk kanë të bëjnë vetëm me rezultatet. Në një moment të vështir&eum...
Sport
27 October 2026, 16:32
FRANCE - Paris Saint-Germain e mbylli sezonin me trofeun më të rëndësishëm për klube në Europë, por suksesi kolektiv nuk...
Sport
27 October 2026, 16:21
ANGLI - Harry Kane ishte një nga emrat më të përfolur të mbrëmjes së 26 tetorit në Londër, ku u shpall fitues i Top...
Sport
27 October 2026, 16:13
ITALI - Massimiliano Allegri nuk do të apelojë pezullimin me dy ndeshje të vendosur pas kartonit të kuq. Edhe pse Napoli kishte shprehur pak...
Sport
27 October 2026, 14:39
PORTUGALI - Cristiano Ronaldo dhe Jorge Jesus mund të jenë drejt një pajtimi, pas tensioneve që shoqëruan largimin e sulmuesit nga grum...
Sport
27 October 2026, 14:29
ANGLI - Michael Carrick do të jetë në stolin e Manchester United për ndeshjen e ardhshme në Premier League kundër Chelsea-t, q&eum...