27 October 2026, 16:21
Nga DOSJA
ANGLI - Harry Kane ishte një nga emrat më të përfolur të mbrëmjes së 26 tetorit në Londër, ku u shpall fitues i Topit të Artë 2026. Sulmuesi anglez u kurorëzua pas një sezoni të jashtëzakonshëm, gjatë të cilit shënoi 73 gola, duke lënë pas rivalët dhe duke siguruar çmimin më të rëndësishëm individual në futboll.
Triumfi i kapitenit të Anglisë u prit me entuziazëm edhe nga Princi William, i cili e përgëzoi përmes një postimi në Instagram Story. Anëtari i familjes mbretërore nuk i kurseu vlerësimet për Kane, duke theksuar jo vetëm arritjet e tij sportive, por edhe rolin si lider dhe ndikimin që ka te tifozët.
“Shumë urime për Harry Kane për fitoren e Topit të Artë. Çfarë arritjeje fantastike dhe mëse të merituar! Një kapiten i shkëlqyer, një futbollist i rrallë dhe një person që u ka dhuruar tifozëve në mbarë botën kaq shumë momente të paharrueshme”, shkroi Princi William në mesazhin e tij, të cilin e firmosi me inicialin “W”.
Mesazhi ishte një tjetër vlerësim për sezonin e sulmuesit anglez, i cili me paraqitjet dhe golat e tij ka lënë gjurmë në futbollin europian. Për Kane, Topi i Artë shënon një moment kulmor në karrierë, ndërsa urimi i Princit William i shtoi edhe më shumë jehonën triumfit të tij.

B.T (Dosja.al)
Sport
27 October 2026, 16:13
ITALI - Massimiliano Allegri nuk do të apelojë pezullimin me dy ndeshje të vendosur pas kartonit të kuq. Edhe pse Napoli kishte shprehur pak...
Sport
27 October 2026, 14:39
PORTUGALI - Cristiano Ronaldo dhe Jorge Jesus mund të jenë drejt një pajtimi, pas tensioneve që shoqëruan largimin e sulmuesit nga grum...
Sport
27 October 2026, 14:29
ANGLI - Michael Carrick do të jetë në stolin e Manchester United për ndeshjen e ardhshme në Premier League kundër Chelsea-t, q&eum...
Sport
27 October 2026, 13:51
SPANJE - Kylian Mbappé tha se i vinte “sinqerisht keq” dhe kërkoi “ndjesë”, duke pranuar se kishte bërë &ldqu...
Sport
27 October 2026, 13:00
KINE - Kylian Mbappé po përballet me një polemikë të fortë në Kinë, ku dy kompani të mëdha kanë ndë...
Sport
27 October 2026, 12:30
ITALI - Fitorja ndaj Udineses ndihmoi Milanin të rikuperonte besimin pas humbjes zhgënjyese në Europë ndaj Bournemouth. Megjithatë, p&e...
Sport
27 October 2026, 12:00
ANGLI - Lamine Yamal, duke mbërritur shumë vonë për të kompletuar delegacionin e FC Barcelonës të hënën në mbr...
Sport
27 October 2026, 11:30
ANGLI - Bayern Munich mbetet në vend në renditjen e klubeve me më shumë çmime “Topi i Artë” nga France Football.
Me ...
Sport
27 October 2026, 11:00
ITALI - Martesa mes futbollistit të Romës, Wesleyt, dhe bashkëshortes së tij, Amanda Martins, ka përfunduar mes akuzave të rë...
Sport
27 October 2026, 10:30
SHBA - Lionel Messi nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e ‘Topit të Artë’ 2026, që këtë vit zhvillohet n&eum...