19 October 2026, 22:01
Nga G.M
Bebe Rexha
TIRANË- Protestat qytetare në Tiranë kanë tërhequr vëmendjen edhe jashtë kufijve të vendit. Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Bebe Rexha, ka reaguar në rrjetet sociale, duke shprehur mbështetjen e saj për rininë shqiptare gjatë situatave të fundit në vend.
Artistja me origjinë shqiptare ka ndarë me ndjekësit e saj pamje nga protestat, ku shfaqen përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Krahas pamjeve, Bebe Rexha ka përcjellë një mesazh të shkurtër, por domethënës: “Rinia është e ardhmja!”, duke vënë në qendër rëndësinë e të rinjve dhe zërit të tyre në shoqëri.

Reagimi i këngëtares vjen në një kohë kur situata e krijuar gjatë protestave ka nxitur diskutime mbi trajtimin e protestuesve, respektimin e të drejtave themelore dhe përgjegjësinë e institucioneve për garantimin e sigurisë së qytetarëve. Mbështetja e figurave të njohura me origjinë shqiptare i jep më shumë vëmendje ndërkombëtare zhvillimeve në vend, ndërsa mesazhi i Bebe Rexhës rikthen në fokus rolin e rinisë në të ardhmen e Shqipërisë./Dosja.al
Bebe Rexha
Art&Argëtim
19 October 2026, 08:21
E.M
TIRANË- Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale për situat&eum...
Art&Argëtim
19 October 2026, 08:12
E.M
LOS ANGELES- Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen me shfaqjen e saj në mbrëmjen gala të Academy Museum në Los Angeles, me nj...
Art&Argëtim
18 October 2026, 12:04
E.M
INDI- Aktorja e njohur për publikun shqiptar nëpërmjet transmetimit të serialeve indiane, Sadna ka reaguar përmes një postimi n&e...
Art&Argëtim
18 October 2026, 09:27
E.M
TIRANË- Pas figurave të njohura publike të cilat kanë reaguar pas protestave të studentëve në Tiranë dhe eskalimit...
Art&Argëtim
18 October 2026, 09:08
E.M
NEW YORK- Harry Styles është përfshirë në një moment emocionues gjatë koncertit të tij në Madison Square Gard...
Art&Argëtim
18 October 2026, 08:32
E.M
GREQI- Sot më datë 18 tetor, ditën e dielë pritet të mbahet në Nikea shërbimi përkujtimor 40-ditor për Giorgo...
Art&Argëtim
18 October 2026, 08:08
E.M
TIRANË- Moderatorja e njohur shqiptare Alketa Vejsiu, ka publikuar një reagim ndaj tensioneve të forta dhe përplasjeve të shumta mes t...
Art&Argëtim
18 October 2026, 07:52
E.M
TIRANË- Arbana Osmani ka reaguar në rrjetet sociale pas protestave studentore në Tiranë duke dërguar një mesazh të drejtp&eu...
Art&Argëtim
18 October 2026, 07:42
G.M
DASHI
Në dashuri, sot mund të ndjeni nevojën për të folur hapur me partnerin tuaj ose për të shprehur ndjenjat që keni ...
Art&Argëtim
18 October 2026, 07:29
E.M
PARIS- Celine Dion ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve pasi u shfaq me një veshje të zezë skulpturore gjatë koncertit t&e...